Në prag të vizitës së kryeministrit serb në Tiranë, ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, në një intervistë për Top Channel, deklaron se vizita nuk ka pse të përfshihet nga provokime pasi të gjithe e dimë qëndrimin e secilës pale për Kosovën, ndaj dhe ne duhet të flasim për pikat që na bashkojnë.
Është konfirmuar tashmë vizita e kryeministrit serb në Tiranë, Aleksander Vuçiç. Cilët janë mesazhet që pritet të përcjellë ky takim në Tiranë, pas atij jo pak të tensionuar të kryeministrit Rama në Beograd?
Mesazhet që kryeministri do të përcjellë janë mesazhet e paqes, të vullnetit për bashkëpunim dhe të shtrirjes së dorës së sinqertë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, sepse mendoj që na duhet më shumë bashkëpunim në rajon, dhe gjithë rajonit e më gjerë me Europën për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
Nëse kryeministri Rama do të bëjë të njëjtën deklaratë për Kosovën, a do të cilësohet kjo sërish ‘provokacija’-provokim?
Janë të njohura tashmë se qëndrimet e Serbisë dhe Shqipërisë janë të ndryshme sa i takon çështjes së Kosoves dhe ne e dimë me saktësi se cilët janë pikat tona të dallimit në këtë çështje, cili është ndryshimi dhe diferenca jonë në këtë pikë. Dhe unë mendoj ne duhet t’i lëmë mënjanë ato, duke u përqendruar tek gjërat që na bashkojnë, duhet të insistojme në këto çështje për të cilët mund të arrijmë marrëveshje. Këto çështje nuk janë për deklarata apo diskutime publike. Unë mendoj se vizita e kryeministrit tonë, Vuçiç, duhet të shfrytëzohet për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe për thellimin e stabilitetit rajonal. Më duhet të nënvizoj se këto janë vizita të nivelit të lartë pas shumë dekadash, prandaj nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e të tilla vizitave për të diskutuar disa çështje që ne nuk ndajmë të njëjtat pikëpamje.
Gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Serbi u fol për njohje reciproke të diplomave. Kur do të ndodhë kjo?
Ne po punojmë për këtë çështje. Kohët e fundit unë pata takim me ministrin tonë të Arsimit, gjithashtu e kam diskutuar këtë pikë me kryeministrin tonë. Ne tashmë po punojmë për harmonizimin e teksteve nga të dyja palët, shqiptare dhe serbe, pra po punohet me tekstet e të dyja palëve.
Kanë ndodhur disa ngjarje tragjike në Maqedoni. Si i lexon Serbia këto zhvillime atje?
Këto zhvillime sigurisht që kanë efekt në rajon, efekte negative në të gjithë rajonin. Eshtë detyra e politikanëve të marrin përgjegjësite e tyre për t’u investuar në angazhimin e ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Pa patur këtë, ne nuk mund të kemi rritje të ekonomisë, prosperitetit, përfshirë qëllimin tonë drejt BE-së. Besoj se arsyeja do të prevalojë, sikurse dialogu, duke punuar së bashku në arritjen e stabilitetit rajonal.
A mban përgjegjësi qeveria e Maqedonisë për këtë situatë?
Hetimi për këtë ngjarje duhet të jetë vendimtar për të zbuluar se çfarë ishte e gjithë kjo; nëse kemi të bëjmë me një grup të organizuar, i cili mund të ketë patur karakteristikat e një grupi terrorist apo kriminal. Unë jamë bashkëkryetar i OSBE-së dhe kemi patur bisedime me qeverinë dhe lidershipin politik të Maqedonisë. Kemi rënë dakord se një dialog konstruktiv duhet të nisë dhe të gjithë të punojnë në realizimin e stabilitetit në këtë vend dhe për rajonin.
A ndani ju të njëjtin qëndrim me ministrin e Jashtëm rus se, Shqipëria dhe Bullgaria janë duke u përpjekur për ndarjen e Maqedonisë?
Mendoj se fuqitë e mëdha kanë të drejtë të bëjnë të tilla deklarata. Ne jemi të vegjël dhe nuk e kemi privilegjin të komentojmë. Vetëm dua të them se në rajon duhet të bëjmë kujdes në ato që bëjmë dhe duhet të kontribuojmë në stabilizimin e situatës.
A ndan Serbia të njëjtat politika të jashtme dhe të sigurisë së BE-së në Ballkan, apo ato janë më të ngjashme me politikat e Rusisë?
Politika e jashtme e Serbisë nuk është as ajo e BE-së dhe as ajo e Rusisë. Politika jonë e jashtme është politika e jashtme e Serbisë. Më duhet të rikujtoj se Serbia nuk është ende anëtar me të drejta të plota në BE. Gjatë kësaj kohe që ne po punojmë për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në BE, po punojmë për harmonizimin e politikave tona të jashtme me ato të BE-së. Më duhet gjithashtu të them se ne kemi marrëdhënie të mira tradicionale me Rusinë, sikundër edhe me vende të tjera e nuk duam t’i neglizhojmë ato për asnjë arsye. Në këtë kuptim nuk kemi ndonjë dilemë hamletiane, të jesh a të mos jesh, apo të zgjedhësh këtë apo atë. Ne dëshirojmë t’i kemi të dy si aleatë në pasjen e marrëdhënieve të mira. Ka edhe çështje të tilla, për të cilat nuk mund të dakordësohemi me vendimet politike apo orientime të Shqipërisë. Por arrijmë të kuptojme se në vende të ndryshme politikat e tyre të jashtme ndjekin linjat e interesave që kanë shtetet e tyre.
Shqiptaret nuk kane frike edhe sikur te vinte me mesazhe lufte, Greqia dhe Serbia te tregohen te kujdesshem me deklaratat te pista qe bejne ndaj shqiptareve. Serbet jane te arrdhur ne Ballkan, kurse shqiptaret jane popull i vjeter, pra ne shtepine e tyre ne Ballkan.
Ore idiot te gjth te ardhur nga Afrika jemi, por nje njeri qe nuk di biologji-anthropologji te tilla brockulla thote. Te gjith popujt ne ballkan jemi ngaterruar njeri me tjetrin per shum shekuj. Nuk ka asnje popull te paster ne bote, vetem ata neper xhunglat mund ta thone kte. Sic jemi ne shtepin ton ketu ashtu jan e Bullgaret, Greket, Serbet Turqit e te tjere. Prandaj lerin karagjozlleqet me fanatizem pe koqe.
Gjeja e pare qe duhet te bej eshte te kerkoj falje per viktimat e kosoves .
Plotsisht dakort por kjo mund te behet vetem me presion nderkombetar. Pavarsisht ksaj duhet ne si Shqiptare te jemi pro paqes me fqinjet. Sidomos shteti shqiptar duhet te mar kte rol kryesor ne Ballkan per paqen ne kte rajon te lenduar.
E pse duhet te jene shqiptaret te paret qe te marrin kete nisme, kur, a) historikisht dihet qe skane nisur ndonjehere luftra ne ballkan po kane pare gjithmone punen e tyre ? b) jane te rrethuar nga shtete shqitaro-fobike qe historikisht duan ti zhdukin nga harta ?
Marko rovina ! Ti ose ben si budalla ose je ndonje nga keta dobiçat e fshehur te janulles qe vegjetojne ketu
Marko, ti je nje idiot i papare per qe thua se shqiptaret jane te arrdhur nga Afrika. Shiko, se nuk merrem me plehra si ju, prandaj mos pretendo te tregohesh i zgjuar ketu sepse u tregove injorant me komentin analfabet qe bere.
Ben mir qe nuk merresh me mua se eshte e koti te bisedosh me kok pace si puna tende. Ik hap ndonje liber te shkolles fillore deri sa me ngadale te arrish ne temat e anthropollogjise qe te mesosh ku ishte djepi i njerzimit. Nqs beson se Shqiptaret erdhem nga qelli ose lindem nga dheu i Shqiperise rri e enderro peralla me kucedra.
Eshte ajo historia e ujkut kjo e serbeve – kane nderruar vetem qimen, por kete rradhe do hane t’qimen.
Lexoni me kujdes politiken e jashtme te shtetit Serb. Ivica ” gjoja ” jep mesazhe paqeje, Vucic po ashtu. Nikolic nga ana tjeter po i bie kambanes se “Shqiperise se Madhe” . Nga Greqia po ashtu leshojne te njejta sinjale me Nikolicin. Edi Rama duhet qe me qetesi tu pergjigjet te tilla provokimeve duke u bere te qarte pozicionin e qeverise shqiptare . Per Greqine mesazhi duhet te jete: Nuk e njohim marveshien e nenshkruar nga spiuni Berisha por jemi per fqinjesi te mire mbi baza te rrespekti reciprok. Serbia duhet te kerkoje falje, njohi Republiken e Kosoves dhe te rrespektoj te drejtat e shqiptareve te Lugines se Presheves. Maqedonia te rrespektoj Marveshien e Ohrit ose nje Republik me dy Federata. Gjithashtu Edi ta pregatiti kombin shqiptar si nga ana ekonomike edhe ate ushtarake per variantin me te keq. Edhe depot qe hapi edhe dogji Sala ti mbushi edhe ti mbylli perseri. Historia jam i sigurt qe po perseritet….
shume i sakte Ledio!
Ledio,
Une mendoje se ne diplomacine moderne, dialogu, kompromisi, bashkepunimi, pjesemarrja dhe respektimi I kombeve/shteteve prevalojne mbi ato mesazhet e egra qe jep ti per pergatitjen e kombit per lufte.
OSBE, BEP BE, NATO jane institucione politike e sigurie qe kane per mission mireqenien e sigurine e shteteve pjesemarrese dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale e nderkombetare .
A ben pjese Shqiperia ne ndonje nga keto institucione Ledio??????
Lexo, formou politikisht dhe mos fol mbrockulla.
Faleminderit per mirekuptimin.
Komentin tuaj zoti Mahmutaj nqs nuk me jep shkas tjeter me se pakti do ta quaj naivitet. Ose ke kohe qe i ke lene librat e historise ose kurre nuk i ke hapur to. Vetem shiko edhe informohu per Ukrainen dhe do kuptosh se sa pak rrendesi kane keto organizma qe ti me permend.Edhe dicka tjeter; une thash pregatitje, qe me sakt nenkupton rrimekembjen e organizmave dhe organeve qe do te bejne te mundur mbrojtjen.Betejat me Greqine,Serbine nuk jane as 5 vjecare edhe as 10 vjecare, por do jene me te gjata. Greqia, Serbia por edhe Bullgaria do bejne aleanca me kedo qe eshte kunder popullit shqiptar.