Kryetari i Kuvendit Ilir Meta morri pjesë në shpërndarjen e rreth 300 certifikatave legalizimi në Bashkinë e Vorës.
Duke iu drejtuar të pranishmëve Meta vuri në dukej se të gjithë janë dëshmitarë të angazhimit të jashtëzakonshëm të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama për të ecur me shpejtësi sa i takon procesit të legalizimeve.
“Gati në më pak se 10 ditë angazhimi, mobilizimi të ALUIZNI-t, të Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave, ne sot kemi rreth 300 legalizime dhe ky proces do të vijojë në ditët dhe në javët që vijnë edhe në Domje e Bërxull, edhe në Prezë, edhe në Gërdec, sepse interesi i ynë është që t’i japim njerëzve zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi”, tha ai.
Meta u shpreh se zgjidhja kërkon respektimin e dokumentacionit dhe se ky do të jetë një prioritet i bashkisë së re, që të ndjekë me urgjencë dhe të bashkëpunojë që ky proces të përfundojë në kohë rekord
“Natyrisht që zgjidhja kërkon edhe respektimin e dokumentacionit dhe do të jetë një prioritet, jam i bindur edhe i bashkisë së re dhe i kryetarit të ri të kësaj bashkie që të ndjekë me urgjencë dhe të bashkëpunojë fuqishëm me ALUIZNI-n, me Drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave në mënyrë që ky proces të përfundojë në kohë rekord dhe Bashkia e re e Vorës të jetë një shembull i shkëlqyer i legalizimit dhe më pas i fazës së dytë që është po kaq e rëndësishme për zhvillimin gjithë këtij komunitete, që është urbanizimi i kësaj bashkie të re që të jetë një bashki model sa i përket zhvillimit dhe sa i përket shërbimeve që ofron ndaj të gjithë komunitetit”, nënvizoi Meta, duke vlerësuar më tej kontributin e institucioneve shtetërore në këtë proces.
Ndërsa, Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame tha se zona e Vorës është nga ato që ka më shumë problematika legalizimi, sepse është një zonë fushore një zonë që ka pritur jashtëzakonisht qytetarët në këto 20 vjet.
“Është një zonë për fat të keq nuk janë marrë asnjëherë seriozisht dhe kjo bëri që dallga e legalizimeve, dallga e qytetarëve që prisnin nga ne në fillim të punës sonë të ishte e jashtëzakonshme. Janë mbi 7 mijë objekte që përfshin bashkia e re e Vorës që presin legalizimet. Në më tepër se 1/3 e tyre deri më tani është bërë puna nga ana e jonë për rishikimin e dosjeve, dhe vazhdon gjithë procedura tjetër më pas për dhënien e lejeve të legalizimit”, tha Lame, teksa theksoi se kjo ka të bëjë me problematikat që kanë lindur për shkak të mospërgjigjes nga ana e bashkisë aktuale.
“Besoj se nesër, në qeverisjen e re të qytetit, do të kemi shumë punë për të bërë bashkë me Luan Sallakun për t’u koordinuar, për të marrë informacion për qytetarët që kanë probleme me legalizimin dhe për të gjithë problematikat e tjera që kanë për zonën.
Një problem tjetër, i zonës së Vorës, por dhe i shumë zonave të tjerave, janë objektet e ndërtuara, pas 2009-s të cilat për shkak të një ngecje ligjore nuk mund të përfshihen në legalizim. Ky është një nga problemet që do të marrë zgjidhje nga ana jonë.
Kemi hapur një zyrë të veçantë në Vorë e cila pas 2 javësh do të kthehet në drejtori që do të mbulojë Vorën dhe Kamzën. Do të kemi shumë më tepër njerëz për këtë zonë”, deklaroi Lame.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se vetëm disa muaj më parë ALUIZNI hapi zyrën e Vorës, që shumë shpejt do të bëhet drejtori rajonale me një vendim të Këshillit të Ministrave, që të ketë hapësirë më të madhe, staf më shumë, kapacitete më shumë që të përshpejtojnë këtë proces.
“Vetëm në një kohë të shkurtër janë bërë realisht 10 herë më shumë legalizime se sa janë bërë në 8 vitet e qeverisjes së kaluar. Kjo tregon angazhim, përkushtim të gjithë stafit dhe vërtet do të doja t’ju falënderoja të gjithë qytetarëve për bashkëpunimin shumë të mirë që keni pasur me zyrën e ALUIZNI-t, për faktin se ky është një proces i vështirë që është tërhequr zvarrë gjithë këtë kohë, por tani ka marrë rrugën e duhur.
Unë them se duhet intensifikuar puna nga të gjithë ne që brenda mandatit tonë të parë qeverisë ta realizojmë angazhimin tonë që kemi marrë përsipër. K
emi marrë përsipër që të mbarojmë pjesën më të madhe të legalizimeve brenda mandatit të parë qeverisës. Pas hapjes së zyrës, puna është rritur dhe sot do të shpërndahen këto certifikata”, u shpreh Gjermeni.
Në këtë aktivitet e mori fjalën edhe Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti i cili tha se brenda mandatit të parë synohet që të përfundohen pjesa më e madhe e legalizimit të pronave./gj.k/
Beteje e fituar e qeverise kjo e legalizimve. bravoooooo dhe vazhdoni keshtu
vazhdojne legalizimet per banoret dhe jo bizneset. saliu perdite del bllof me punen qe po ben qeveria. kurre ne 8 vjet nuk u pa nje fluks i till legalizimesh sa eshte bere ne kte 2 vjecar
kur qeveria do te punoi ajo e ben dhe gjithe kapacitetet vihen ne pune!
ja ku dalin te gjitha te palarat e sales. shteti punon dhe nuk rri. shteti eshte per qytetaret dhe jo per militantet qe duan legalizime hotelesh dhe karburantesh
MERI
Kjo qeveri do punoje per rritjen e kriminalitetit dhe dhunen!!