“Nuk gënjehet më njeri me thesin e miellit. Në këtë kohë krize njeriu ka nevojë për zgjidhje të vërteta, zgjidhje të mëdha.
Ne kemi një platformë të ulim me 25% çmimin e energjisë dhe të falim të gjitha kamatë-vonesat, të ulim taksat në nivelin më të ulët në Ballkan.
Të imponojmë taksën e sheshtë dhe të punojmë së bashku për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ndihmë ekonomike dhe financiare për ata që prodhojnë dhe punojnë për ti qëndruar në krah njerëzve të punës dhe punës së ndershme. Cila është oferta nga krahu tjetër? Sharje, fyerje!”.
Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në turin e takimeve të zhvilluara në Berat, Fushë – Mbret të Elbasanit dhe në Peqin, ku është njohur me shqetësimet e banorëve për papunësinë.
Duke iu drejtuar banorëve, kreu demokrat tha se “nëse shumica , të djathtë e të majtë, mendoni se kjo nuk është aspak rruga e duhur, e punësimit, e pakësimit të varfërisë, e së ardhmes dhe perspektivës për të rinjtë, t’i japim një mesazh të fortë me votën tonë, me një votë kundër papunësisë, kundër varfërisë, kundër mos mbajtjes së premtimeve dhe kundër mosbërjes asgjë për të mbajtur premtimet”.
“Taksat i rrit, çmimin e energjisë e rriti, akcizën e naftës e rriti. Të paktën të lante borxhin. Jo e rriti edhe borxhin. Ku janë paratë?
Të paktën të mbaronte rrugën, as rruga nuk mbaron. Ku janë paratë? Ku janë 100 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit për periudhën janar-prill.
Përgjigja vjen me votë me 21 qershor. Do pranoni me votë me 21 qershor këtë regjim gënjeshtar, mashtrues që nuk hap vende pune, që vjedh nga lekët e taksave apo do ta refuzoni?”, theksoi Basha. /gj.k/
shko more ne p.n…qe sa vite ke qene ne pushtet kun ni k..r se ke bo
kur flet ky luli per 100 milion dollar dh nuk flet 230 milion eurot e durres kukes. pra me nje rruge eshte bere nje vjedhje qe eshte pare me asnje cep te botes
te riktheheni ju dhe te risjellim kaos kudo? te risjellim florencat ne gjithe shiperine? kjo eshte zgjidhja luli? apo te vazhdojn njerzit drejtimin e duhur duke punuar dhe zbatuar ligjet? shikoni vec ligjin per duhanin. e beri pd dhe e zbaton ps! car do me shume?
si flet o basha kshu? po kush e zhyste vendin cdo dite e me keq dhe thoshte jemi pas gjermanis?? rama apo sala? ai qe po ve ligj dhe po ben reforma apo ai qe bente gerdec dhe vriste ne 21 janar??? KUSH?
basha ka harruar qe deri para 2 vjetesh kishin cdo institucion ne vend dhe se vidhnin cdo gje. rama sa erdhi filloi me nje borxh qe smendohej, borxhet ndaj biznesit
o zedhenes vazhdo me letrat e plakut te ABA. je ne rruge te mbare per mos te ardhur kurre ne pushtet! mendon ti se njerzit duan balten e perditshme te nje njeri qe ka qe ne 1990 qe mban peng shtetin??! jo! nuk duan njerzit asgje nga ju me
po mire o bashe po deri dje ishte sala kryeminister dhe ti kryetar bashkie. ku jan ato vende pune qe kishit ju? pse genjeni? pse doni me ven ushtar neper bashki qe te bllokoni dhe ta mbani vendin akoma me sherre qe gjthmone qytetaret i vuajne. a mund te behet vendi kur ti rri ne holland dhe ushtaret e tu bllokojne?
shko mor p.. ti klysh i sales qe bere vec skandale dhe vjedhje. a mund te votohet nje antishqiptar si ty qe i fali detin grekut??? ti duhesh denuar per tradhti kombetare!
o bashe fol pak per ca ke bere vet per tiranen. pse nuk merr ne cdo qytet ca njerez dhe ti sjellesh ne tiran qe ti tregosh tramin
nuk i paska pire ilacet e mengjesit lulushi sot. turp kur flet edhe ky per ndershmerine eshte personi i fundit qe duhet t flasi per kte ceshtje ne kte bote!