Vuçiç: Unë dhe Edi Rama e dimë kush e solli dronin

25 Maj 2015, 13:32Rajoni TEMA

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se ai dhe homologu i tij shqiptar, Edi Rama, e dinë mirë se kush e solli dronin me flamurin e Shqipërisë etnike, vjet në Beograd, gjatë ndeshjes mes dy kombëtarëve të futbollit.

“Ne e dimë dhe autoritetet e dinë si ndodhi kjo. Nuk ka asnjë dyshim se kjo ishte një ngjarje politikisht e organizuar. Edi Rama dhe unë e dimë se kush e bëri atë”, ka thënë ai në një intervistë për disa media serbe, transmeton Klan Kosova.

Vucic me këtë rast i ka quajtur shqiptarët “një komb në zgjerim” ndaj të cilëve tha se duhet patur kujdes dhe me të cilët duhet patur raporte të mira”.

Ai ka folur edhe për raportet me popujt tjerë dhe ka thënë se kohëve të fundit pati disa deklarime të marra që kanë të bëjnë me politikën në rajon.

Në këtë frymë, ai ka shtuar që “Serbia është shteti më i dashur në mesin e maqedonasve pas ngjarjeve të fundit”.

21 komente në “Vuçiç: Unë dhe Edi Rama e dimë kush e solli dronin”

  1. kaurri realist says:

    Dronin e solli….harusha!

    1. patrioti says:

      akoma tek droni e ka mendjen ky palla. iku ajo ka qe ne tetor qe ndodhi si episod. shpresoj te veje mire vizita tani qe do na vij tani ne 27 maj. mos te na provokoj si shume se do ja trgojme vendin pastaj

      1. Peco says:

        Avash, or Patriot, avash or taj, se mos e derdh brenda!

    2. Taulant/Tirane says:

      Patriot,mendoj qe thelbi I Vucic ka qene fjalia qe ka te beje me Maqedonine se mendon qe po afrohet ndarja e Maqedonise

  2. PONTIAC says:

    Kush,vellai i Rames? Ik o idiot ik…

  3. Basha i Gjetajve says:

    Akoma me dronin ky rryp! Ka 8 muaj që në një brimë i bie fyellit

  4. tuç maku says:

    lul basha me saliunn e sollen

  5. berti says:

    Ballist Morina me UDB-ne per hesap te Rusise per t’ia futur Vucicit dhe Rames bashke. Behuni pak te arsyeshem: kush fitoi dhe kush humbi politikisht nga episodi i dronit? Fituan kundershtaret e afrimit shqiptaro-serb dhe integrimit ne BE. Raportet Shqiperi-Serbi u tensionuan se tepermi, pasi ishin duke u normalizuar para dronit. Kush eshte i interesuar per kete? Rusia, apo jo?

    1. LORA says:

      Ndaj te njejtin bindje me ju,Berti ,,,,eshte qartazi nje loje e rende e Rusise,,,,e saper gjakprishur si ai shemtaraqi b.morina,gjen kollaj te tille ne tregun e gjakprishurve.
      Mendoj se kryeministri I Serbise ka nje sens perendimor,paksa te frikesuar,por e ka.
      Te shohim se c’do te thote me 27 maj,kur te vizitoje Tiranen zyrtare.

  6. Plaku says:

    C’fare ndryshimi drastik qe ka pesuar qendrimi i Beogradit qe me berjen e Edit kryeminister te vendit! A e mendonte ndokush deri para dy vitesh qe nje kryeminister serb te arrinte deri aty sa te thonte qe shqiptaret janenje komb qe duhen marre seriozisht?!! Per bese bravo Edit, ekipit te tij, si edhe dashamiresve te Shqiperise!

  7. Majmuni says:

    Kushdo qe e dergoi dronin eshte nje debil pa fund!!

  8. mirel says:

    Nikolic e solli dronin ne bashkepunim me Abu el haida muhaxherin

  9. zeni says:

    Akoma me dronin ky? I ka ngelur ora te shkretit!

  10. golgi says:

    Ai qe e coj eshte budalla.Na beri dem do kishim fituar

  11. arber1468 says:

    Droni ishte kunji më fëmijëror për inat që nuk lanë tifozë shqiptarë në stadium. Kombëtarja jonë dinte diçka pasi vazhdimisht thonin kemi një plan. E pra për mua ishte shakaje më e goditur po edhe më e rrezikshme. Deri sa ne ta marrim me të qeshur serbët do të ndjehen inferior ndaj nesh.

  12. nji uj selite te lutem says:

    Ky kryeministri serb po u semur nga alzajmeri nje dit nga te kqiat e jetes vet vetem dronin do mbaj mend, po na çmenden mer burr per ter boten çudia me e madhe sgjat tre dit per serbet zgjaska deri ne pafundesi akoma ke droni e lidh gomarin tjetri hajde çuk gjyzel hajde.

  13. Ledio says:

    Edi, tregoji zotit Vucic si priten miqte ne Shqiperi. Pa ironi e pa batuta tregoj qarte cfare presim nga Serbet . Cfare mund te tolerojme e cfare do te mbrojme. Mund mos te jete edhe aq armiqesore si Kryeminister por mos le shteg per keqinterpretime. Do te te kerkoje qe Shqiperia te mos te nderhyje ne bisedimet midis Kosoves edhe Serbise, por mos e prano . Kosova eshte Shqiperi sa ceshte Shqiperia Kosove. Tregoj qarte qe Serbia nuk mund te kerkoje mardhenie miqesore me Shqiperine duke mohuar ate cfare Serbet kane bere ne Kosove dhe duke vazhduar te sillen akoma si padrone ne territorin e Kosoves. Ndersa per mardheniet ekonomike pervec miellit me kancer nuk ke cfare pret nga ta. Mbaji syte nga Perendimi Edi dhe nga Europa Veriore. Kush ka ecur perpara duke i mbajtur syte nga Lindja..? Nga autostradat e Lindjes vec droge, korrupsion dhe prostitucion do vije.

  14. dn says:

    Ah ah ah?e dine vertet? E sollen miqte Jo shqiptare nga franca e italia qe ,me ndihmen tone per symbole shqiptare , Kane marr Hak per vrasjen e shokut te tyre Brice

  15. 666 says:

    Edhe une e di,,,, i fillon me “S”. Kush e gjen do i jap nje limonade te shqupi.

  16. Aua :) says:

    E dime edhe ne o shoku Vuqiç. E vune (ne fillim) shoket dhe (me pas) kundershtaret e tu politike: Nikoliç dhe Saliberisheviç! Keta te dy jane te vetmit qe paten perfitime politike! ?
    Mirese te vish ne Tirane, por me mend ne koke! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje