Bashkia e Durrësit do të vazhdojë gjithmonë punën për përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë banorëve të Durrësit pa asnjë dallim në të gjithë zonat e qytetit në punën për kthimin e Durrësit në një qytet turistik evropian.
Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako në takimet e zhvilluara me banorët e lagjeve 17 dhe 8, ku theksoi se po vijon puna për t’ja ndryshuar faqen qytetit.
“Të gjithë ju jeni dëshmitarë të transformimeve që po ndodhin në Durrës dhe që do të vazhdojnë pa dallim në të gjitha zonat e tjera të bashkisë së re”, deklaroi Vangjush Dako në takimin me banorë të lagjes 17 të Durrësit duke theksuar se këto investime madhore që po i ndryshojnë faqen qytetit përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Durrësit.
Ashtu si në të gjithë qytetin edhe në lagjen 17 Bashkia e Durrësit ka kryer investime të shumta, ndërkohë që problemi që ngritën banorët është kanali ujërave të zeza të kësaj zone për të cilin kryebashkiaku Dako u zotua se brenda një jave do të kryhet pastrimi i tij ndërkohë që menjëherë sapo të fillojë mandati i ri kanali do të mbyllet dhe nuk do të jetë më një problem për banorët.
Edhe në lagjen 8 kryebashkiaku Dako është pritur nga qindra banorë të kësaj lagjeje që e kanë falenderuar atë për punën e bashkisë e cila ka realizuar rehabilitimin edhe të kësaj zone.
Ky qe ketu tregon se nuk di cka eshte turizmi,e cka eshte nje shtet evropian! Plazh ku derdhen ujerat e zeza edhe turizm evropian? Plazh ku nuk ka mbetur ku te shtrihesh e turizm evropian,zhurm e turizm evropian!
O dell pak perreth shko pak ne Vendet fqinj e shiko pak si punohet per turizm! Si te shkojn turistet prej Durresit ne plazh? To prit me ore te tera nje autobus ne Pike te diellit,pa as nje nevojtore per rreth?
Pret nje here turisti ,jo per cdo gje,herentjeter shkon tjeterkund ku i thone mire se erdhe e i tregojne si te kalloje sa ma mire ne Shtetin e tyre!
qytetaret te falenderojne sepse tani je duke punuar se deri para dy vitesh nuk jepte 5 lek saliu qe te beheshe nje veper e vetme
dako tashme e di qe qeveria mbeshtet cdo projekt. koha kur saliu nuk jepte lek te bashkite e majta dhe ia vishte fajin kryebashkiakeve ka kaluar prej 2 vjetesh. edhe qytetaret nuk do rikthehem me ne ate kohe
transformimi ka filluar ne durres qe nga qendra. qytetaret e pan qe kur bashki-qeveri punojne bashke qytetaret fillojne dhe marrin ate qe duhet
Durresi ne drejtimin e Dakos ka pare ndryshimin e vertete, sa here qe shkon ne durres sheh dicka te re . dicka te transformuar .. Durresi ka qene ne pune gjithe kohen ndaj duhet te vazhdoje me te njejtin ritem. Dako eshte zgjedhja e duhur per keete qytet.
o EDO O BOOB SHQIPERIE mos jav largo dhunen ketyre kryetareve bashkie se i kane bere ato qytete si eshte me keq more dakoooo
Bella
Dako koha jote ka mbaruar ti asigjo nuk ke bere per qytetin e Durresit e sidomos per sa i perket pjeses se plazhit , na ke zhgenjyer shume ,,,Grida Duma me e mira dhe e duhura per bashkine e durresit !!
Ore Durresi nuk behet me se duhet me u cbe nga e para. Te thuash qytet europian durresi tallesh me njerezit. Durresi eshte vetem beton dhe varferi. Turp
Ore Dako po ec e mbylli kto gropat qe hape ne trotuarin e plazhit , hidhi beton me mire sa ti lesh sikur kane rene bombat, se na vure shtylla te reja sikur nuk kishte aty apo skishe ku te coje parat ?