Mbështetja për bujqësinë/ Qeveria do ta rrisë deri në 100 milionë USD në vit

24 Maj 2015, 16:21Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Krutje të Sipërme të Lushnjes, për t’u njohur me disa investime të rëndësishme publike dhe private.

Kompleksi i mbarështimit të derrave në Krutje të Sipërme, një biznes familjar i hapur në vitin 1996, është një nga dëshmitë sesi legalizimi falas ka ndikuar në rritjen e biznesit.

Pas 10 vitesh zvarritjesh në zyrat e ALUIZNI-t dhe bllokimit të mundësisë për të marrë kredi për të zgjeruar biznesin, pronari i kompleksit, Sokrat Shani, së fundmi ka marrë certifikatën e legalizimit për të 13 stallat ku ushtron aktivitetin.

Mosnjohja e pronësisë e pengonte atë të aplikonte qoftë për subvencione nga fondet e qeverisë, qoftë për kredi nga bankat. Tashmë me legalizimin, thotë ai, më janë hapur mundësitë për të rritur fuqinë e biznesit.  

“Në vitin 2005 kam aplikuar për legalizimin, por ka qenë i pamundur, nuk e kam marrë dot. Legalizimin e kam marrë para tre muajsh dhe tani këto janë formalizuar, janë të rregullta dhe mund të aplikoj për kredi, mund të aplikoj për subvencione të ndryshme. Deri tani kanë qenë të pamundura se nuk kanë qene të formalizuara, nuk kam pasur tituj pronësie”, tha Sokrati, ndërsa shtoi se tashmë gëzon mundësitë për të dyfishuar prodhimin e mishit dhe të rrisë në këtë mënyrë biznesin.

Kryeministri e ftoi fermerin për të aplikuar për të përfituare dhe nga skemat e mbështetjes, sipas formulës 50% investim sipërmarrësi dhe 50% investim shteti. Ndërkohë që pritet të shpallet një program i ri për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë.  

“Do të shpallim një program të ri për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë, se kemi bërë një bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Këtë skemën që përdorëm këtë vit me AZHBR-në do ta kthejmë në një skemë garancie e do të përfshimë edhe një sërë bankash në këtë proces, por pa rritur interesat mbi fermerët, po duke marrë ne përsipër pjesën e interesave dhe të vazhdojmë me atë skemën 50% investim fermeri, 50% investim shteti. Besoj se mund ta rrisim deri në 100 milionë dollarë në vit mbështetjen.”

Në komunën Grabian të Lushnjës, shkolla e re 9 vjeçare, financim i qeverisë,  vjen për të rinjtë e kësaj zone, me një mjedis tërësisht modern e bashkëkohor. Ajo ofron për fëmijët një panoramë krejt të ndryshme nga ngrehina e dikurshme, e cila vetëm shkollë nuk mund të quhej.

Drejtoresha e shkollës tha se në ndërtesën e vjetër, nxënësit e zhvillonin mësimin në kushte tejet të vështira, të detyruar shpeshherë, për shkak të motit të keq  të mbanin çadra në klasë. Pjesë e shkollës së re është edhe kopshti i fëmijëve, i cili do të mirëpresë 98 vogëlushë, me të gjitha parametrat e një mjedisi të shëndetshëm dhe argëtues.

Rruga – 3 ura – Gërmenj- Divjake, po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, i cili do ta sjellë këtë segment rrugor në kushtet e një infrastrukture të standardeve bashkëkohore. Në gjendjen ekzistuese të rrugës kalimi i makinave ishte i pamundur pasi gropëzimet ishin të shumta dhe trupi i rrugës ishte shumë i dëmtuar.

Projekti parashikon një zgjerim për segmentin e asfaltuar nga Tre Urat – Autostrada Rrogozhinë – Lushnjë dhe rikonstruksionin e plotë për pjesën tjetër me gjerësi 5 m asfalt për segmentin Çerme Sektor-Tre Urat – Stravec – Gërmenj i Madh.

Deri tani në objekt janë realizuar punimet e gërmimit dhe të mbushjes, në një gjatësi prej 10 kilometrash, nga Çermë Sektori në drejtim të Gërmenjit, për të vijuar me pjesën e mbetur prej 2 kilometrash.

Përfundimi i rikonstruksionit do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve të zonës drejt bashkisë së Divjakës sipas ndarjes së re territoriale, gjithashtu  do ti japë një impakt të ri tregtimit të produkteve të këtyre fshatrave  në tregun e Divjakës, i cili është tregu më i afërt për ta.

Deputeti Braçe u shpreh se kjo zonë bujqësore do të dalë më në pah me rrugën e re, e cila në të njëjtën kohë do ti japë një shtysë te re edhe turizmit. 

“Është e gjitha zonë bujqësore kjo këtu dhe rruga kalon mes përmes fushave. Është zonë e pastër, nuk ka as ndërtime asgjë. Ndërkohë të dy tregjet, tregu i Lushnjës me tregun e Divjakës lidhen me rrugë, e njëjta gjë vlen edhe për turizmin, për plazhin, njerëzit nga Lushnja vinë direkt në Divjakë. Ta vijojmë këtë se jo na lidh vetëm Bashkinë e madhe që krijon por në anën tjetër i jep gjithë pjesë bujqësore dhe i jep gjithë pjesës së Grabianit dhe bëhet një super rrugë bujqësore që i nxjerr lekët vetë për shkak  të fluksit ët madhe që do ët ketë edhe trafikut, edhe të punëve në bujqësi që ka,” u shpreh ai.

12 komente në “Mbështetja për bujqësinë/ Qeveria do ta rrisë deri në 100 milionë USD në vit”

  1. juventini says:

    bravo zoti kryeministe, bujqesia eshte nje nga sektoret qe kontribon ne rritjen tone ekonomike. Mbeshtetja duhet te jete e madhe nga qeveria dhe te mos mungoj qe qe kjo qeveri e ka treguar jo vetem ne bujqesi por edhe ne sektor te tjere

    1. juventini says:

      duke krjuar kushte per bujqesin si duke i dhene subvecione fermeri, per farat, plehun kimik duke krijuar nje treg te sigurt per shitjen e produkteve, duke ndertuar rruge qe fermeri ta sjelli sa me shpjet produktin te fresket tek konsumatori. keto jane ndihmesat qe mund te bej shteti ndaj fermereve anembane shqiperise dhe me kete rritje te fondit prej 100 milion eurosh per bujqesine po e verteton mese mire mbeshtetjn per bujqesine

      1. aliu says:

        Po shqiperia vend bujqesore eshte e ska se si mos ti ket perfitimet me te medha ne kte sektor, po qe kur rreshkiti plaku sali si puna enver hoxhes qe do tna bente shtet industrial e hengri. Vazhdoni e investoni ne kte sektor se kemi potenciale te papara.

        1. Joni says:

          Me kto potenciale qe kemi ne si vend me kte pozite gjeografike e me kto rezerva ujore e me kte klime ne kemi kushtet ideale per te zhvilluar bujqesine, po ky sektor duhet te nxitet e te ndihmohet pasi kshu ne menyre informale nuk mund te mbijetoje.

          1. Argita_B says:

            Sa shume çuditeni dhe duket sikur po behen mrekullira. Ne kohen pas luftes se dyte boterore Enver Hoxha e gjeti ne injorance te plote Shqiperine. Qe ne ate kohe u kuptua lehte se bujqesia ishte nje nga amternativet e vetme per zhvillimin e vendit. Ne 1968 arritem te prodhojme grure per te plotesuar nevojat e vendit, ne eksporte bujqesia zinte vendin e pare ( nese perfshihet dhe duhani ).
            Keto gjera i di dhe bufi, po politikanet shqiptare na flasin sikur kane bere shpikjen e shekullit kur flasin per bujqesine. Jane me qindra kuadro qe kane mbaruar studimet ne institutin bujqesor dhe askush nuk krijoji nje mjedis per ta ku mund ti japin shoqerise nje pjese te diturive.

      2. anonim says:

        Se qyteti nga fshati rron, punesimi real fillon duke lidhur fshatarin me token, duke i krijuar lehtesira per zhvillimin e bujqesise, duke i dhene nje dore per prodhimin e jo duke e sjelle fshatarin ne qytet, qe te haje suvane e kater mureve, se pune tjeter s’mund te beje, pa dashur ta paragjykojme, po zoti dhe natyra, kot nuk i ka dhene te gjitha zanatet, te gjitha duhen.

        1. derrkuci says:

          Ne Shqiperi, nga paaftesia apo nga mungesa e vullnetit, deri dje zhvillimi u pa si betonizim dhe rruge, e nderkohe edhe vendet me te zhvilluara ne bote, jane te tilla se kane fshatin, kane prodhimin, kane nje bashkerendim te mire te politikave urbane e atyre rurale, per t’i dhene te gjitheve hapesire per te bere me te miren, aty ku munden.

    2. albi says:

      Bujqesia eshte e vetmja menyre per te siguruar jetesen. Kemi besim se do ta mbeshtesni me shume kete sektor.

    3. miri says:

      lushnjes po i kthehet dinjiteti nga kjo qeveri duke ditur qe eshte nje qytet qe prodhon shume sa i perket bujqesise

  2. beratsi says:

    me ne fund ju kthye vemendja dhe lushnjes qe i kishte humbur prej kohes. qeverite e djathta e kishin lene ne harrese jo vetem lushnjen, por beratin dhe tere jugun pothuajse. asnje investin, perkrahje nga qeverite e kaluara. bravo kesaj qeverie qe po e ndihmon bujqesine me grante te pa kushtezuara

  3. lili says:

    Boboboooo!po ku ishin déri sot per legalizimet etj etj?ku ishin déri sot me na dhane kredi per bujqesi bb e te tjere? Tash qe gjithe rrinia ka ikur,duan me na promovuar bujqesine?Apo mos duan me dhane kredi qe te na rasin mire ne borxhe ,deri sa nuk mundet bujku me paguar,edhe keshtute na marrin te vetmi qe nuk e kemi shitur halla tek te huajt:token?
    Mashtrimi i radhes?

  4. Miri says:

    Miri

    Teper vone Edush , ku ishit me heret po sigurisht dhe keto po i ben sa per sy e faqe, gjoja po them dicka, por pa rezultat se nuk na e hedh me jo !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje