Kosova premton ujin falas: Do ndërtoj 4 mijë vendparkime dhe 50 km rrugë

24 Maj 2015, 12:15Politika TEMA

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka publikuar ofertën konkrete për infrastrukturën e kryeqytetit.

Gjatë një dëgjese me banorë të zonës së Ali Demit, Kosova ka premtuar që brenda dy viteve do të ndërtohen 4 mijë vendparkime,do të rikonstruktohen 300 mijë metër katrorë trotuarë, do të ndërtohen 50  km rrugë, si dhe 100 vendparkime autobuzësh do të zhvendosen jashtë qytetit.

“4 mijë vendparkime, do të rikonstruktohen 300 mijë metër katrorë trotuarë, do të ndërtohen 50km rrugë, si dhe 100 vendparkime autobuzësh do të zhvendosen jashtë qytetit“, tha Kosova.

Duke u ndalur te furnizimi me uje në kryqytet, Halim Kosova tha se Tirana ka aq ujë sa mund ta ofrojë falas.

Ndërsa ka siguruar se qytetarët nuk do të lejohet të cënohen, Kosova ka dëgjuar shqetësimet e banorëve për mungesën e infrastrukturës ndërsa tha se ka ardhur momenti të kthehet shpresa tek e ardhmja.
Gjatë takimit, Kosova nuk ka lënë mënjanë as batutat, ndërsa ka thënë se i pëlqen që mos premtojë shumë gjëra, por të realizojë më tepër sesa premton, për të habitur qytetarët.

“Mua më pëlqen që t’i surprizoj qytetarët. Nuk premtoj shumë, pasi dua që kur të realizoj 3 apo 4 gjëra më shumë sesa premtoj, njerëzit të surpriohen”, tha Kosova.

Në vijim ai shtoi se drejtimi i bashkisë ka edhe një sekret, që sipas Kosovës, ka të bëjë me kontrollin e të gjitha punëve publike që do të bëhen në funksion të mos abuzimit me fondet, por edhe të bashkëpunimit në funksion të realizimit të projekteve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Unë kam pasur një parim dhe e kam, që t’i shërbej të gjithëve pa dallim dhe kurrë mos i përmend nderet që kam bërë.

Kam bashkëpunuar me qeveri të ndryshme në realizimin e projekteve dhe ashtu do vazhdoj të bëj.

Kur nisi fushata njerëzit më thonin kujto nderet që ke bërë dhe thuaj njerëzve o sot o kurrë. Por unë kam një parim mos t’ia kujtoj askujt nderet që i kam bërë.

Madje edhe një shofer furgoni, po të mësonte gjatë rrugës që një nga pasagjerët e tij ishte po ashtu shofer nuk ia merrte lekët e rrugës“, tha Kosova.

Po me një batutë ai i është përgjigjur edhe ftesës për debat publik me kandidatin e ASHE-së Erjon Veliaj, kur tha se “me siguri do të mësojë ndonjë gjë, do të dëgjojë ndonjë gjë, por unë nuk merrem me njollat e errëta që s’ka ilac që i shëron”.

“S’kam dalë për të humbur pikë. Në punën time s’më ka ndërhyrë asnjë politikan dhe s’ka burrë nëne të më ndryshojë këtë mendim.

Ajo që unë shoh është varfëria, listat e ushqimeve dhe papunësia. Unë se kam futur dorën në xhepin e askujt”, tha Kosova.

 

33 komente në “Kosova premton ujin falas: Do ndërtoj 4 mijë vendparkime dhe 50 km rrugë”

  1. marini says:

    o halimo ca thu kshu mor vlla? sberi gje basha dhe ti premton kto mashtrime te tmerrshme? kush i ha me kto? saliu ti shkruan programet????

    1. eri says:

      o halim je mire? a i ke pi ilacet? ore po me ke talleni ju? po pse nuk i beri basha kto? kur thua parkim njehere ma heq trurin. a ishte basha qe e mbylli rrugen te stadiumi se gjoja do u bente parkim. nejti 2 vjet e rrethuar dhe pastaj u hap dhe ishte bere me gropa akoma me te medhaja! po ik mor ushtar ik! boll vujtem me ju dhe rrenat tuaja

      1. herta says:

        Ore ky nuk e ka fare konceptin e hapesires se Tiranes. 50 km jane shume pak, eshte vetem shetitorja e pensionisteve, bashkemoshatareve te Halimit nga Tirana deri ne rreze dajtit, kaq ka ky per t’i ofruar qytetareve te Tiranes?

        1. marini says:

          Kaq pak, vetem 50 km? Po ne Tirane ka 4 vjet qe s’eshte bere asnje rruge, te gjitha jane te shkaterruara dhe ka nevoje per shume me teper se kaq. Edhe rrugicat e lagjeve kane nevoje shume me teper se kaq, eh o halim, kur te themi se s’je fare per kete pune, dhe ata keshilltaret qe ke rreth, jane komplet loqe.

          1. gentjan says:

            Ore kur themi qe ky s’e ka idene e Tiranes, se ka qene i mbyllur vetem brenda 4 mureve te klinikes private, 50 km i bie te beje vetem rrugen Tirane-Shengjergj, po te tjerat, Tirane-Peze, Tirane-Babrru, Tirane-Berzhite, etj, etj? Apo keto s’ka gje, le te mbeten pa bere.

      2. Shefqet Cela says:

        Me3 vjen keq qe nuk e di te gjithe nje xhevahir te tjerter kohe:
        BEJNE MACET MJAU MJAU,
        SIHARIQ SE POLLI KAU;
        SE QE SOT E KESAJ DITE,
        DO TE HAME MJALT’ E PITE……

    2. salistan says:

      halim mashtrusi njesoj si basha! uji falas? basha e ngriti cmimin e ujit? vendparkime? basha spo linte me vend pa futur makina ne shitje se ashtu i kishte njeri. autobuzat jasht qytetit? qe ti marri nai autobus tjeter i kompanive tuaja dhe te vin ne tirane? ik o halim dhe mos dil me se asnje sju jep me vota!

      1. eri mamit says:

        zoti kosova eshte alternativa e duhur per tiranen.eri pas 21 qershorit do dale te pazari i ri me shit fiq se erdhi sezoni i fikut.sigurisht qe edhe pazari i ri e ka nje projekt konkret per rikualifikim.

    3. shqupi says:

      50 mij kilometra??? basha sberi nje meter? kudo ku ka gropa i hedh rere dhe shiu i pare e ben gropen dhe me te madhe.pastaj mesa di une hodhe poshte saliun qe tha 10 mij kilomtra, qe eshte distanca tiran-tokio

      1. edvini says:

        keto jane rruget qe i la trashegimi edvini tiranes.parate e taksapaguesve shqiptare vajten dem per rruge pa asnje lloj standardi dhe cilesie.doktor kosova do beje nje revolucion ne infrastrukturen e tiranes.cdo projekt do kete nje plan te detajuar dhe jo me ndertime si ne “epoken rama” gje e cila i humbi identitetin tiranes.epoka e erret e rames mori fund.pas 21 qershorit ai do jape llogari per ate cka i trashegoi tiranes.

    4. rroga ne holland says:

      o halimo ca jan kto barcaleta? mos mashtroni se nuk jan shqiptaret me ata qe te vin tju japin voten me i bere per budallenj

    5. hajde tallim gencin says:

      halim kosova vetem nje gje i mungon ktyre premtimeve-mashtrimeve. eshte ajo shprehja e famshme e nje shqupisti tjeter qe ka qen kandidat ne durres “edhe cilesin e diellit do jua rrisim”

    6. juri says:

      mos beni premtime si basha zoti kosova! nje pyetje kisha per ju. nuk do e vazhdoni projektin e tramit?

    7. nardi says:

      abuzimin me fondet e keni vet merak nga eksperienca ne maternitet. dhe jam i sigurt qe per kontrollin e ktyre do ngarkosh florencin

    8. soni says:

      zoti kosova 50 km nuk jan asgje, pasi vec rruga tirane shengjergj eshte gati 40 km. 4000 mij vende jan perseri pak se tirana shtohet cdo dite e me me shume makina.

    9. ardit says:

      zoti kosova nuk ka premtuar uje falas,por eshte e pafalshme qe me gjithe keto pasuri ujore qe shqiperia ka jemi ne vitin 2015 dhe ujin e kemi me orar dhe me e keqja eshte qe ne shume zona uji mungon fare,qytetaret deyrohen ta blejne.persa i perket rrugeve zoti kosova ka premtuar 50 mije km rruge te reja,94 km rruge te riasfaltuara,4050 vendeparkimi ne brendesi te blloqeve te banimit.

  2. hajdari says:

    4000 parkinge falas ? apo me nga 2000 lek ora ? ne toke publike te qytetareve, dhene me koncesion privatit (qe te sponzorizon fushaten) ?

    Sqaroje pak ket muhabet o Koso !

  3. Tonini says:

    Diametri i planetit toke eshte 12700 km ky thote do te ndertoj 50.000 km rruge….cfare te shtoj tjeter pervecse….hahhahahahhahahahahhahahahahahahhahahahahhahahahhahaha ?

  4. Astriti says:

    me vjen te qesh me keto qe flet ky kosova , duket qe seshte per kete pune e kane mare me qaf duke i dhene kte “detyre” ishte mir dhe i lumtur duke ushtruar profesionin e vet. sa here lexoj kshu deklaratash me duket akoma dhe me e lehte fitorja e kualicionit Aleanca per Shqiperine Europiane me kandidat Z.Erion Veliaj.

  5. Baku says:

    te njejtin premtim te pa mbajtur te lulushit edhe ky , premtoj parkime moderne dhe lehtesim te qarkullimit ne tirane, te gjithe e shofim qe ne cdo cep te tiranes parkohen makinat vend e pa vend dhe qarkullimi me trafikun ka ardhur duke u perkeqsuar ndryshe nga cka premtuan ata, pd vazhdon me te njejtat genjeshtra edhe shpifje duke perfaqsuar denjesisht vetveten sepse e vetmja gje qe dine te bejne me mire eshte te GENJEJNE!!!

  6. meqinja says:

    Uji falas eshte se me humbjen qe ka sdo e ske c,te falesh.Me DUKET SE U LODH PA FILLUAR DOKTORI.

  7. tr says:

    KOSOVA THOTE ATE QE BEN DHE BEN ATE QE THOTE !!!!!!!

  8. ILIRIA says:

    ORE CFARE MASHTRUESA PO BEHEN TE GJITHE KETA POLITIKANE HORA KETA NE 2004-2005 QE MOREN PUSHTETIN E KISHIN CMIMIN E UJIT 4500 L/MUAJ DHE E CUAN 13000 L/MUAJ E MOREN CMIMIN E ENERGJISE ME 45 L/KWH DHE E LANE ME 70 L/KWH (300 KWH) 135 L/KWH MBI 300 KWH PA TVSH E MOREN CMIMIN E TAKSES SE TELEVIZORIT 4000 L/VIT DHE E CUAN NE 12000 L/VIT E KUPTONI VETE JU TANI SE SA JANE ULUR DHE SA DO TE ULEN APO DO TE JEPEN FALAS TANI E TUTJE.KETA NUK THONE DHE DO TE MENDOJME TE ULIM TVSH TE PAKTEN POR MASHTROJNE HAPUR FARE SE FALAS ESHTE VETEM PER ATA QE E VJEDHIN DHE NUK PAGUAJNE FARE SE SA PER ATA TE NDERSHMIT DIHET QE HURIN KANE PER TE NGRENE NE CDO KOHE DHE NE CDO SISTEM QE TE JETE SE ASNJE NUK MENDON PER POPULLIN E NDERSHEM SA E MASHTROJNE PER VOTAT.

  9. sali budalla says:

    hahaha ia ka shkruar sali budalla shkrimin…he parti anti shqiptare he…ne litar duheni ju te gjithe per tradheti kombetare te shitjes se trojeve shqiptare

  10. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Ate qe nuk e beri Basha do ta bej ky i fundit, hajde mashtrim hajde.

  11. fad says:

    Halim estrada keto pun nuk behen me lloqe se ti vetem lloqe di se me keto gjona nuk je marr ndonjeher.

  12. Gjergji says:

    Qe jeni nje gazet e majte ajo dihet. Por te shtremberosh fjalet, shifrat, dhe permbajtjen eshte shume e ulet dhe amatoreske nga ana juaj.

  13. Tomorri says:

    O Halim te pakten ju duhet te ruani pak seriozitet ,se uijt as ne kohen e Enverit nuk jepesh falas jo tani ne kete kapitalizem me ngjyra fashiste,po ik or gjyvende se qenke fare i pjerdhur nga trute,po ik se nuk eshte per te besuare kjo dhe ndaj te them lere me mire kete pune se nuk eshte per ty dhe per ata qe te kane prure aty ty.

  14. Grideria says:

    Po o Sale, po, nuk mund ti ndertosh edhe sikur te shesesh spitalin tend privat (2.6 milion euro). Keshtu si ti ka mashtruar Sala 25 vjet rrjesht. Kush don qe Tirana te jete rrampalle, nje kosh i madh plehrash, ku te lulezojne kjoskat e qoftet tek parku Rinia, bregut te Lanes e tek kali i Skenderbeut, le te votoje Saliun (Halimin e Lulin). Keshtu do ta mbyse pjesen e ndershme te popullit llumhanja, ashtu sic ka bere gjithmone nen udheheqjen e te lavdishmit Sale (dulla), ku te ndershmit do te paguajne dritat e ujin, taksat e gjithcka edhe per llumhanen, qe per 25 vjet eshte perkrahur nga Sala e bijte e tij pasardhes. Votoje pra o popull perseri Halimin qe te lulezojne plehrat e kjoskat perseri ne Tirane.

  15. Ori says:

    Nuk e di nwse bwhet fjalw pwr njw gabim tw gazetarit qw ka kaluar lajmin apo tw operatorit qw e ka pubblikuar..Unw nuk di qw Z.Kosova tw ketw premtuar 4 mijw vendparkime, por e degjova tw fliste pwr 4050 vendparkime nw brendwsi tw blloqeve tw banimit, qw do ti kalojnw menaxhimit tw Bashkisw, dhe do tw jenw pwr rezidentwt e kwtyre blloqeve…

  16. Shpetimi says:

    Dr. Kosova tha 50 km rruge te reja dhe jo 50 mije km.
    Dr. Kosova tha 4050 vendparkime ne brendesi te blloqeve te banimi.
    Nqs pretendoni se jeni nje gazete e pavarur atehere mos e shtremberoni te verteten duke shkruajtur 50 mije km rruge por ashtu sic e ka thene.

  17. Patrillo says:

    O Halim! mos fol qesim, do jete me e besueshme te thuash do ul cmimin e ujit ose futja pordhes, do ulesh taksat psh. po jo te thuash falas, iku ajo kohe ska me falas, dhe atehere ne ate sistem skishte falas, se aty shkonte meku ishin cmimet e ulta, rrogat e ulta e hop baty.

  18. Nela says:

    Nela

    Halim Kosova drejtuesi i duhur per kete vend !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje