Vringëllimë shpatash

24 Maj 2015, 15:00Politika TEMA
Vringëllimë shpatash

Shtasje është një vend i vogël në veri të bastionit të skryengritësve Luhansk në Lindje të Ukrainës. Është një qytezë e trishtuar e viteve ’50-të, e cila ekziston vetëm, sepse në Veri të saj ndodhet një central energjetik. Atje prodhohet energjia elektrike për të gjithë rajonin – edhe për bastionin e kryengritësve Luhansk të separatistëve prorusë më tej në jug. Shtasje në gjuhën ukrainase do të thotë lumturi. Por situata duket pak e lumtur: në tabelën, që tregon hyrjen për në këtë vend, syri të sheh ushtarë ukrainas të regjimentit të Kievit në një pikë kontrolli – një urë më poshtë drejt jugut janë separatistët e Luhanskut. Centrali duket qartë. Pikërisht në këtë vend ukrainasit thonë se në luftimet e 16 majit arrestuan dy ushtarët rusë, të cilët ndërkohë ndodhen në Kiev. Sipas interpretimit ukrainas, ata kanë qenë pjesë e një njësie speciale ruse. Për presidentin ukrainas Poroshenko, kjo është një dëshmi e qartë se vendi nuk është në luftë me separatistët prorusë, por direkt me fqinjin e madh, Rusinë. Moska e kundërshton këtë si gjithmonë – dy ushtarët kanë qenë dikur më parë ushtarë të rregullt, por tani me siguri që nuk janë më.

Përgatitje për sulmin e përgjithshëm

Tani vringëllijnë shpatat: të enjten, kryekëshilltari i Shërbimit të Fshehtë ukrainas SBU, Markiyan Lubkivsky tregoi armët e dy të arrestuarve, granata dore dhe dokumenta, të cilat thuhet se konfirmojnë përkatësinë e tyre në batalionin e dytë të brigadës së tretë ruse për detyra speciale. Kjo brigadë drejtohet nga një major Kostjantyn Napolskych, i cili në luftë mban emrin “Fagot”. Kjo trupë besohet se ka ardhur më 20 mars në Ukrainë. Synimi i saj: përgatitje për një sulm kundër zonës së mbajtur nga trupat e Kievit, në centralin e rëndësishëm strategjik të Shtasjes, qytetit të fatit dhe lumturisë. Regjistrime në video me intervista me dy rusët e arrestuar Kievi i ka nxjerrë në internet, të shoqëruar me nëntituj në anglisht, në mënyrë që ta marrin vesh të gjithë në Perëndim. Por nëse arrestimi i Shtasjes do të rezultojë vërtet fat për Kievin, kjo mbetet të shihet.

Kritikë nga Amnesty International

“Në përpiqemi t’i trajtojmë në mënyrë sa më njerëzore që të jetë e mundur”, thotë shefi i shërbimit të fshehtë, Lubkivsky. Dhe gjen për këtë aprovimin e Amnesty International: “Në fakt kushtet janë me të vërtetë të mira”, thotë drejtuesja e zyrës në Kiev, Tatjana Masur. Por këtu merr fund mböshtetja e versionit të këshilltarit të Shërbimit të Fshehtë. “Ne kemi mundur t’i vizitojmë ata të dy, por vetëm në praninë e oficerëve të shërbimit të fshehtë.”

Kjo nuk është mënyra e zakonshme, se si punon Amnesty. Sipas standardeve të të drejtave të njeriut nuk duhet ndërmarrë asgjë “kundër interesave të të dyve”. Të treguarit e të burgosurve në internet nuk hyn në këto standarde. “Dhe sigurisht as filmimi i tyre”, thotë përfaqësuesja e Amnesty në Kiev, e cila paraqiti të premten (22.05) një raport, që dokumentojn rastet e trajtimit jonjerëzor të ushtarëve të kapur, si nga ana e Kievit, ashtu edhe nga ana e rebelëve.

Moska nuk i lë Kievit rrugë tjetër

Është e paqartë, nëse të dy kanë qenë dakord me xhirimin. “Nëse ka qenë kështu, nuk ka asgjë të keqe, nëse jo “kjo nuk është në rregull”, thotë zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së, Alexander Hug. Njëri nga dy të burgosurit rusë është filmuar në shtrat i sëmurë. Kjo nuk është shumë e bukur, thotë një diplomat evropian në Kiev, “por Rusia nuk u lë ukrainasve rrugë tjetër”. Për më tepër “amerikanët kanë për t’i thënë, se nuk duhet të publikojnë shumë nga këto intervista.” Pra një dilemë.

Poroshenko do që të jetë presidenti i paqes

Presidenti i vendit do që të jetë i miri i kësaj lufte për Ukrainën Lindore. “Unë jam presidenti i paqes”, tha me zë të sigurtë kryetari i shtetit Petro Poroshenko në intervistë me kanalin e dytë televiziv gjerman në kuadër të vizitës së tij tek kancelarja gjermane në Berlin javën e kaluar. Por misioni i vëzhguesve të OSBE-së akuzon edhe ushtarët e tij, se e shkelin herë pas here marrëveshjen e shkurtit të Minskut. Ata e kanë përmisëruar ndërkohë armatimin. Këtë javë një nga avionët e zbulimit të OSBE-së mundi të dokumentojë një sistem të tipit Strela në territorin e rebelëve, në afërsi të qytetit të madh Mariupol, në jug të Ukrainës në detin Azov. Rreziku i një shpërthimi të ri të dhunës në fakt nuk është kapërcyer.

Telefonim i bashkëshortes

Pika kulmore e konferencës së shtypit në selinë e shërbimit të fshehtë në Kiev – kryekëshilltari i Shërbimit të Fshehtë Lubkivsky merr telefonin celular. Pas tij një person i armatosur i sigurimit me maskë të zezë. Lubkivsky i bie një numri. Ai është numri bashkëshortes të njërit prej të burgosurve, që me sa duket sapo është intervistuar nga televizioni rus. Përgjigjet sekretaria telefonike, punonjësi i shërbimit sekret e mban aparatin te mikrofoni, për t’ia dhënë pastaj numrin gazetarëve. Metoda interesante. Nëse ato i ndihmojnë Kievit në luftën për autoritetin moral në këtë konflikt, mbetet e hapur. Ashtu si edhe nëse të zënët rob në Shtasje do t’i sjellin me të vërtetë fat në fund “presidentit të paqes”.

4 komente në “Vringëllimë shpatash”

  1. hirushja says:

    Me duket se eshte shastje jo shtasje.Per te qene me serioze kontrollojeni fjalorin me pare se ne fund te fundit vetem nje fjale eshte.

  2. dd says:

    Cdo shtetas rus ka bere 1 vit sherbim ushtarak dhe ka qene ish ushtar, kjo nuk ben pjestar te ushtrise Ruse perjete. Perrallat e regjimit fashist te Kievit nuk i besojne me as ata qe i sollen ne pushtet.

    https://www.youtube.com/watch?v=Mf0vbGj9cO4

  3. vizioni i Bashes says:

    Çfarëdo që të bëjnë ato “kukullat hibride” të Kievit, si Poroshenko, Timoshenko e …shenko të tjerë, nuk mund të bindin më njeri, përveç padronëve të tyre dhe disa trushpëlarë në Perëndim. Popullsia e pjesës lindore të Ukrainës, që lufton për liri e një jetë dinjitoze më të mirë (jo bythëlëpirëse të derrave të perëndimit, si Soible me shokë), ka fatin se është ruse…

  4. tupja says:

    Do na vije Rusia ne Ballkan, e do na beje me keq nga Ukraina, e pastaj cdo na thoni ju anti-perendimoret e mencur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje