Rumania zgjedh ministren e parë myslimane në histori

21 Maj 2015, 17:05Rajoni TEMA

Ditën e mërkurë presidenti Klaus Iohannis miratoi emërimin e Sevil Shhaileh për postin e Ministres së Zhvillimit Rajonal.

Shhaileh, 50 vjeçe dhe me profesion ekonomiste, ka qenë sekretare shteti në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal që prej vitit 2012, pasi më parë ka punuar në administratën lokale. Ajo i përket minoritetit të vogël etnik turk në Rumani dhe është gruaja e parë myslimane që bëhet ministre e kabinetit qeveritar.

Ministria e Zhvillimit Rajonal është një nga më të mëdhatë në qeverinë e Rumanisë. Ministri i saj koordinon të gjitha autoritetet lokale në Rumani dhe trajton disa nga projektet më të mëdha të financuara me fondet e BE-së. Ministria ka një buxhet prej 1.12 miliard eurosh, 4 për qind të shpenzimeve totale të shtetit të këtij viti.

Sevil Shhaileh ishte një bashkëpunëtore e afërt e ish-ministrit Liviu Dragnea, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar pasi iu pezullua dënimi me një vit burg për mashtrim elektoral.

Dragnea u akuzua se kishte përdorur ndikimin e tij për të përfituar avantazhe elektorale për partinë e tij në një referendum të vitit 2012 për të fajësuar presidentin Traian Basescu. Referendumi dështoi për shkak të pjesëmarrjes së ulët.

2 komente në “Rumania zgjedh ministren e parë myslimane në histori”

  1. anticensurë 98456 says:

    “Rumania zgjedh ministren e parë myslimane në histori”
    ju jeni debila.nuk ja keni idenë e asgjëje!
    përkëtheni dhe i vini titujt pa i kuptuar fare përmbajtjet!!
    “Ditën e mërkurë presidenti Klaus Iohannis miratoi emërimin”
    një ministër emrohet!
    nuk zgjidhet!!

  2. 1000000 kokpalare says:

    e kujt iu be vone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje