Kompania shtetërore e rrugëve në Kroaci, autostradave kroate, HAC, ka marrë 250 milion euro kredi të reja, të cilat qeveria do t’i garantojë ditën e enjte.
HAC do të përdorë kreditë e reja për të mbuluar ato të vjetrat të marra më parë për të ndërtuar dhe mirëmbajtur autostrada.
Duke qenë se garancitë shtetërore llogariten si shpenzime publike, qeveria do të jetë duke thyer rregullat e saj fiskale, të cilat përcaktojnë se shpenzimet buxhetore duhet të mbahen në përputhje me GDP-në vjetore.
Kredija e re do të ndikojë negativisht në borxhin publik të Kroacisë, i cili është i barabartë me më shumë se 80 për qeind të GDP-së vjetore të Kroacisë. Parashikohet gjithashtu që borxhi të rritet deri në vitin 2017.
Një kredi shtatë vjeçare prej 100 milion eurosh, e marrë me një normë interesi prej 4.21 për qind, do të merret nga tre banka – Zagrebacka Banka, Privredna Banka Zagreb dhe Societe Generale Splitska Banka – të gjitha në pronësi të grupeve bankare të huaja nga Italia dhe Franca.
Një tjetër kredi shtatë vjeçare prej 150 milion eurosh do të merret nga Zagrebacka Banka, Banka Shtetërore e Kroacisë dhe Hrvatska Postanska Banka, me një normë interesi prej një 4,11 për qind.
Për shkak të borxheve prej rreth 8 miliard eurosh të marra gjatë 15 viteve të fundit për të ndërtuar dhe mirëmbajtur autorstradat, në gusht qeveria tha se ajo do t’ia jepte autostradat me koncesion kompanitë private të huaja, duke hequr HAC dhe dy kompani më të vogla në pronësi shtetërore nga pozicioni i menaxhimit të autostradave.
Duke ia dhënë autostradat me koncesion kompanive të huaja private, qeveria planifikonte të grumbullonte deri në 3 miliardë euro për një koncesion që do të zgjaste nga 25 deri në 40 vjet.
Kompanitë shtetërore të autostradave morën 4 miliard euro kredi për të ndërtuar dhe mirëmbajtur rrjetin pre 1,017 km të autostradave të Kroacisë, duke shkaktuar edhe 4 miliard euro të tjera interesa.
Këto kredi duhet të paguhen të gjitha brenda 25 vitesh. Ndërkohë, tarifat e autostradave të Kroacisë sjellin rreth 370 milion të ardhura në vit.
Pasi qeveria hyri në procesin e organizimit të një tenderi publik për menaxhimin e autostradave, një grup OJQ-sh në tetor të vitit 2014 nisi një peticion kundër dhënies së autostradave me koncesion kompanive të huaja private.
Iniciativa, e quajtur “Ne nuk do t’i japim autostradat tona”, mblodhi rreth 460.000 firma dhe bëri që gjithçka të rimendohej.
Këtë prill qeveria vendosi t’i ofronte 51 për qind të aksioneve të HAC qytetarëve kroatë dhe fondeve të pensioneve publike. në këtë mënyrë, ajo planifikon të mbledhë oferta prej 1.2 deri në 1.3 miliard eurosh.
Që prej fillimit të viteve 2000, me mbështetjen e qeverisë, HAC investoi 5.8 miliard eudo në rrjetin e autostradave.
Midis viteve 2001 dhe 2012, janë ndërtuar 686 km (nga një total prej 1,024 në total) autostrada të reja, më e rëndësishmja autostrada e shumëpritur nga Zagrebi në Dubrovnik nëpërmje Splitit, e cila është tepër e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.
Kroacia ka ndertu rruge me te gjitha parametrat , Lulushi qe mburret per rrugen durres kukes duhet te kalonte ta shikonte autostraden zagreb dubrovnik 700 km ke qef te udhetosh i ka hallall 30 euro autostrade me e mire se ne itali
Zagreb Dubrovnik hemm kur te mbaroj ka 12 v ite qe ka
ka 12 vite qe ka fillu por akoma ska mbaru kur mendon qe per te ber 150 km makarska Dubrovnik duhen te pakten 4 ore
Nuk eshte me e nevojshme te udhetosh nga Makarska.
Qe nga 2013,Autostrada ka arritur ne Ploce,eshte shkurtuar goxha.
Problemi me i madh mbetet Mali i zi.
Te kishte nje linje detare,Durres-Ploce,do te ishte nje lehtesim i madh.
Lulushi e ka ber Autostraden durres Kukes ni kateahure per tu mbytzr njerzit… Duke munguar disa Ura ku je i detyruar brenda Sekondave te manovrosh nga 2 Korsi ne 1 Korsi+ Autostrada as qe nuk esh kompletuar deri ne Durres, po diku ne Rreshen, As rrethimin nuk e ka ber, ku hyn Lope, Dhi, Dhen, Dhelpra, Pula!!!! VdekjevSali Berishovuqit Me Lulzim Bashagnotis tradhtaret!!!
Po pse budallaqe është Gjermania që i ka të gjitha autostradat publike?
Asnjë vend nuk ja ka dalë të realizojë ndërtim dhe mirëmbajtje rrugësh me anë të konçesioneve.
Eshtë e kotë të shpresosh se këta tanët mund të mësojnë diçka nga Kroacia.
nese keni mundesi shikone autostrden PRIZEREN-PRISHTIN?
eshte me te gjitha standardet europiane!