Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës premton uljen e taksave në nivelin 30 % për bizneset dhe hapjen e 24 mijë vendeve të reja të punës.
Gjatë takimit të rradhës me banorë të kryeqytetit, Kosova tha se me fitoren në zgjedhjet e 21 Qershorit, Bashkia e Tiranës merr përsipër lehtësimin e procedurave për çdo subjekt privat që do të hapë vende të reja pune.
“Papunësia mbetet kryefjala. Do të ulen taksat që bashkia ka në dispozicion deri në kufirin ligjor 30 %. Po kështu fondi i garancisë në punën e bashkisë do të ketë si limit shifrën 15 milionë euro, për të nxitur punësimin.
Marr përsipër të ofroj cdo individi apo sipërmarrësi që hap vende të reja pune thjeshtimin e procedurave nga 4 në 1 dhe realizimin dhe përgjigjen do ta marrë në kohë rekord duke ofruar si mundësi të re “One stop shop.
Në 4 vjet do të hapim 24 mijë vende të reja pune. Dhe ka një mundësi tjetër për të hapur 10 mijë vende si mundësi punësimi kryesisht për të rinjtë përmes praktikave me ndërmjetësim e bashkisë”, tha Kosova.
Gjatë takimit, kandidati i PD-së tha se do të punojë si kryebashkiai me të njëjtin pasion sikundër i ka shërbyer pacientëve në spital si mjek.
“Le të dalë sot një njeri dhe të thotë se Halim Kosova më mbaroi punë, por më morri lekë.
Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që i ka dhënë qytetit dhe jo për një kandidat që s’ka bërë asgjë për këtë qytet.
Unë i kam shërbyer pacientëve njëlloj pa dallime, a janë demokratë apo socialistë, qytetarë apo fshatarë.
Natë e ditë i kam shërbyer me përkushtim dhe të njëjtën gjë do të bëj edhe si kryebashkiak.
Unë jam mësuar të punoj natë e ditë, të shtuna e të diela kam qenë tek koka e pacienteve.
Kur i hyra garës për kryebashkiak pyeta veten time, pyeta Dr. Halimin: a je gati të marrësh përgjegjësi? kam hyrë në garë i propozuar nga Partia Demokratike dhe e kam për nder, por si kryebashkiak do t’i shërbej cdo qyteti të Tiranës dhe qytetit që i kam dhënë shumë“, tha Kosova.
Në vijim kandidati i PD-së tha se posteri tjetër i fushatës do të jetë Punë dhe jo llafe.
“Unë jam njeriu i punës, por s’kam ctë bëj se duhet të vij këtu dhe të takohem dhe të flas. Por të ishte ndryshe tani do merrja celësat e zyrës dhe do i përvishesha punëve, ashtu sikundër kam bërë në fushën e shëndetësisë“, tha Kosova.
UFFAAAAAAAA ME KETE TIPIN AMAN . MUND TE JETE PAK EM SERIOZ NE GJERAT QE THOTE SE DITA DITES PO KEPUT NDOI BROCKULL
po mire more zoteri nuk e kishit ju bashkine per kater viete me rradhe e nuk bete asgje , si mund te jeni kq te pacipe sa te rikerkoni vota per te mos bere serisht asgje. ne momentin kur njerezitr duan qe tirana te rinise te marr fryme e tenis te kete ndryshime reale
Halim Kosova vuan per trute e kokes , mua realsih me bezdis pamase mungesa e seriozitet e tregur deri me tani duke fyer njerzit dhe menyren e te menduarit e pritshemrite qe ata kane per kryeqytetin
si ka mundsi qe nje vend pune pervecse per militantet ne bashki nuk e hapi luli? tani ju na merrni per budallenj qe t ju votojm juve dhe te vim ne bashki ku drejtor florenci te pret si gangsterr?? nuk mashtrohen me tironsat dhe nuk ju japim me asnje vote. me shume besim kemi te veliaj i cili nje reform qe se prekte njeri prej 20 vitesh ai ia doli ta bente
po ku di ti se kush jan taksat vendore o vlla,ti ej analfabet
o halim po ca thua se taksat i ka ul luli, per pak sa nuk na e beri cdo cep parkimi me lek…parti mashtrsue
ne fakt per buxhete punsimi luli mban rekord qe ka dhen. nuk e di sesa here ka dal ne tv dhe merrte hua nga organizata te ndryshme dhe pastaj nje biznes te vetem nuk e ka mbeshtetur. kuptohet qe te bizneset nuk perfshij ato te kunatit se ai eshte i vecant
o halim mos mashtroni me. je njesoj ne premtime si luli. nuk mund te humbasim prape 4 vjet…duam sherbime, rruge te shtruara, trotuare pa plera dhe me kosha
PO cfar ke pritur dei me sot cfa pret akoma ju Kosva bashke me lulin ne krye te bashkise ini perse nuk punoni
mbas nje zhgenjimi kaq te madh qe morem keto 4 vite nuk besoj se ka tirons qe nuk voton drejtimin e duhur
Mir mo Halim, por pse 24 000 vende pune e jo 48 000, mbaron pune e nuk merr leke po si mbahet klinika “petal”, punon nate e dite por ne ç’fare ore te dites flen ti ?!
Kesaj i thone…O Halim je tu fole qesim…..Po ne fakt c te beje Halimi, e kane lene vetem askush nga PD (qe e dine se e kane humbjen te sigurte) nuk e mbeshtet ne fushate. Dhe Halimi…si Halimi….
Kesaj i thone…O Halim je tu fole qesim…..Po ne fakt c te beje Halimi, e kane lene vetem askush nga PD (qe e dine se e kane humbjen te sigurte) nuk e mbeshtet ne fushate. Dhe Halimi…si Halimi….
Ky do punoje sic duhet se ska nevoje as per dasma as per pasuri se i ka ne rregull punet e veta.Nga kush shpresoni nga ato kontratat e famshme te erit qe jane aq shume sa dhe vet i ka harruar.Ose me mire ta kthejme ne monarki vendin tone qeveri-bashki rama dhe cdo gje ne dore rilindja.Te tjeret te fryjne syte pastaj qe nga socialistet e thjeshte e me radhe.
Dr Halimi.
Jam nje kolegu jot. Nuk eshte kjo pune per mjekun. E pame se c`na bene mjeket e tjere. Une jam me i vjeter se ti dhe nuk krijova dot nje klinike private nje kohesisht duke punuar ne shtet e aq me teper duke punuar me urgjencat e Tiranes dhjete fish me teper se ty. Bixha te ra ty. Por mendoj mjaft. Meru me gjinekologjine. Je me i mire se Luli, por mos u felliq me kete pune, se nuk e qeron dot. Akoma, mjeke si ti, Tan Shehu apo Mentori e ndonje tjeter doni te hani? E shkateruat mjekesine e tani doni te shkateroni perfundimisht shtetin, Tiranen tone.Ik or Halim sa nuk te ka dale boja. Kjo eshte nje keshille; ti mere si te duash.
Vazhdo Doktor Halim Kosova se je fituesi i padisktueshem i Tiranes per kete 4 vjecar qe vjen dhe per 4 vjecarin tjeter.
Me pelqen qe nuk te interesojne perallat e disave pasi ti je njeriu i punes i aksionit i perkushtimit e qendrimit ne krye te detyre 24 ore non stop.
Populli i Tiranes te beson tyja voten per nje Tirane te tyren si nje njeri me eksperience perkushtim drejtesi e ipakorruptueshem,halla voten e gjithe atyre qe do ta japin e njekoheshit pastaj do fitosh dhe simpatine dhe te atyre qe ne kete 21 qershor nuk do te votojne me gjysme zemre pasi e dine qe je e do te jeshe shembullor
Doktor Kosova te qenka ritur vlera se na qenka bere nigo koleg me ty.paska mbaruar dhe nigo per veteriner mbreme vone.po te keshillon nigo me dip llome qe te qenka bere kol lege.