Akuzat e Bashës/Balla: Nuk ka njeri tjetër në Shqipëri që akuzohet për 230 milionë dhe nuk dënohet

24 Maj 2015, 12:31Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla ka reaguar ndaj deklaratave të kreu të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili nga Elbasani akuzoi kandidatin për kryetar të Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, për shpërdorim të kredisë së marrë, për shpronësimin e banorëve që u prekën nga prishja e banesave të tyre, nga rikonstruksioni i rrugës.

Në një deklaratë për mediat Balla tha se “kishim vendosur që të mos reagonim dhe të mos thonim asnjë fjalë ndaj shpifjeve, baltës dhe mashtrimeve që Lulzim Basha dhe kandidati i SHQUP-it këtu në Elbasan, po hedhin baltë çdo ditë ndaj punës shumë të mirë të bërë nga qytetarët por në rradhë të parë nga kryeqytetari i Elbasanit Qazim Sejdini, që është drejtimi i duhur për këtë qytet për këtë bashki të re”.

“Basha akuzoi dje në Elbasan, se gjoja për një kredi të marrë për shpronësime është ndarë përgjysmë mes kreut të Bashkisë dhe qeverisë, kjo është krejtësisht e pavërtetë.

Si mund të ndahet një kredi përgjysëm ku çdo qindarkë e kësaj kredie është ndarë për shpronësimin e çdo familje të dëmtuara nga ndërtimi i rrugës.

Ju ftojmë të gjithë bashkë të takojmë një për një familjet të cilët do të konfirmojnë se për shkak të ndërtimit të rrugës bashkia i dëmshpërbleu një për një me këto para”, tha Balla.

“Nuk ka njeri tjetër veç Bashës, në Shqipëri që akuzohet për vjedhjen e 230 milion eurove, i gjetur fajtor nga prokuroria dhe ende i padënuar, i cili guxon të hedhë baltë mbi një figurë shumë të pastër, një njeri shumë të ndershëm, një bashkiak shumë të ndershme sic është bashkia e Elbasanit dhe Qazim Sejdini” , tha Balla, duke i bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga shpifjet, mashtrimi, balta, që Lulzimi dhe kandidati i SHQUP- it këtu në Elbasan hedhin kundrejt qytetit të tyre.

“Nuk ka qytet në Shqipëri që ka një mbështetje kaq të madhe për kandidatin e vet, dhe kandidati i të gjithë elbasanllinjve dhe bashkisë së madhe të formuar nga shumë komuna të tjera që i bashkangjiten tashmë bashkisë së Elbasanit, ai është drejtimi i duhur, ai është Qazim Sejdini , fitorja e bashkisë së Elbasanit është një ndër fitorët më të mëdha të 21 qershorit në shqipëri”, tha Balla.

14 komente në “Akuzat e Bashës/Balla: Nuk ka njeri tjetër në Shqipëri që akuzohet për 230 milionë dhe nuk dënohet”

  1. nardi says:

    jo taulant ka dhe me keq!ka dhe qe vjedh 230 milion euro, shet detin tek greqia dhe vret 4 protestues para kryeministris! kshu qe e keqja e shqupit ska fund

    1. fjona says:

      ne e kemi kuptu shume mire se kush eshte basha me shoke, nuk i votuam ne 2011, por doli kryetar se manipuloi zgjedhjet me ben ristanin, as ne 2013, dhe as kemi per ta votuar pd-ne per sa kohe jane keta njerez qe e kane marre peng jo vetem pd-ne, por edhe te ardhmen e ketij vendi, qe vetem perpiqen te krijojne trazira e destabilitet.

      1. erindi says:

        Luli do te jete politikani me i deshtuar ne historine tone, s’do te mbahet mend qe te kete te pakten nje gje te vetme te mire, vetem skandale, kur ishte minister transporti afera me e madhe korruptive e rruges Durres-Kukes, kur ishte minister i brendshem, vrau 4 te pafajshem ne mes te bulevardit, minister i jashtem i shiti detin e jugut grekut, kryetar bashkie vetem betonizoi dhe shkaterroi Tiranen. Sa te jete ai ne PD kurre s’ka per te ardhur ne pushtet.

        1. Beni says:

          Ne sistemin e ngritur nga Saliu, hajdutet nuk ndershkohen. Madje ka dhe me keq ato ngrihen ne detyre. Nje turp shume i madh per drejtesine per gjithe ato krime qe ka bere Luli dhe akoma eshte i lire dhe per me teper kryetar i PD-se.

          Duhet me patjeter nje reforme e thelle ne drejtesi sepse me kete drejtesi nuk do bejme asnje here perpara.

    2. denisi says:

      a ka mundesi ta din shqiptaret si i shpeton drejtesise me raporte fallco kur vjedh 230 milion euro se po marr si shembull aty te banka shqiperise ai tipi qe vodhi 7 miliard lek u denua 14 vjet burg!

