Vuçiç optimist për vizitën në Tiranë, pritje tek Pallati i Brigadave

22 Maj 2015, 12:22Rajoni TEMA

Zbardhen disa  detaje të axhendës së vizitës së kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Mësohet se për Vuçiç do të ketë pritje zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Një pritje zyrtare e ngjashme nga përmasat me atë që kryeministri Vuçiç i bëri Ramës më 10 nëntor 2014.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur dje Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç tha se ishte optimist përpara vizitës në Shqipëri dhe se do të vijë në Tiranë për të ndërtuar marrëdhënie të mira.

Vuçiç  tha se Serbia “dëshiron të nxjerrë në pah perspektivën e saj europiane dhe i uroi Shqipërisë një rrugë të mbarë drejt Europës, por nënvizoi se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat e saj kombëtare dhe shtetërore, ashtu siç Shqipëria do të bëjë të njëjtën gjë” informon Tanjug.

Kryeministri serb tha se ka besim se dallimet mund të tejkalohen përmes dialogut dhe diskutimeve, duke theksuar se Serbia dhe Shqipëria janë të lidhura në bashkëpunim ekonomik.

Duke vënë në dukje, që vizita në Shqipëri do të jetë e para e një kryeministri serb, Vuçiç tha se kërkon të diskutojë me zyrtarët shqiptarë çdo gjë që ka të bëjë me të dyja vendet në këtë kohë, dhe beson se marrëdhëniet do të përmirësohen duke pakësuar dallimet.

Shqipëria ka qenë një vend i izoluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe po ashtu Serbia ka qenë e izoluar gjatë 30 viteve të fundit, dhe kjo është arsyeja se pse të dyja vendet duhet të jenë të hapura për investime reciproke,” tha Vuçiç.

1 komente në “Vuçiç optimist për vizitën në Tiranë, pritje tek Pallati i Brigadave”

  1. Ornela says:

    Ne gjuhen tate o plehre slave nga uralet:

    VUCICU – PEDERU!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje