Gjici premton 100 milionë euro investime për Kamzën: Më 21 Qershor të shporrim të keqen

25 Maj 2015, 15:51Politika TEMA

100 milionë euro investime ka premtuar kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë Kamëz, Safet Gjici, gjatë nje takimi me komunitetin nga Puka që jeton në këtë bashki, ndërsa ka paraqitur projektet që do ti japin fund problematikave te këtyre banorëve.

“Ne kemi ardhur në bashkinë e Kamzës për të sjellë një ndryshim të madh. Ta çojmë Kamzën në drejtimin e duhur. Të sjellim 100 milion euro investime në infrastrukturë, rrugë kanalizime, shkolla kopshte. Të jeni të sigurtë që nuk ju zhgënjej”, tha Gjici.

Kandidati i ASHE i drejtoi apel banorëve që në 21 Qershor të votojnë drejtimin e duhur dhe të ndëshkojnë me votë kryetarin aktual të Bashkisë

“Ne duhet ta shporrim një herë e mirë këtë të keqe që ka pllakosur bashkinë e Kamzës dhe Paskuqanit dhe ti kthejmë dinjitetin njerëzve që meritojnë shumë më tepër”. tha Gjici.

21 komente në “Gjici premton 100 milionë euro investime për Kamzën: Më 21 Qershor të shporrim të keqen”

  1. Renata says:

    Safet Gjici po ben premtime te medha per kamzen e harruar nga Mziu,, shpresojme ta fitoje per ti ndryshuar fytyren

    1. bella says:

      gjici meriton ta drejtoje kamzen ne drejtimin e duhur per patriotet e vet dhe per te gjithe banoret qe jetojne aty

      1. hoxha says:

        te shporret e keqja njehere e mire duke mbeshtetut gjicin me vote,, jam i sigurte qe do arrije te ndryshoje shume gjera

        1. geni says:

          nese shporret xhelal mziu nga kamza,, atehere une mendoj se shuke gjera te mira do e presin si ne infrastrukture ne planet urbane etj

          1. ina says:

            100 milion me se te merituara per Kamzen se e vodhen dhe e bene pershesh e lesh e li, asnjeri nuk i doli per zot

        2. beso says:

          gjici eshte njeriu i duhur i bashkise kamze

        3. mziu me i zi se xhelali says:

          Kamza, gjithe ai qytet me gjithe ata banore, eshte katandis si kandahar, me nje kryemashtrues, xhelal mziun qe vodhi cdo fond te bashkise, shfrytezoi postin duke u tall me njerezit me gajde. Nese kamzalinjve u intereson e ardhmja e tyre, duhet ta shporrin njehere e mire, qe te marre edhe kamza pamjen e nje qyteti prej se verteti, jo vetem me disa emra qesharake rrugesh.

          1. teuta says:

            Kushdo qe te jete, me shume ze Mziu ka per te bere per Kamzen, per me teper qe behet fjale per nje njeri nga e majta, qe ka treguar kerkese llogarie ndaj cdo anetari te qeverise, per te justifikuar besimin ne popull.

            1. arjoni says:

              saliu dhe luli i ka diskriminuar te gjithe jabanxhinjte, duke vene ne krye te bashkise se Kamzes nje te paafte dhe injorant si xhelal mziu, qe jo vetem i distancoi nga kryeqyteti, por i la me te varfer e me te mjere se gjithe pjesa tjeter e Shqiperise, ai kishte mendjen t’i binte gajres tere dites e te bente aheng gjithe diten.

              1. rreli says:

                Bujrim edhe mire se te na vish ,se ky kandidat koqe erdhi e koqe iku, nuk ka bere e sdo beje gje per ne.

            2. eri says:

              Po shporr idiotesine se e keqja veshtire te iki se eshte ngulitur ne shtabin e SHQUPit.

            3. ylli says:

              Edhe kjo pune sbehet dot me me kete Mziun se kon nuk thone mziu faqeziu.

        4. histoi says:

          Sa mire eshte te besosh ne perralla

  2. meri says:

    kamza meriotn me shume se nje xhemal qe kame shume se 8 vjet qe vetem e vjedh!
    kamza ka nevoj per nje njeri qe te punoj edhe jo te blej cmime turistike. kamza ka nevoj per nje njeri qe e di ca eshte puna edhe jo per nje njeri qe ka nje njete qe vetem di te vjedhe! kamza ka nevoj per gjicin qee ta coj ne drejtimin e duhur!

    1. lida says:

      Ne kamez duhen bere shume investime duke filluar qe nga rruget e deri te shume shkolla e cerdhe. 8 vjet edhe pse ne kujdesjen e sali berishes ky njeri nuk ka bere asgje per kte qytet edhe pse ne numer popullsi eshte nga me te medhajat ne shqiperi. kush do ta provoj le te shkoj ne kamez se ca kandahari eshte kthyer nga keq administrimi i xhelal mziut!

  3. Ju jeni te turpshem!!!! says:

    me m’ndigju mu ky “fyelli” i PD-se kesaj shifres se Gjicit i shton edhe nje 0 nga mbrapa se nuk po bahet nami per keq por po perfiton krejt Kamza edhe mandej me 1.000.000.000 euro ndoshta fundi i del per hejr, siq ka thane edhe filozofi Gjergj Mullaga.

  4. juventini says:

    gjici do fitoje ne 21 qeshor eshte e sigurt kjo. kantidati i pd eshte nje super hajdut qe e ka marre peng bashkine e kamzes keto 8 vjet qe eshte ne krye te saj

  5. hasan says:

    Po ku ka mashtrues me te madh se ky trap. Atyre qe i kane dhene lokale me qera per fushate tja marrin leket paradhenie sepse pastaj nuk paguan ky mashtruesi qe i ka lepi bythen SAli Berishes.

  6. Loreni says:

    hahahahahaha ,,100 milion, qe eshte buxheti per gjith bashkite e shqiperise per 5 vjet. edhe jam i bindur qe… e besojne..

  7. arjol says:

    Heu bre 100 meleon evro investime do beka per kamzen.O cpo me nxjer mallin e 300 mije vendeve te reja te punes qe do hapte rilindja.
    Ehe ashtu eshte e besojne e besojne populli i kamzes e paskuqanit e besojne se e besuan njehere dhe e pane qe nga 300 mije vende pune nuk pane as 300 vende pune.Ule ule pak pazarin o Gjic se paske hip si shume maje pemes,pasi popullin e ke me kembe ne toke sot e nuk beson me se fluturojne gomeret

  8. Genti says:

    100 milione euro?? Numer i madh e i bukur, rrumbullak. Futja lale se s’ha pyke kamzaliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje