Vuçic dhe Rama për shumë çështje kanë qëndrime të ndryshme. Por e rëndësishme është të vazhdojë dialogu dhe që vizita e Vuçicit në Tiranë të realizohet, thotë për DW ish-ministri i Jashtëm serb, Goran Svillanovic.
Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçic ka konfirmuar se më 27 maj do të vizitojë Tiranën. Kjo është vizita e parë pas shumë dekadash e një kryeministri serb. Çfarë mund të pritet nga një vizitë e tillë, e cila për nga aspekti kohor do të meritonte edhe titullin “historike”?
Vizitën e Vuçiqit në Tiranë e shoh si rrjedhojë të një politike të menduar shumë mirë dhe shumë aktive të Beogradit ndaj vendeve fqinje. Një politikë e tillë ka filluar para rreth një viti, kur Vuçiq vizitoi Sarajevën. Më pas janë realizuar disa takimeve të kabinetit qeveritar të Serbisë me qeveritë e rajonit. Natyrisht këtu kemi edhe përqendrimin e plotë tek dialogu i Brukselit. Dhe tani realizohet vizita kthyese në Tiranë, pas qëndrimit të kryeminsitrit Edi Rama vitin e kaluar në Beograd. Mendoj se bashkëpunimi rajonal, si kusht për anëtarësim në Bahskimin Evropian, është kuptuar sinqerisht në Beograd. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për shkak të anëtarësimit në BE, por për të përmirësuar gjendjen ekonomike, politike dhe sociale në këto vende. Pa një bashkëpunim të tillë nuk mund të realizohet as kushti më i rëndësishëm – ai i sigurisë në rajon. Pa dialog nuk mund të realizhohet asnjë prej këtyre kushteve. Unë tani jam në Tiranë, ku mora pjesë në një takim shumë të rëndësishëm rajonal, për luftën kundër terrorizmit. Këtu kanë qenë të gjithë ministrat e Brendshëm të vendeve të rajonit. Takimi Vuçiq-Rama do të zhvillohet pas samitit në Tiranë, ku do të bisedohet për investimet dhe krijimin e kushteve për bashkëpunim më të mirë. Ndaj pritjet nga kjo vizitë janë shumë të mëdha.
Ky është kthimi i vizitës, pas qëndrimit të Ramës në Beograd vitin e kaluar. Por gjatë kësaj vizite ndodhi edhe një lloj skandali, sipas vlerësimeve serbe, kur Rama kërkoi që Beogradi të njohë realitetin e ri në Kosovë. Mund të priten provokime të ngjashme të Vuçiqit në Tiranë?
Sinqerisht nuk pres asgjë të ngjashme. Nuk mendoj që vizita e Ramës në Beograd ka qenë skandaloze. Në këtë rrugë ka shumë ngritje dhe rënie. Nuk është e rastit që në disa dekadat e fundit nuk ka pasur vizita të tilla, sepse raportet mes këtyre vendeve janë të tensionuara – në veçanti në dy dekadat e fundit, të cilat kanë qenë tepër të rënda, si në nivelin personal ashtu edhe nacional. Duhet ta shohim të vërtetën në sy dhe duhet kuptuar që rreth disa gjërave nuk kemi qendrime të njëjta. Por është shumë me rëndësi që të ekzistojë vullneti i sinqertë për bërjen publike në mënyrë të civilizuar të dallimeve dhe të ekzistojë angazhimi për zgjidhjen e këtyre problemeve. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë argumentet e tij për një qendrim të kundërt. Unë personalisht nuk pres asnjëlloj provokimi. Ata janë takuar ndërkohë disa herë, para dhe pas Beogradit. Kanë pasur edhe takime kokë më kokë, por edhe me delegacionet e përbashkëta. Mendoj se ky është një shans për një vizitë shumë të mirë.
Zoti Svillanoviq, Rama dhe Vuçiq janë politikanë të cilët shumë hapur e thonë mendimin e tyre, edhe në rastet kur palës tjetër nuk i pëlqejnë këto qendrime. Mund të presim pra këtu që ata të heshtin për problemet kryesore mes tyre dhe a mund të pritet një fillim i ri në raportet Tiranë-Beograd?
Rruga e raporteve mes Tiranës dhe Beogradit nuk është ndërtuar me asfaltin më të mirë të mundshëm. Ka tema për të cilat Vuçiq dhe Rama nuk do të pajtohen në këtë takim, as në takim tjetër dhe as në të tretin. Por derisa bisedojnë është mirë, edhe pse nuk pajtohen për disa gjëra. Mendoj se vizita do të jetë e hapur, konstruktive dhe miqësore. Rreth disa temave do të pajtohen, por natyrisht që ka dhe tema ku nuk do të pajtohen. Besoj se do të pajtohen për çështjet e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Ka të paktën gjashtë projekte për të cilat është rënë dakord në nivelin ministror. Kryeministrat do të vazhdojnë dialogun për bashkëpunimin mes të rinjve në rajon. Ata duan që gjeneratat e reja të Shqipërisë dhe Serbisë të bashkëpunojnë ngushtë mes vete. Besoj se do të kuptohen në tërësi për heqjen e të gjitha pengesave për bashkëpunim ekonomik. Për tëheqjen e investitorëve dhe paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta. Besoj se do të bisedojnë shumë seriozisht edhe për çështjet e sigurisë në rajon si dhe për dialogun shqiptaro-serb. Besoj se do të bien dakord edhe për rëndësinë e këtij dialogu. Ndaj jam i bindur se në fund do të kemi një vizitë të mirë dhe të suksesshme.
Një prej temave ku Vuçiq dhe Rama me siguri nuk do të pajtohen, është çështja e Kosovës. Ka dhe politikanë të cilët thonë se ata nuk duhet ta hapin fare çështjen e Kosovës. Si është e mundur të zgjidhet kjo çështje?
Këtu ka një element rreth të cilit ata me siguri që do të pajtohen: dialogu dhe rëndësia e Marrëveshjes së Brukselit si dhe domosdoshmëria që Beogradi dhe Prishtina t’i realizojnë marrëveshjet. Rreth kësaj çështjeje, në dialogun mes Beogradit dhe Tiranës nuk do të ketë kontestime. Me siguri që në këtë temë ka dhe gjëra ku ata nuk janë dakord, por duhet të mbështeten pjesëmarrësit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogadit, i cili ka dhe mbështetjen e plotë të Brukselit. Por nuk jam i sigurt se është në interesin e këtyre dy vendeve që dy kryeministrat të futen thellë në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Çështja e pavarësisë së Kosovës është një prej atyre ku Rama dhe Vuçiq me siguri që nuk kanë dhe nuk do të kenë mendime të njëjta. Si e shihni ju rolin e Shqipërisë dhe të Serbisë në rajon, sepse shiptarët dhe serbët janë dy popujt më të mëdhenj në këtë rajon?
Shqipëria këto ditë po e përfundon kryesinë vjetore të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Mendoj se Tirana dhe të gjitha vendet fqinje mund të jenë të kënaqur me punën që ka bërë Shqipëria gjatë kësaj kryesie. Kryesinë e radhës do ta marrë javën që vjen Bullgaria. Besoj se edhe pala serbe do ta mbështesë dhe lavdërojë punën e Shqipërisë, në samitin e javës që vjen. Ky është edhe një argument për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bilateral. Problemi më i madh deri tani nuk janë raportet rajonale por ato bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ndaj mendoj se është shumë me rëndësi që kjo vizitë të realizohet, sepse kryeministrat duhet të bisedojnë pikërisht për përpimirësimin e raporteve bilaterale.
“Mendoj se bashkpunimi rajonal, si kusht per anetarsim ne bashkimin europian, esht kuptuar sinqerisht ne beograd”
Pse vetem me kushte bashkpunoni ju??? Ti e thua vete se kush don ta mbaj ballkanin mbrapa… Nuk jane shqiptaret terrorist sic i thirrni ju, po jeni vete ju sllavet qe fusni shkopinj nen rrota!
Kemi nje kryeminister shembullor qe e tha qart atje ne shqiperi cdo mendim ndryshe nga i joni nuk eshte provokim.
Kuptohet se kane qendrime te ndryeshme, tani kryeministri serb nuk mund te behet legen i qeverise shqiptare, po ashtu edhe ky i joni nuk mund te behet legen i nje kryeministri qe viziton Shqiperine. Do te jete nje vizite qe te dy palet do te shprehin qendrimet e tyre.
Rama nuk ka bere asnje provokim ne Beograd sepse ai tha vetem te verteten. Po Serbet qe nga ajo dite cdo fjale qe ka thene Rama apo ndonje shqipetar tjeter e kane quajtur provokim. Ky eshte problemi i tyre, ata duhet te clirohen nga ky kompleks.
Si mund te quash provokim qe Kosova eshte nje shtet i pavarur dhe e kane njohur mbi 100 shtete. Ky nuk eshte fare nje provokim sepse ky eshte nje realitet qe e kane pranuar te gjithe. Problemi i Serbeve nese ata nuk duan qe ta njohin.
nuk ka pse te provokohet vucici, rama ka fol shume qarte, dhe kjo eshte nje fakt i pa tjetersueshem qe Kosova eshte e pavarur
Qendrimi i Rames ishte shume korrekt dhe nuk mund te konsiderohet si provokim per aq kohe sa tha te verteten pavarsisht sesi u interpretua ajo.
edhe serbia edhe vucici e di mjaft mire qe nuk ka kthim mbrapa persa i perket pavaresise se kosoves. dhe nuk ka per asnje provokim ketu,
Rama beri detyren e tij ne kete vizite, dhe beri shume mire qe deklaroi ashtu. sepse ky eshte realiteti ne ballkan. vucici duhet te mesohet me kete ide dhe te pranojn pavaresine e kosoves si asnje rruge tjeter
Mendoj se ky takimi midis me kryeministerin Vuciq do jete historik , ne se do firmosen mardhenje shume te rendesishme sikurese eshte vazhdimi i Rruges se Kombit drejt Nishit te Serbise shume i rendesishem per Serbine vecanerisht lidhja me portin e Durresit , si dhe krijimi i nje tregu te madh turistesh nga Serbia drejt brigjeve tona te Adriatikut e Jonit , duke e bere Turizmin Shqiptar faktor te rendesishem te rritjes te sandartit te jeteses te shqiptareve nga keto lidhje e mardhenje vizionare me interes te perbashket . qe nuk mundet te realizoheshin kure me idjorin , intitrigantin , konfliktualin , miopin Berishe .
Politika serbe kurren e kurres as ska ndryshu as sdo te ndryshon kurre kursin e vete diplomatik ne raport me fqinjet e posaqerisht ne raport me shqiptaret e Boshnjaket fise te moqme shqiptare.Syqeltsija dhe puna e pandalur e shteteve tona Shqipnise e Kosoves si dhe zhvillimi ekonomik dhe ushtarak do ta detyronin kete shtet famkeq ta nderron kursin siq e ka ndryshu pjeserisht ne raport me vllaznit tane Kroato-Iliret te cilet kan ece shpejte perpara dhe kan nji ushtri e nji polici solide e per kete arsye serbet i kan ule veshet ne krahasim me kete shtet famkeq.Dikush ndoshta rrehet e mashtrohet se kursi serbe ka ndryshu ,paramendoni ne Luginen e Presheves sljohet nji abetare e cila u konfisku e u trete sikur ne mesjete ,u largua busti i shqiptareve ne qender te Presheves e ne anen tjeter qetniket rehabilitohen.Edhe krahina e Sangjakut te Pazarit po tretet e po harrohet sepse kjo krahine shqiptare perafersisht sa Kosova u la ne harrese dhe absolutisht ska asnji shkolle shqipe atje ,kurseSerbija ka siguru per 5% serbe ne Kosove shkolla fillore ,te mesme e fakultete per ate popullsi.Politikanet tane te kosoves e Shqipnise keto fakte si permendin as ne Bruksel as ne takimet reciproke sepse i mbetet hatri Vuqiqit ,kjo eshte absurde dhe sjellje jo kombetare e perfaqsusve tane ne takimet e Brukselit ,ky eshte realiteti pa medyshje e pa dilema ,ne po ja hapim rrugen ketij shteti dhe po e demtojme vehten fatkeqsisht…
Ju, miku im kodrasadikit keni shume te drejte lidhur me mos ndryshimin e kursit te Serbise, por duhet ta kuptoni se ky qendrim i Serbise ndaj disa provincave ku jetojne kosovare eshte ne rradhe te pare problem i juaji dhe i qeverise suaj. Ju bete luften, fituat pamvarsine, krijuat shtetin dhe keni qeverine tuaj. Te punoje qeveria qe te njihet Kosova si shtet i pamvarur, te forcoje pozitat e saj dhe me pas te kerkoje te drejtet e bashkekombesve te vet qe jetojne ne serbi, tashma si minoritet.Qeveria shqiptare eshte e interesuar qe per hire te rritjes se mireqenies se popullit te kete maredhenie sa me te mira me Sebine.Ajo le te mos e ndryshoje kursin ndaj Shqiptareve, por ne se nenshkruhen marreveshje dhe zbatohen programe ne interes te te dy vendeve pak rendesi ka kursi. Me kohe cdo gje do shkoje ne vendin e vet. Duhet pune, besim dhe tolerance!Une mirepershendes kto takime dhe uroj qe ato te zhvillohen akoma me shume ne interes te perbashket.Ne kemi nevoje per serbet ashtu sic ata kane nevoje per ne.
Cdo thote????
Kosova eshte serbi???
hahahaaaaa kujt i plasi vetem do qeshim do qeshe e gjithe shqiptaria
pamvaresisht mosdakortesise per disa ceshtje, komunikimi dhe shprehja e mendimeve hapur dhe drejtperdrejt eshte teper e vleresuar edhe nga opinioni shqiptar.Pritja duhet te jete e organizuar mire,Vucic natyrisht si mysafir ka privilegjin te shprehet hapur, ashtu sic ja tha edhe Rama ne Beograd.
Brezat e rinj shqiptaro-serb duhet te edukohen me nje fryme tjeter, ata duhen te shkojne ne nje menyre te civilizuar me njeri-tjetrin si fqinj qe jane.
S’ka lezet vizita “pa zënka e provokime”, ku shqiptari “vdes” për to…!
Do ti sugjeroja Kryeministrit Rama që ta priste në Durrës këtë Vuçiçin.Ta “qeraste” me jod deti, thonë që të “zbut” mendimet dhe largon urrejtjen. Megjithëse jam i bindur, që sido që të jetë Vuçiçi do të thotë “provokacija”.
@Pellazg 100%…Prandaj shqiptarët janë “të mënçëm” dhe “pa urrejtje”, sepse kanë jod detiii…???!!! Ha…ha…ha…haaaaaaaaaaaaa…….!
@vizioni bashës, po besoj e kupton pse u be lëvizja e lirë mbas viteve 90? Jepu kohë dhe atyre të shkretëve ta thithin mirë “jodin”, o vizioni.
Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe besomë ajri i detit të zbut dhe ta largon urrejtjen, shpejt do ta kuptosh edhe ti.