Vizita e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë këtë të mërkurë, është një vizitë historike dhe si e tillë do të marrë vëmendjen maksimale, qoftë edhe të sigurisë.
Paraditen e sotme policia bëri të ditur planin e masave që do të merren në kuadër të sigurisë së Forumit Ekonomik që mbahet në Tiranë, dhe veçanërisht të vizitës së kryeministrit serb.
Por veç bllokimit të akseve rrugore, Tirana do të monitorohet nga ajri.
Dhe si për ironi të fatit, vetë kryeministri serb mund të ketë mbi krye gjithë kohës, si roje nga ajri një dron.
Lajmi konfirmohet nga burime për JavaNews.al sipas të cilave dronët do të jenë pjesë e masave të sigurisë për ardhjen e Aleksandër Vuçiç në Tiranë.
Megjithatë nuk dihet ende nëse kjo masë sigurie, nëse do të vërtetohet, do të merret ose jo si “provokacja” nga ana e serbëve.
Pak ditë më parë, nën kujdesin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, dronët u testuan si një mundësi efikase e monitorimit nga ajri të kryeqytetit për të shtuar sigurinë e qytetarëve
Ha ha ha !!
Droni, siç duket është i Serbisë, ose i NATO-s (nuk na sqaroni), sepse ne nuk kemi as brekë në bythë e jo drone ushtarake…(?!)
Disa drone u blene dhe u provuan disa dite me pare
nga policia shqiptare. Dhe ishin drone policie (jo lodra).
Ishte ne te gjitha mediat,por ti mesa duket nuk e ke pare.
Ky eshte problemi jone,na flet gjuha para mendjes.
O gazelesha, po boll mor idiota me keto provokacjet tuaja. Ato i perdorin dhe kalamajte. Thuaj qe sihalla Berishoviçat nuk bejne noi budallek se aq idiota jane. Marredheniet e mira na duhen te gjitheve, ndoshta ka ardhur momenti te ndertojme dhe jo shkaterrojme. