Me detyrime prej rreth 7 milionë eurosh, CMB Albania, që administronte rrjetin e supermarketeve Carrefour, ishte kthyer në makthin e shumë furnitorëve shqiptarë në muajt e parë të këtij viti. E zhytur në borxhe, kompania po shkonte drejt falimentimit, çka do të zgjaste pa fund kalvarin e bizneseve të tjera për të mbledhur paratë. Dhe me performancën tepër negative të bilancit të Carrefour, ku detyrimet i kalonin aktivet e kompanisë, maksimumi i kthimit për furnitorët nuk do t’i kalonte 15-20%. Teksa konsumatorët nuk vizitonin më supermarketin, dikur shumë të suksesshëm, por që kishte mbetur me rafte të boshatisura, ra dhe frekuentimi i dy qendrave tregtare kryesore në vend, QTU dhe TEG. Në këtë situatë, Grupi Balfin, aktori kryesor i tregut të retail në Shqipëri, krahas aktiviteteve të tjera, vendosi të merrte në dorë situatën, duke blerë një pjesë të aktiveve të CMB dhe duke negociuar me furnitorët për kthimin e detyrimeve. Në një intervistë të posaçme për “Monitor”, presidenti i Grupit Balfin, z. Samir Mane, flet për marrjen e së drejtës së përdorimit të markës Carrefour në Shqipëri, arsyet e dështimit të CMB si dhe perspektivën e tregut të retail në vend.
Pse vendosët të blinit dhe menaxhonit vetë linjën e supermarketeve Carrefour?
Pasi pamë disa vështirësi të momentit të kompanisë CMB, që menaxhonte rrjetin e supermarketeve Carrefour në Shqipëri, vendosëm t’u bëjmë atyre një ofertë për të marrë një pjesë të aseteve të njësive në TEG dhe QTU. Kjo lëvizje ishte e lidhur edhe me ecurinë e tyre në qendrat tregtare, sepse pamë rënie të fluksit të njerëzve që shkonte në qendrat tregtare.
Për këto arsye u nxitëm të hynim në diskutime për të blerë një pjesë të aseteve që ata kishin në qendrat tregtare. Pra ne nuk kemi blerë kompaninë CMB.
Sipas marrëveshjes që ne bëmë me CMB, paratë që paguam për blerjen e aseteve të CMB, në një pjesë të madhe janë përdorur për të likuiduar një pjesë të konsiderueshme të borxheve që CMB u kishte furnitorëve, të cilët kishin disa kohë që nuk merrnin pagesat e tyre. 97% e klientëve kanë rënë dakord për të marrë pjesërisht ose plotësisht detyrimin. Përgjithësisht është rënë dakord për të shlyer 75% të detyrimit. Unë besoj se ky transaksion ka qenë një zgjidhje pozitive për tregun lokal, sepse në qoftë se do të kishte procedura normale të ecurisë së tyre, kompania mund të kishte shkuar në falimentim dhe procesi do të ishte tejzgjatur.
Me këtë ndërhyrje që ne bëmë, fillimisht duke kthyer 50% të detyrimit dhe më pas edhe 25%, ne mendojmë se e kemi ndihmuar tregun lokal, sepse me këta furnitorë do të punojmë sërish. Pa dyshim ishte dhe dëshira e CMB që të ardhurat nga shitja e aseteve të përdoreshin për kthimin e detyrimeve. Kanë filluar të bëhen pagesat e para. Nëse ecim me këto ritme, i gjithë procesi mbaron për një muaj.
Ka disa kompani që nuk janë të kënaqur me kthimin e 75% të detyrimeve dhe ato mund të vazhdojnë procedurat e tyre ligjore sipas ligjeve në fuqi.
Pra nuk ia dhatë likuidimin CMB, por bëtë pagesën e furnitorëve?
Po, ne vumë kusht, që këto para që ne do të japim për një pjesë të aseteve, ne do t’i përdorim për të larë borxhin, sepse ne duam t’i mbajmë këto qendra. Kjo është një gjë që në fillim u keqkuptua nga furnitorët, por më pas u gjet konsensus që kjo ishte rruga më e mirë në atë problematikë që ata kishin.
Sipas bilancit 2013, detyrimi ishte rreth 7 milionë euro. Sa ishte aktualisht?
Diku te 7 milionë euro. Por, nga shifrat që ne kemi sot, mbi 90% e kompanive kanë firmosur për të vazhduar me këto transaksione dhe shumica e tyre kanë filluar të çojnë mallra në marketet tona.
Risia është që Almark, një kompani e re 100% në pronësi të Grupit Balfin, ka marrë të drejtën e përdorimit të markës Carrefour dhe me këtë kompani kemi filluar të operojmë. Kjo presupozon që do të ruajmë të njëjtat standard të Carrefour France për të gjithë projektin që ne kemi në Shqipëri.
Që nga java e kaluar kemi filluar të importojmë nga Carrefour Franca dhe së shpejti do të importojmë nga Carrefour Italia të gjitha produktet që na interesojnë t’i kemi në raftet tona.
Pse dështoi kompania CMB që menaxhonte markën Carrefour në Shqipëri?
Në fillim, CMB kishte një ecuri shumë të mirë në tregun shqiptar. Nëse do të operonin vetëm në dy qendrat tregtare, ata do të kishin pasur sukses. Hapja në njësitë e tjera i dëmtoi. Arsye të tjera mund të lidhen me menaxhimin e tyre, apo me krizën në Greqi, që është një problem në vete. Dihet tashmë që këto kriza nga retail grek transmetohen në retail shqiptar, por dhe nga ekonomia greke në ekonominë shqiptare. Unë besoj se kompania është fokusuar më shumë në tregun grek, ku ka një qarkullim vjetor prej 2.8 miliardë dollarësh dhe kanë lënë për momentin satelitët si Shqipëria, Bullgaria, që të operojnë në këtë formë, pa qenë vetë aksionerë, sepse tashmë fokusi është Greqia, ku kanë biznesin kryesor.
Në përgjithësi, si e shpjegoni faktin që kompani të huaja që kanë hyrë në tregun e retail në Shqipëri, si Delhaize, Mercator, apo dhe Practicer kanë dështuar?
Ka një problematikë në raport me kompanitë që hyjnë për shkak të shpenzimeve të mëdha operative që kërkojnë mëmat, për shkak të superstadardeve që duan të ruajnë, por edhe për shkak të mosnjohjes së tregut dhe më e rëndësishmja është mosstudimi i shkallës së informalitetit që ekziston në vend. Në momentin që ata studiojnë tregun, mendojnë që lufta ndaj informalitetit do të ketë ecuri të shpejtë si në të gjithë Lindjen. Në fakt, lufta ndaj informalitetit këtu është më e vogël dhe kur bëhen studimet (progresionet) u rezulton se kjo punë do të rregullohet shpejt. Por, me sa duket, kjo nuk do të zgjidhet shpejt dhe ky është thelbi i problemit.
Pa dyshim që ne jemi një shoqëri që nuk e njohim retail. Unë vetë jam një nga pionierët e krijimit të retail të organizuar. Në krahasim me Maqedoninë p.sh., qendra e parë tregtare atje është hapur para 40 vitesh, Nike e njohin që para 50 vitesh, Adidas po ashtu. Ndërsa ne jemi një shoqëri e re në drejtim të njohjes së produkteve, me një historik prej 15 vitesh.
Pra për t’i përmbledhur, arsyet lidhen me mosstudimin e mirë të progresivitetit të shkallës së informalitetit dhe shpenzimet e mëdha operative. P.sh., sistemet kompjuterike shumë të shtrenjta që nuk janë të nevojshme të aplikohen për momentin në Shqipëri, programe shumë të shtrenjtë të lidhura me qendrën. Këto janë të gjitha gjëra që konsumatori shqiptar, megjithëse janë një vlerë shumë e mirë, nuk i paguan. Nuk mund të përdorësh p.sh., sisteme SAP në një retail, që bën 30 milionë euro. SAP përdoret në një kompani që qarkullon 250 milionë euro, pra në Shqipëri nuk ka ekonomi shkalle që do të mundësonte përdorimin e tij. Pa dyshim që informaliteti është pjesa më e rëndësishme. Dikush ngjitur me ty i shet domatet pa TVSH. Tjetër element është që vlerësimi i konsumatorit për shitjen moderne nuk është me aq vlerë të shtuar. P.sh., marrja e djathit në rrugë me marrjen e djathit në supermarket ndryshon 100%, për shkak të temperaturave që ruhen, ngrirje-shkrirjeve etj. Në supermarket ka një proces të trajtimit të produkteve nga ana e ruajtjes frigoriferike që konsumatori nuk e vlerëson.
Cilat janë planet për zhvillimin e Carrefour, do ta shisni sërish, apo do ta mbani?
Nuk kemi tani plane për ta rishitur. Ka filluar të rritet xhiro që në dy javët e para që ne e kemi marrë. Marketet janë mbushur plot. Ne mendojmë që brenda një viti do të investojmë rreth 15 milionë euro të tjera për hapjen e degëve të reja. Kemi identifikuar dyqane të reja që do të hapim në Tiranë. Kemi mbyllur dyqane që nuk funksiononin në mënyrë të menjëhershme. Kemi identifikuar 8 dyqane të reja që do t’i hapim brenda vitit dhe shumë shpejt do të jemi në të gjitha rrethet e Shqipërisë. Ne mendojmë një dyfishim të xhiros brenda këtij viti dhe trefishim të xhiros brenda vitit tjetër. Këto janë shifra që janë të realizueshme.
Ju thatë që problem i Carrefour ishte që u zgjerua jashtë qendrave tregtare, ndërkohë që dhe vetë do të ndiqni të njëjtën strategji. Pse mendoni se ju do të keni sukses?
Sepse do të ecim me modele të tjera, të cilat do t’i bëjmë publike. shumë shpejt. Modeli ynë do të jetë ndryshe nga ai i ndjekur deri tani. Kemi marrë kërkesa nga 20 njësi dhe po shohim alternativa të tjera. Do të jemi dhe me minidyqane, por edhe duke ofruar zbritje.
Pra do të vazhdoni të konkurroni me çmime të lira?
Po, do të konkurrojmë dhe me çmime të lira, por Carrefour do të jetë markë superunike që do të trajtojë të gjitha shtresat e popullsisë. Gjatë kohëve të fundit ne kemi pasur produkte që i përkasin shtresës së mesme dhe të lartë. Ato do të jenë prezente.
Po për tregtimin në supermarket të produkteve shqiptare, çfarë strategjie keni për t’i nxitur?
Ne kemi një njësi për eksportet brenda kompanisë. Jemi në kontakte për të çuar produktet tona të certifikuara sipas standardeve në pjesën më të madhe të vendeve. Do fillojmë brenda vitit të eksportojmë produktet ushqimore, si p.sh., djathë, perime. I kemi gati pothuajse të gjitha procedurat dhe do të nisim shumë shpejt. Si një kompani e madhe kemi mundësi ta bëjmë këtë.
Pa dyshim që vlerat unike të grupit janë Neptun dha Jumbo, dyqanet që performojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, dy njësitë që janë në ekspansion në të gjithë Ballkanin. Lidhja e emrit Carrefour me këto dy brande, përmes një karte unike për klientin, do të na diferencojë në tregun e retail brenda tre muajsh. Objektivi ynë është që brenda vitit me Carrefour të bëhemi retail më i madh në vend. Ndërsa në tregun e retail në total, me TEG, QTU, Jambo dhe veshjet ne jemi operatori më i madh në vend.
Si e shikon të ardhmen e tregut të retal në Shqipëri në raport me konkurrencën, informalitetin, potencialin për rritje?
Në raport me konkurrencën, duke qenë se të tre aktorët kryesorë kanë një pjesë shumë të vogël të tregut, nuk e shoh që ne jemi konkurrentë të vërtetë me njëri-tjetrin. Padyshim që kjo fazë do të vijë. Problemi më i madh është informaliteti.
Gjithsesi dyqanet e vogla kanë qenë një model i mirë vetëpunësimi në Shqipërinë e pas viteve ‘90, megjithëse Shqipëria është një vend unik ku ka dyqane çdo 10 metra. Si e shikoni ju?
Në gjithë botën nuk funksionin kështu, nuk do të funksionojë dhe tek ne. Është një proces që nuk mund ta ndalojmë dot, është një proces që do të shkojë drejt formalizimit. Ne nuk kemi asgjë me të gjithë ata që kanë dyqane të vogla, po të paguajnë tatimet, TVSH. Ata, në qoftë se ekzistojnë, ekzistojnë. Në raport me punësimin, po të bëhen statistikat, megjithëse ka shumë dyqane të vogla me të vetëpunësuar, ne kemi më shumë të punësuar me më pak përqindje tregu. Pra, në qoftë se kemi vetëm 15% të tregut si retail i organizuar po e quajmë, punësojmë 40%. Ne nuk kemi konkurrente dyqanet e vogla që shesin, ne duam që ato të shesin me TVSH.
Nëse ne do të shkojmë atje ku ka tre dyqane të vogla p.sh., ata punësojnë 6 veta, nga dy secili, ne punësojmë për një njësi të tillë 8 veta. Sepse ne kemi dhe një person më tepër për kontrollin e cilësisë, sigurinë, etiketimin etj. Kemi procese të cilat ata nuk i kanë.
Sa është tregu real i retail dhe shkalla e informalitetit sot?
Vlerësoj se tregu është rreth 1.4 miliardë euro dhe shkalla e informalitetit luhatet në 60-70%. Ne jemi aktorët kryesorë të tregut të retail në Shqipëri. Me përvojën dhe stafin, besoj se shumë shpejt, duke unifikuar stafin, do të kemi një rritje shumë të shpejtë.
Si e shpjegoni ecurinë e mirë të Jumbo, ndërkohë që me veshjet nuk keni pasur rezultat aq të mirë?
Me veshjet nuk jemi mirë, kjo edhe për shkak të informalitetit që në këtë sektor është në shkallën 90%, pra shumë i lartë. Kurse Jumbo është një koncept tjetër që funksionon shumë mirë. Sapo kemi hapur dyqanin në Kosovë dhe do të hapim gjashtë dyqane të tjera në Kosovë dhe gjashtë të tjera në Shqipëri. Jumbo është një koncept unik, që vë përballë dhe produktin e lirë dhe atë të shtrenjtë, pra vënë përballë një lodër shumë të lirë dhe një tjetër shumë të shtrenjtë dhe konsumatori e zgjedh vetë çfarë do.
D.m.th. në Shqipëri, që të kesh sukses në retal, duhet të jesh sa më i lirë?
Jo me patjetër duhet të jesh sa më i lirë, por duhet të kesh zgjedhjen e duhur, që konsumatori ta bëjë vetë zgjedhjen. Të lirën dhe të shtrenjtën duhet t’i kesh. Pa dyshim tani kemi dhe mbështetjen e Carrefour. Planet janë të shpejta, do të jenë të dukshme shumë shpejt. Brenda vitit do të hapim dy dyqane në Shkodër dhe një në Korçë, dy në Elbasan.
Po ecuria e grupit Inditex (Zara, Massimo Dutti etj.), që hyri vitin e kaluar te TEG, si ka qenë?
Zara ka një ecuri shumë të mirë. Ka produkte si Massimo Dutti që kanë qenë më mirë sesa pritshmëria. Ka dhe marka që kanë pasur ecuri më të ulët sesa pritej. Ne si qiramarrës dhe si franshise jemi shumë të kënaqur. TEG është në kulmin e vet.
Në 2013-n, qarkullimi vjetor i TEG ishte me rënie. Si ka qenë ecuria për 2014-2015?
2014-a ka qenë me rritje. Ndërsa në 2015-n fillon e ndahet dividendi i parë, pra kompania është parashikuar të dalë me fitim.
Pra arritët pikën e daljes me fitim (break even) për 4 vjet. Për sa vjet e kishit parashikuar kur kryet investimin?
E kishim parashikuar për tre vjet, por tani jemi Ok. TEG është 100% i dhënë me qira, markat më të mira janë aty, kombinimi i markave është optimal. Tani po bëjmë përzgjedhje të dyqaneve që japin më tepër vlerë, për shkak të kërkesave të mëdha.
Monitor
Ky daku e ka ne terezi. I falimenton bizneset e te tjereve dhe i blen vete pastaj gjoja i menaxhon me mire
Ajo qe eshte qesharake eshte qe njerezit nga hici gdhihen milioner me ndimen e dikujt dhe fillojne shesin mend se u duket vetja te zgjuar
Po te kesh nje fshat resort, dy qendra tregtare, rrjetin Neptuno, nja ca pallate… sikur i bie të kesh nja ca kokkra mend, or cun :-)))
Ky zoteria qe thua ti e kanisur tregetine qe me 1993 duke shitur makina keshtu qe nuk ka dale fare nga hici sic kujton ti!
Kot e e ke Zamir, nuk te shkel me njeri ne Carrefour. marke qe e shkelet me kembe dhe i trajtuat kliente e furnitore si skllever.
Pastaj Carrefour ne Shqiperi nuk figuron kerkundi .
Shikoni ketu :
http://www.carrefour.com/worldmap
@ Taras: mos e vrit mendjen, se ti e robt e tu do jene te paret qe do hallakateni neper korridoret e dyqaneve! Ahahahahaah
Po athere ca do thuash? Do skuqesh si spec, o kastravec ahahahahaha
O Taraso, mos e merr me frige, se grupi grek Marinopoulos e qelbi muhabetin. Ke njefare te drejte ti, nuk ja ke fut krejt kot.
Po duro bre si po durojmë edhe ne te tjeret e pastaj bej jo skeptikun, po edhe kritizerin dhe analistin dhe halistin po deshe. Vec duro pak
Ky robi Zamir i dha vlere por fakti tregon se karacilat e huaj nuk mbijne kollaj dhe se vetem ne u bejme hyzmetin e duhur
Shyqyr qe foli nje biznesmen per informalitetin, qe po na mbyt 360°!!!
Taksa nuk paguajne, siguracione jo, as e rruajne e as e qethin. E si mund te vazhdoje biznesi i huaj te operoje ne kte far vendi!?
Zamiri osht shume i zoti, nga rrefugjat austrie u bo pronkar i modh n’vendlindje.
Break even qenka te dalesh me fitim? Ku i mesoni keto gjera, te Kristali?
ahahahah!
Te njejten pyetje kisha dhe une, Monitori njihet si reviste e mirefillte ekonomike. Si ka mundesi qe te behen keto gabime kaq trashanike apo kane marre gazetare sportive per te mbuluar çeshtjet ekonomike?!
Ti mos bej mistrecin, merr kontekstin jo lapsusin ?
Se mos je redaktor ore, e na qelb pune
Përgezime Z. Mane për sinqeritetin e intervistes.
Të ishte edhe politika jone e sinqerte sa 50% e kesaj interviste do te ishim ne nje stad tjeter.
maskara i lidhur me te dyja anet e hales politike te vendit….
Ky mund jete gjithcka ne jeten private, po ne biznes e me biznez i pallon te dy krahet e politikes :)))))
Hapi syte o qyp, se ngelr duke ble tek llumi i trotuareve
Po cfare bleve ti o Zamir, ty te mbeti ne dore. Te ra ta mbaje me 25% te vleres se te gjithe furnizimit gjendje, dhe te shkreteve furnitore u propozove ti japesh 50% te shumave te papaguara ose asgje nese nuk bindeshin. Dhe me dicka qe te tjeret humben gjysmat e parave per mallin e tyre te furnizuar ti fitove nje te drejte emri dhe mbajte tere strukturen e investimin e mobilimin pa dhene asnje qindarke nga xhepi jot. Pra me parate e hallexhinjve ti u bere me Carrefour. Mjaft na shisni edhe mend. Na lini te vuajme fatin e ndyre te te jetuarit ne nje vend ku mashtrimi e gllaberimi jane elite e e drejta eshte mekat.
O “Mero”, pse mer jahu boni t gjith si p* some, sikur ca dini, ne 5 yhashetheme spurdhjakesh neper mejhone.
Hec er katnar, fillo t punosh noj cik e mos rri tuj pjerdh me komente. Jeni bo t gjith si bretkoca gjirizi qi vec kuak kuak boni e qelbni dynjan. Ptyhhhh! Far e keqe!
Asnjehere dhe asnjeri nuk e din se si ky zoteri u be miliardier….por ne ket vend muti, nuk ka vend per habira…..
Fazllici, salici Jane kokat. Ky bedeli
ZAKONISHT KETO BIZNESE SHITEN PER 10 LEKE DHE RIBLIHEN MBAS NJEFARE PERIUDHE ME 5 LEKE.KESHTU DALIM ME NJE FITIM PREJ 5 LEKESH. PUNE ME MEND
O Bic, o rrujtar, s qenke krejt budall ti :):):)
Si ka qene me shendet Ridvani kohet e fundit????
Mir ka qene, t’fala robve të shtepise te gjithe të ben ahahahahahaha
Bravo i qofte ketij burri qe e ka ble carrefour… carrefour eshte emer i madh dhe shyqyr qe jane ne shqiperi faloe Zamirit se te ishte per greket do ishin cof me kohe
Jam pononjes i Carrefour dhe nuk e pershkruaj dot katrahuren ku qeme gremisur. Falenderoj me gjith shpirt Balfin grupin dhe Zamir Manen. Mos harrni, jemi 420 veta qe mbajme familjet, ndryshe do na shihnit ne rruge!!!
