Qeveria në Shkup po hesht lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, se pa plotësimin e të drejtave të shqiptarëve, Maqedonia nuk e meriton vendin në NATO.
Mediat vendore maqedonase kanë insistuar që të nxjerrin reagimin e Shkupit zyrtar, por nuk ka pasur komente as nga Qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Presidenca.
Nga Qeveria bëjnë të ditur se kryeministri Nikola Gruevski po qëndron në Strasburg ku ka mbajtur fjalim në debatin e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian.
MPJ ka theksuar se po analizojnë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe se pritet ndonjë reagim lidhur me të, ka informuar portali Meta.
Edhe nga kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov nuk kanë përgjigje.
Kryeministri shqiptar Edi Rama dje paralajmëroi se Maqedonia nuk mund të jetë pjesë e NATO pa respektuar dhe plotësuar të drejtat e shqiptarëve sipas Marrëveshjes së Ohrit.
Ky është kërcënimi i tretë për veto pas Greqisë për shkak të Emrit dhe Bulgarisë për shkak të marrëveshjes për fqinjësi të mirë. (INA)
ja nje kryeminister qe mendon per gjithe shqiptaret!
Rama ka treguar qe shqiptaret kurr nuk do ti lej ne balte. ai ka treguar me vepra edhe jo me fjale mos harrojme edhe diten kur ai ishte ne beograd edhe tha qe kosova eshte shtet i pavarur. edhe po tregon qe dinjiteti kombetar eshte shume i rendesishem!
Ky eshte kryeministri i gjithe shqiptareve edhe flet duke mbrojtur ato. jo si ai qe shiste detin edhe i jepte nafte serbve!
Shqiptaret e malit te zi po vuajne edhe me zi se ata te maqedonise, diskriminim ne gjuhe, arsim, punesim, ekonomi, po i kthen milo ne boshnjake te gjithe, po ua zhduk rrenjet e po ua merr pronat. por rama tha se do ta mbeshtese pa rezerva hyrjen e malit te zi ne NATO! Ca mendimi ke per kete ti lorena?
Eshte detyre e secilit te ruaj identitetin e vet. Hebrenjte e ruajten per 2000 vite pa pasur shtet fare. Ai qe don te ruaj identitetin shqiptar kurre me lehte se sot nuk e ka pasur. Ka media te fuqishme ne gjuhen shqipe, ka shkolla e univeristete ne gjuhen shqipe, ka literature ne gjuhen shqipe. Natyrisht ndjekja e muzikes jevge tallava, kendimi i ilahive apo absorbimi i ligjerimeve demonike te llojit te ShefQenit (apo Janulles) nuk i sherbejne ruajtes dhe forcimit te identiteti shqiptar. Pra eshte zgjidhje individuale se cilen rruge do ndjekesh. Kur ta besh zgjidhjen tende si duhet, as Milo as askush nuk mund te te shnderroj ne boshnjak apo dicka tjeter.
qeveria e shkupit duhet te dale dhe te deklaroj se maqedonia dorezohet dhe pranon marreveshjen e Ohrit. dhe qe deklaratat e kryeministrit rama jane shume te qarta
Reagimi i kryeministrit Rama ishte teper korrekt. Pa u respektuar marreveshja e Ohrit kurrsesi Maqedonia nuk mund te perparoje. Kjo deklarate e Rames ishte ne mbrojtje te shqiptareve qe jetojne ne Maqedoni.
Ne ka nje aspekt ku qeveria aktuale meriton noten dhjete ajo eshte qasja e saj ndaj politikes se jashtme. Deklarata e kryeministrit tone per respektimin e marreveshjes se Ohrit nga shteti Maqedonas ishte me te vertete deklarate prej nje burri shteti.
nuk mund te ket antaresim te maqedonis ne NATO nese nuk zgjidhet njeher e mire ceshtja e natos
Po skan ca thojne se ishte qendrim jo mesazh, ska me kryeminister si saliu qe rrinte e i lepinte bythen botes.
Ai ishi ishi qe kurr mos ia pafshim ftyren ishte argat bakalli qe punonte per vedi e Zoti ne qiell per te gjithe.Ai ma shume se asgja ishte nji aventurier ordiner i rendomet.Qe e kish kthye te gjithe pushtetin ne favor te korrupsionit te familjes zyrtarisht me firme dhe vule:Vet shkruej e vet vulos origjinal si dikur lala kros.Dhe tallesh me popullin me numrin e telefonit dhane miletit.Ai ish ishit na shitesh si parimor dhe i ndershem duke u hanger e kundershtue Ameriken.Po jo shkijet.Me keto,shkijet ishte dylberi i tyne ne zemer te Beogradit.I garntonte karburan me shoqaten Pionieri duke kthye embargon ne Patriotike.
Dy mendime: E para, i zgjidhi problemet tona ky (gjatoshi), do të zgjidhë dhe problemet e fqinjëve…(?!) E dyta, në Shkup nuk shqetësohen nga “ngrefosja” e Ramës, sepse e dinë që vetëm me “një shënjë” nga Daj Sami, apo Halla Merkel, gjatoshi ynë “përkulet” siç falen në xhami…