  2. tani says:

    ajo rruga durres kukes mire qe u vodh por dhe nuk mbaroi se duhen dhe 100 milion dollar per ta perfunduar

  3. Daku says:

    Mire e ka se likja ka me shume se aq…

  4. anticensurë 89456 says:

    “Nuk ka njeri tjetër në Shqipëri që akuzohet për 230 milionë dhe nuk dënohet”
    dhe ky është një fakt që ju akuzon për mosmbajtjen e premtimeve të dhëna gjat fushatës për zgjedhjet e ’13ës që ju prunë në qeveri!
    apo jo balla??
    dje premtuat seriozisht sot bëni gallatë!!
    nuk është problem hajduti i keq,basha,është problem polici i keq,rama!!
    e mo na hajde të na thuash jo,po drejtësia është e pavarur!!
    se na dhjet tu qesh jo për gjo!!

  5. ILIRIA says:

    ORE BALLA MOS BENI BLA-BLA-BLA TANI QE KENI PUSHTETIN POR AKTIVIZONI HETIMET PER RRUGEN E KOMBIT, GERDECIN, SHITJEN E DETIT, VRASJET NE BULEVARD, PER VJEDHJEN E PASURIVE KOMBETARE E TE TJERA KRIME QE JANE BERE SEPSE DO TJU KTHEHET MBRAPSHT CDO VOTE QE KENI MARRE SE POPULLI DO PROVA PER NDESHKIMET QE DUHET TE KISHIN NDODHUR SE PASTAJ DO TE QUHENI EDHE JU BASHKEFAJTORE NE KRIM DHE DO TE DENOHENI EDHE JU SI ATA SEPSE KOHA IKEN SHUME SHPEJT ASHTU SI IKEN 2 VJET. FALEMINDERIT

    1. anticensurë 89456 says:

      lali mos u mërzit!sa të mbarojnë zgjedhjet dhe si dëgjon më!!
      e mbyllin gojën!!nuk i intereson të fusin lulin e salën!!
      nuk duan të krijojnë kulturën e dënimit të politikanëve të korruptuar!!
      shkakun besoj se e di??
      kanë krijuar kultin e politikanit të PA PREKSHËM!!
      ju intereson të dy palëve të kastës politike shqiptare!!

  6. nostradamus says:

    PD, KURRE NUK KA FITUAR !!! AJO VETEM SE I KA VJEDHUR VOTAT E POPULLIT !!!
    BILE AS NE VITIN 1992 , VITI ME I ”BEGATE” I SAJ ! PD- ESHTE THJESHTE
    NJE BANDE MAFIOZE ! KESHTU U KRIJUE DHE VAZHDON TE JETE SI E TILLE ,POR
    TASH AJO ESHTE E CORODITUR NGA HUMBJA DHE SE NUK GJEN ME BURIME VJEDHJEJE,
    SEPSE SANTO NUK ESHTE ME NE JETE DHE FULL-HAJNI NUK ESHTE ME GOVERNATOR
    BSH. KRYEBANDITI E KRYEMAFIOZI SALISERB BERISHOVICI ESHTE FATKEQESIA ME
    E MADHE E KOMBIT SHQIPTAR ….!!!

  7. stela says:

    Qyyqja me Balle, harrove Liken me bllok ne dore…..

  8. sit back and.. relaks says:

    Ca na cate kaptinen o taulant palla, po je ne pushtet o derr me zile, ke 84 vota e me shume ne parlament, ca leshin do me per ta futur beranda. luli nuk eshte me as krytar bashkie as deputet dmth ska imunitet, hapjani ceshtjen dhe plaseni brenda. kujt i ankohesh per 230 milionet, popullit? ca do ti tani te vije populli t’ju kapi sic jeni aty ne parlament e t’ju perdhunoje ne grup o politikane baxhella. jeni bere boze o shoku taulant me keto ankesat si ne opozite si ne pozite, na i sillni zorret ne goje sa here ju shohim e degjojme. boll me.

  9. azem says:

    Taulant kjo tregon se Qazimi ka shume frike pasi edhe deklaratat e Ben Blushit cdo i majte ne Elbasan duhej te mos rikandidohej Qazimi nje intelektual i rendomte me arsim te larte kurs per fiskulture ne Shkoder dhe pensionist pra kanditatura me kote nga PS dhe cuditesrisht ka fituar per here te pare me Luciano Bocin me drejtues PD ka qene Lul Basha ku fitoj me gjykate dhe 400 vota plus me nje PD te percare ku Ky Turku punoj kunder PD per ti kthy borxhin e fitores me Cen Domin ku PS u perca ,per te vazhduar me vone me Durim Hushin ku Lala fitoj rehat me 16 mije vota teper pasi kaq ishte urrejtja e PD per hushin ish deputet dhe ish prefekt i PS Tani lala po ben lloj lloj presionesh ku padyshim ka bere edhe kompromis me AmTurkun Kushuri i pare i ish deputetes Shege Ligori Kazazi dhe po ashtu kushuri i Ilir Bejtes ish deputet dhe zv/,minister pra klan mafioz Gjynah qe PD te humb pasi edhe percarjet dhe klanet po ja marrin frymen PD me ne kryje Sali vucitolen pergjegjes kryesor i kesaj katandisjeje pasi atij nuk i intereson humbja por te kete turma idiotesh dhe militantesh qe te bejne proteste per mosfutje ne birruce ku e ka vendin UDB e Vucitolit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje