Pse e vret mendjen Putin kush e drejton kombin e vogël të Ballkanit?

23 Maj 2015, 17:11Rajoni TEMA

Liderët rusë, konflikti i të cilëve me Ukrainën i ka bërë ata të përleshen me shtetin më të madh të Europës LIndore, po i kthejnë tani sytë në një shtet të vogël të Ballkanit, me më pak rezidentë se Brooklyn, shkruan “Bloomberg business”.

Çështja është e përbashkët: gazsjellësat.

Maqedonia, një entitet prej 2 milion njerëz, i dalë nga rrënojat e Jugosllavisë, po lufton me korrupsionin e shfrenuar dhe tensionet e vazhdueshme etnike.

Qeveria nën presion e Kryeministrit Nikolla Gruevski, e përfshirë në një skandal përgjimi, mbështet planet për një tubacion të gazit rus për në Evropë që do të sigurojë të ardhura shumë të nevojshme, dhe do ta ndihmojë Kremlinin të anashkalojë një rrugë ekzistuese të furnizimit me fqinjin e saj problematik ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi së fundmi Perëndimin se po përpiqet të nxisë rënien e qeverisë maqedonase.

“Unë nuk kam ndonjë fakt të rëndë, por është një dyshim logjik,” tha Vladimir Çizhov, ambasadori rus në BE, në një intervistë Bloomberg TV kur u pyet në lidhje me pretendimet.

“Nëse ju shikoni gjeografinë e rajonit, Maqedonia është vendi më i mirë për ndërtimin dhe zgjerimin e projektit më të ri të infrastrukturës energjetike në rajon, të ashtu quajtur Rrjedha Turke,” tha Çizhov.
Tubacioni i propozuar i Rusisë do të funksionojë si një zgjatje e një lidhjeje midis Rusisë dhe Turqisë.

Eshtë plani i fundit i OAO Gazprom-it për të furnizuar me gaz Evropën Jugore dhe Qendrore pasi eksportuesi i gazit në pronësi shtetërore ka braktisur projektin 45 miliardë dollarë të Rrjedhës së Jugut në dhjetor, si rrjedhojë e kundërshtimeve nga Bashkimi Evropian. Ashtu si paraardhësit e tij fatkeq, e ashtuquajtura Rrjedha Turke është dizajnuar që të anashkalojë Ukrainën, duke e privuar atë nga të ardhurat jetike nga taksat e tranzitit.

Ndërtimi i gazsjellësit

“Me qëllim që të ndihmojë Gazprom të arrijë tregjet e Europës Qendrore, Rusia ka promovuar ndërtimin e një gazsjellësi që do të kalojë nga Greqia në Maqedoni, Serbi e Hungari,” ka shkruar analisti nga kompania konsultuese me bazë në Teksas, Stratfor. “Këto katër vende janë në qendër të një sulmi diplomatik rus.”

Megjithatë, projekti përballet me një mal me pengesa. Ashtu si Rrjedha e Jugut, ai do të duhet të jetë në linjë me rregullat e tregut të brendshëm të BE-së, që i kërkojnë rusëve të heqin dorë nga kontrolli i gazsjellësit në kufijtë e vet. Edhe pse Maqedonia nuk është një anëtar i BE-së, gazsjellësi në fillim duhet të kalojë nga Turqia në Greqi dhe kjo e fundit është në BE.

“Seksioni në det të hapur i Rrjedhës së Jugut planifikonte ta dorëzonte gazin rus në kufirin e BE-së në të njëjtën mënyrë si tubacioni i Rrjedhës Turke, “tha Mikhail Korchemkin, themeluesi i ‘East European Gas Analysis’ në Malvern, Pensilvani. “I vetmi ndryshim është se Rrjedha e Jugut ishte më pak e shtrenjtë.”

Oferta greke

Rusia thotë se nuk do të insistojnë me që të ketë aksione në pjesën që kalon përmes BE. Në vend të kësaj, Presidenti Vladimir Putin i ofroi Greqisë së shkatërruar nga kriza “qindra milionë euro çdo vit” në pagesat e tranzitit të gazit nëse bashkohet me planin e tubacionit. Tubacioni më pas do të vazhdojë përmes Maqedonisë dhe Serbisë, për të shkuar drejt Italisë dhe Austrisë.

“Për mua është ende shumë e sforcuar për të folur për një tubacion që do të lidhet me një projekt që është ende vetëm në letër,” tha Nikola Dimitrov, një kërkues në Institutin e Hagës për Drejtësin Globale dhe ish-ambasador i Maqedonisë në Hollandë. “Është një pyetje e madhe, nëse ajo ndonjëherë do të ndodhë.”

Megjithatë, rusët duken të vendosur që të lejojnë kontratat e tyre tranzit me Ukrainën të skadojnë me 2019 në favor të rrugës alternative në Detin e Zi. Gazprom ka shtruar tashmë 472 kilometra në të ashtuquajturin Korridorin Jugor, pjesa në tokë e tubacionit në Rusi, në pritje të marrëveshjes.

