Nga Eduard Zaloshnja
Me një tufë dele të lyera me bojë, ca me blu e ca me rozë, të ndjekura nga aktivistë që mbanin një banderolë të madhe ku shkruhej “Nuk jemi dele!” – kështu e filloi fushatën e tij para kryeministrisë kandidati për Tiranën Gjergj Bojaxhi.
Fakti që e nisi fushatën me një protestë para kryeministrisë nuk tregon se Bojaxhiu po sfidon vetëm kryebanorin e saj aktual – ai e ka edhe me paraardhësit, si dhe me ata që shpresojnë të jenë pasardhësit e tij. Jo më kot delet i kishte lyer ca rozë e ca blu…
Me protestën që zhvilloi Gjergj Bojaxhiu u dha zë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten dele, të cilat mund të mashtrohen nga premtime të tipit “Do të ulim TVSH-në e energjisë elektrike dhe të mallrave të shportës nga 20% në 6%”. Sepse dikush që ka tru njerzor në kokë nuk mund ta besojë një premtim të tillë, përderisa u premtua nga i njëjti njeri (Edi Rama) se do të rifillonte bashkëpunimin me FMN-në, e cila nuk mund të jepte ndihmë për të realizuar premtime të tilla. Përkundrazi, do të kërkonte rritje të taksave, për të mbushur sadopak gropën e borxheve të krijuar ndër vite.
Me protestën që zhvilloi Gjergj Bojaxhiu u dha zë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten dele, të cilat mund të mashtrohen nga premtime të tipit “Do të vendosim taksën e sheshtë 9%, do të falim faturat e papaguara të energjisë, do të ulim çmimin e e energjisë elektrike”. Sepse dikush që ka tru njerzor në kokë nuk mund ta besojë një premtim të tillë, përderisa ai që e bën (Lulzim Basha) nuk ka as 60 vota në parlament, ku mund të realizohen këto premtime. Për të mos thënë që edhe sikur ta realizonte këtë premtim, do duhej të përzinte FMN-në, ashtu siç bëri në 2009-ën mentori i tij Berisha.
Me protestën që zhvilloi Gjergj Bojaxhiu u dha zë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten dele, të cilat mund të mashtrohen nga premtime të tipit “Do ta japim ujin falas 24 orë në ditë për të gjithë tiranasit”. Sepse dikush që ka tru njerzor në kokë nuk mund ta besojë një premtim të tillë, përderisa ujësjellësi del vazhdimisht me humbje edhe duke e shitur ujin me një çmim të kripur.
Me protestën që zhvilloi Gjergj Bojaxhiu u dha zë të gjithë atyre shqiptarëve që nuk e ndjejnë veten dele, të cilat mund të mashtrohen nga premtime të tipit “Në 300 ditët e para, zgjidhim 3 mijë probleme”. Sepse dikush që ka tru njerzor në kokë nuk mund ta besojë një premtim të tillë, përderisa premtime të tilla i bënte vetëm Mao Ce Duni…
Sa pak …sa FATKEQSI qe jeni shume pak …
te tjeret jan DELE DHE GOMERE !!!
ok nuk duhet ti besojme asnjerit nga keta qe na konsiderojne si dele,po ti o gomar bojaxhiu cfare premtimesh sjedh?apo thjesh mos besoni te tjeret se ju mashtrojne por te votojme ty qe nuk premton asgje,ik o plera e berishes dikur,ik se nuk na u ndate edhe mbas 25 vjeteve.
Te duket vetja Napolon, o Loni, kur shan pas gardhit te mezhdes?!
Nuk thote dot Gjergji se edhe ne pasaporten e tij ka “boje blu apo boje te kuqe”, madje ai e ka thene vete kete;
Por Gjergji se paku del e te kujton o Loni, se ke qene dele nen Enverin, sot e kesaj dite je dele, vazhdon te mbetesh dele si ne kohen e Berjoshes, dhe vete e bje ne gjunje si ato delet qe dhuron edi Rama, qe kush e di ku ia vjedhur Ilir Meta!!!
Te duket trimeri ty, o Loni, kur saliu apo Rama del e shan si rrugac, kryetarin e zgjedhur ne Roskovec apo krutje?
Ti nuk e ndjeve as dhimbjen e komentuesit siper teje, qe shprehet “sa pak jeni, o Gjergj”!
Sa me pak dele, aq me shume njerez, aq me shume te lire do jemi, o Loni, dhe se paku njerez qe ofrojne liri, se paku ata mos i shaj: per ty e kane, per ty o Loni, dhe per femijet e tu qe te mos mbeten ne kenete…
Po,edhe vetem per kete ia vlen me votuar kunder dyshjes katastofik pspd!
Bojaxhiu edhe jevg me qene do ta votoj.
Mjafton qe ju rrasaim derrin ketyre te medhenjeve.
Pas kesaj eshte muhabet tjeter
Jane jo vetem dele por dhe rrota k…
Po ti cje mor hale? Edhe ti dele je qe e ke perjashtuar veten
Nuk jemi dele te PS-se,as te PD-se po jemi dele te Bojaxhiut…..
Lere Bojaxhiun ti bojatise vete delet me roze dhe blu o Zaloshnja!ti me kete shkrim cfare ke dashur te thuash se kur premtimet qe nuk i mbajti Basha per keto 4 vite,dhe premtimet qe po ben Rama per vitet ne vazhdim,do ti realizoje Bojaxhiu???Nuk me thua se si mund ti realizoje premtimet Bojaxhiu i vetem,ti e di mire zoteri se i vetem trime ne lufte nuk shkohet.
Ide shume origjinale, nga kandidati Gjergj Bojaxhi, keto dy partite i konsiderojne qytetaret si dele duan tu vene ne rresht dhe te degjone premtimet qe nuk ka tru njerzor qe mund ti besoje.Artikull shume domethenes….
Z. Zaloshnja artikulli juaj shume bindes dhe me sarkazem te holle.Nuk e di ku duan te shkojne keto partite me keto premtime qe i bejne ne cdo fushate dhe nuk ju vjen fare turp kur ven fushata tjeter qe vazhdojne po njesoj.Na mendojne se ne jemi me poshte se kafshet qe mund te na mashtrojne sa here te duan.
Vete te vajti mendja per kete shkrim o Zaloshnja?. Do ishte me mire te thoje programin e bojes qe pastaj delet te zgjidhnin ngjyren.
deri dje dele i berishes ndersa sot i riformatuar a thua se sot u riformatua
Asgje nuk vjen nga rastesia, te gjithe kemi besuar si te PD pas renies se diktatures dhe te Ps per nje ndryshim, asnjera jo vetem qe nuk sollen ndryshim por e ben politiken gangren ne kete vend. Pse doli nga rreshti i partive te semura nuk duhet gjykuar por duhet vleresuar. Te gjithe duhet te dalim nga rruga e verber qe po na shpie drejt gremines. 50 vjet menduam per partine sot duhet te mendojme per qytetarine “per vete”. Artikulli eshte shume real!
Dumkarameletata Dumcakullata
Shkoni ne paskuqan e babru do shikon me mijra flamuj me ngjyra te ndryshme qe mbulojne qiellin por nuk mbulojne gropat e rrugeve dhe mjerimin shkoni shkoder e njejta pamje a thua se jemi te filmat japonez te shekullit te 10 ku samurajte tundin flamurat per te inpresionuar armikun. Primitivizem banal alla katunaresh.Ndigjoni premtimit qe japin edhe deleve do ti vinte turp ti premtonin.Plehrat na trajtojne ne banalitetin e primitivitetin ma te shemtute te mundshem.
Respekt
Si per idene e fushates
ashtu edhe per shkrimin
gjithshka mund te nryshohet
DUHEN VETEM IDETE
dhe kjo eshte nje nga to ,per mendimin tim
cdo gje ka nje “fillim”
shpresojme te jete nje ide “fillimi”
Sa me etikete qe keni dale o Bojaxhi, dele roze e dele blu, spektakel fare por edhe ti je i bindur se 80 % e shqiptareve jane DERRA ROZE.