PO ca thote njeri aty bre… po shume mire bre qe e mori Zamiri se do keta te carrefour it ore keta kane produkte shume te mira….c’rendesi ka sa e bleu apo nese do e blej apo do e shese.. rendesi ka qe keta jane ketu….
PO shyqyr qe e ke marre o Zamir Mane se perndryshe do kihsin shku ne shpi te gjithe ata punetore e do kishin njel pa buke ata me gjithe familjet e veta… kshu te pakten nuk i len ne rruge…
E beri Euromax, e shiti, e bleu, e shiti, e bleu… i lumte! Hallall o Zamir, doli nje i zgjuar nga cunat e Austrise
Lum ju shqipe qe keni Zamirin ne Tirane se ka ba gjithe ato pune e gjithe ato investime… Kshtu ku mujt me e ba dhe ne Shkup e ka sjelle gjithe ato vende pune ne…. Carrefour eshte firme shume e madhe dhe ju ne tirane keni mundesine me zgjedh nga gjithe ato dyqane se na kemi nigju qe dyqanet jane mush plot e po kthhehen njerezit tu ble…
Mbushe me mall shqiptar, lidhe me ato qe di me mire, bejr Carfurin kuq e zi!
Falemnderit Zamir,se na solle Zara! Se ngelem duke u veshur me zhelet e rruges!
po keta bizesmenat e fuqishem te shqiperise kan qen,jan,dhe do te jene veglat e prokuroreve me te kirruptuarit e ballkanit, qe ja u marrin pasurir shqiptareve te ndershem duke ju nxjerr lloj lloj intrigash ndaj interesave personale.Kjo eshte e verteta e bizesmenve me te fuqishem shqiptar.
Hallall i qofte Zamirit qe e majti Carrefourin ne shqiperi se do ishte myll nji nga firmat me te medhoja ne bote…. une ne itali ketoj e shkoj shpesh ke carrefour kshu qe e kom me qesh….
Carrefour-i erdhi nepermjet grupit grek Marinopulos. Pa hyre ne detaje te tjera, eshte shume me mire qe te kemi biznesmene vendas, se sa te huaj.
Bravo Zamir Mane!
E kom me qef
O Zamir,a e ke ndigju ate llafin ” qent t lefin, karvani le t heci para!”
Informalitet, papergjegjshmeri shteterore, papergjegjshmeri bashkiake, papergjegjshmeri fiskale… turp turp pas 25 vitesh!!!
Nje nga sfidat e kryetarit te bashkise se Tirones eshte lufta ndaj informalitetit neper rruget e qytetit! Vetem keshtu mund te bejn hajer bizneset e ndershme!
Hallall Mero! Ahahaha
Nga Mogul e bere Zamon shenjtor! Ahahahaha
Po shyqyr o Mero qe t u hapen syte! Po mis na e shit si shenjtor se ai biznesmen mbetet ore! Plot sukses po manjak i lekut ama!! Ahahaha!!!!
TEMA qenka penduar dhe nuk i gjobit me bizneset :-)))
Ky eshte nje nga bisnesmenet e shumte qe ka perqindjen e vete edhe KM yne i ndershem (3000 Euro) Edi Rama .
Sa bukur te flitka goja, si emri, me te lumte!
Robt ku ti keshe po erdhe tek dyqanet tona! Nuk i dum tobt si ti me byca t buta :))))) hahahaha
Po shyqyr qe e mbajtet! Bota ben ljfte te mos ike, e ju i beni hesapet jo Zamiri, jo ku k gjrti paret, jo je ka shoke…Futja kot sot e mot
Po ne Prishtin kur po na e bjen Carfurrin?
Na ke pru Neptun, kem edhe Jumbo, tash mos u tut e na e prun edhe qat firm e emen t math Carfur
I dashur Mero!
Do ishti mire qe ne gazeten tuaj te diskutohej edhe perdorimi me vend e pa vend i fjaleve te huaja
“Tregut te retal”=tregati me pakice
Performance=realizim
Landfill=fusha e plehrave
Luku (look)=paraqitja e jashteme
Jame I sigurt qe “gazetaret” qe I perdorin e dine origjinen e tyre, por perdorimi I tyre tregon munges kulture
Fusni mallra shqiptare!
Fusni perime dhe fruta shqiptare!
Hidhni ne gjyq shtetin dhe bashkine per lejimin e informalitetit!
Ju te Neptun mund ta beni!
Urime dhe suksese!
Nuk ka falimentuar,por kane nderruar pronaret !
Berishjanet jane “fshehur”,mbas falimentimit.