Beteja me armë

Për Maqedoninë, çdo gazsjellës është një zgjidhje e largët e krizës që ka kapur tashmë vendin. Opozita e ka akuzuar Gruevskin për abuzim të pushtetit dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se rritja ekonomike mund të dëmtohet. Ndërkohë, një betejë armë në qytetin verilindor të Kumanovës javën e kaluar la 22 të vdekur në atë që qeveria e quajti një sulm terrorist nga kryengritësit shqiptarë.
“Ne jemi shumë të shqetësuar – ngjarjet maqedonase janë menaxhuar në mënyrë mizore nga jashtë,” tha të mërkurën Lavrov i Rusisë.

“Është shumë e trishtuar dhe e rrezikshme që, për të minuar qeverinë e Gruevskit, të përdoret faktori shqiptar.”

Monitor

11 komente në “Pse e vret mendjen Putin kush e drejton kombin e vogël të Ballkanit?”

  1. Gjon Gjini says:

    Pse shqetësohet Putini? Ndoshta edhe puna e Gazpromit qëndron, por ka edhe një të vërtetë shumë më të thjeshtë: cilido që është mësuar të trazojë gjithmonë menderin me cipal, edhe pse kryesisht vetëm erën e keqe ka shans të fitojë, prapë nuk e lë dot zanatin, sepse e ka të nevojshme të bjerë në sy që është gjallë edhe përmes kësaj pune.

  2. andori says:

    Shqipetaret te mos presin te mendohen dy here koha nuk pret por eshte shume e favoreshme.Meblidhuni nga pese veta,nga Maliizi,nga kosova, lugina e presheves maqedonia,Cameria dhe Kalabria,ne Tirane perberja e cdo grupi duhet pa tjeter te jet tre gra dhe dy burra.Njoftoni trupat dipllomatike te akredituara ne Tirane dhe shpallni bashkimin e shqiperis e shqipetareve, qe trembedhjeta i copetoj.Nje komb ne pese shtete,e beni dhe mos kini frike se asnjerit nuk ja mban te nderhyje.Evropa e ka pesuar dyhere.Ato qe kishte ndertuar i shkaterroj,nga pesimet ka nxjerre mesime te vlefshme por e di mir;ne se ndodh do behet shrrum ehi,por nuk do te kete me plan mashal.Koha ne favor.Shpalleni SHQIPERIA E MADHE

    1. Klimax says:

      Hahahaha! Tre gra dhe dy burra nga cdo grup! Hahahaha! 15 gra dhe 10 burra do te shpallin bashkimin e Shqiperise dhe shqiptareve! Hahahaha! Po perzgjedhja e burrave dhe grave do behet me short apo ke ndonje ide me gjeniale? Hahahaha! Dhe ne vrisnim mendjen se si mund te behet bashkimi!!!!
      Problemi qe me shqeteson eshte se perse me shume gra se sa burra? Hahahaha!

      1. Pelasgian says:

        DMTH te shqetson 1 problem tek “zgjidhja” e andorit …..

        looooooooool …….

      2. tfgs says:

        Hahahaha! Tre gra dhe dy burra, sa mbrapa jane barbaret shqiptare. Ne neogreket jemi shume here me te civilizuar, kemi shkuar tre burra me dy burra. Hahahaha, barbaret alvanos!

        1. arbereshi says:

          PUCOFAGO ata neo greket, se ti nje byth q..e fshatar je,shkojne tre burra me dy burra dmth pese bythe q..a jane, dmth 100% greket jane ashtushe.Te fala krye ashtushes JANULA

      3. Kalimaxit says:

        Ti, turkosuma dhe nja dy kosha plehrash te tjere jeni bere si pare e kuqe. Po ik o vrime go fuck yourself me gjithe ate fucking Greece.

      4. arbereshi says:

        KLIZMA bythes se trute mut i ke, bashkimi ky eshte burra dhe gra, se burra dhe burra jane homo qe greket e kane qe ne lashtesi zanat, dhe gra me gra jane lezbige qe greket kane nje ishull me kete emer qe tregon qe prape e kane zanat.Nuk te tregon more tru mut qe kemi te bejme me nje popull anormal persa i perket genit (preferenca arabe) te fala PUCOFAGOS

    2. ben says:

      Ne nga shqiperia mqs dalin gra teper mund te vijme 5 burra??????

      mqs do vijne dhe nga kalabria une them them me kete rast tja heqim kalabrine italise dhe ti bashkohet atdheut meme shqiperise.

      E fundit por me kryesorja ky vend behet vetem po te gjejme nje menyre per te ulur perqindjen e Rotave te Karit.

  3. taso kume says:

    @ andor, si ide nuk eshte e keqe ,por tani çdo veprim behet ne menyre kolegjale me patneret tane strategjik,vetem jemi te dobet per veprime unilaterale shiko qe politiken e brenshme,te paret ishin kuklla te MILLOSHEVIçIT PUNUAN NEN ROGOZ I THEMI NE NGA VLORA,keta te tanishmit po bejne nje politik nacjonale brilante qe nuk i ngjan asaj te lapanjozit NANO,per te dale ne planin e jashtem politik duhet nje unifikim me pare brenda qe me spiunat e SLLAVEVE NE PD eshte e pa mundur.

  4. nostradamus says:

    Nuk ka Shqiperi etnike, as Shqiperi te madhe, as Hqiperi te vogel,por
    egsiston vete nje Shqiperi, ajo NATYRORE …!!! SHQIPERIA ME SHQPTARET
    AUTOKTONE NE TOKAT E TYRE MIJRAVJECARE….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje