Rama dhe Shpend Ahmeti përurojnë shtatoren e Ismail Qemalit

23 Maj 2015, 14:09Rajoni TEMA

Në Prishtinë u përurua sot shtatorja e Ismail Qemalit, e cila u zbulua nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit, pranë godinës së re të qeverisë së Kosovës, të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deputeti i PS-së, Pandeli Majko, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe personalitete të ndryshme nga fusha politike dhe kulturore e vendit.

Gjatë kësaj ceremonie, performoi kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Çipini” i Vlorës, i cili këndoi këngë patriotike labe.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Edi Rama tha se është shumë i nderuar në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemali.

”Sa herë që ngrihet përmendoreje Ismail Qemalit, është shpallje dhe rishpallje e pavarësisë së Shqipërisë”, tha ai duke falënderuar prindër kosovarë që në nderim të Ismail Qemalit vajzave të veta kosovare ua vunë emrin Vlorë.

Ai në vazhdim foli për figurën e Plakut të Pavarësisë dhe për historinë e flamurit që u shpalos në Vlorë në vitin 1912 duke përkujtuar me këtë rast edhe kontributin e Isa Boletinit.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Ahmeti, tha se “sot përfunduam kapitullin e parë të kësaj marrëveshje, ndersa deri në fund të vitit do ta dërgojmë shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë”.

Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës, u percaktuan hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë. Vendosja e shtatores simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptarëve, si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar. Shtatorja e Ismail Qemalit është vepër e skulptorit Luan Mulliqi.

12 komente në “Rama dhe Shpend Ahmeti përurojnë shtatoren e Ismail Qemalit”

  1. besnik says:

    Te gjithe shqipetaret bashke per te nderuar figurat me te nderuara te kombit qe dhane jeten per panvaresine dhe lirine e ketij kombi.

    Nderim dhe respekt per Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin.

    1. Aleks says:

      Nderim dhe respekt per Ramen dhe Ahmetin per respektin qe po ju bejne personazheve te shquar te panvaresise se Shqiperise dhe Kosoves. Ismail Qemali eshte babai i kombit.

    2. urimi says:

      Respekte Rames dhe Shpend Ahmetit per kete nderim qe po i bejne Ismail Qemalit. Kete gje mund ta beje vetem nje njeri qe e don popullit e vet dhe i respekton ata, kete gje Rama e ka treguar shume here gjate gjithe kesaj kohe qe ka qene ne pushtet.

  2. ulpjana says:

    Ky eshte bashkimi i kombit, me politika te perbashketa, marredhenie te mira bashkepunimi, pa cenuar destabilitetin ne ballkan.

    1. jetmir says:

      Dy shtete, nje komb, nje popull, nje tradite, te dyja qeverite qe bashkepunojne ngushte per interesat e kombit shqiptar, per te ngritur lart nderin e kombit. Krenar per kryeministrin qe eshte nje diplomat i vertete dhe pa cenuar politikat europiane, po bashkon kombin.

      1. detjona says:

        Kur Rama e premtoi bashkimin e trojeve, te gjithe u treguan skeptike, ja edhe premtimi i radhes i mbajtur. Te dy vendet kane politika te perbashketa, kane unifikuar ceshtjet e arsimit dhe shendetsise, jane bashke per ceshtje me rendesi kombetare dhe ky eshte bashkimi me Kosoven, qe nuk destabilizon as rajonin, perkundrazi, behen promotore te nje ballkani e europe politikisht me stabile.

  3. Elma says:

    Rama eshte kryeministri i gjithe Shqipetareve jashte dhe brenda vendit, mendoj se eshte kryeministri me i votuar dhe me i pelqyer nga gjithe Shqiptaret ane e mbane botes.

  4. beratsi says:

    bravo zoti rama qe respekton dhe nderoni figurat historike, pa histori jemi te humbur si popull. nje bravo e fuqishme i shkon dhe shpend ahmetit

  5. Andos says:

    Memoria historike kurrsesi nuk duhet harruar. Shtatorja e Ismail Qemalit krijon identitet per popullin shqiptar, brenda e jashte trojeve, eshte firmetar i krijimit te shtetit shqiptar.

  6. redi says:

    A sa e bukur kjo shtatore mes prishtines. Faleminderit kryeministri gjith shqiptarve per fjalet me pesh qe the sot. Faleminderit qe treguat qe ne nuk jemi komb pa zot.

  7. Ermali says:

    O Tema, po pse e keni kaq problem ta thoni emrin e Bujar Leskajt qe dha idene madje dhe financoi bustin?
    Po qe kur permend grupin Cipini dihet qe eshte organizimi Bujarit.

  8. Nderoni njerezit sa jane gjalle, se te vdekurve ja u kemi marre doren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje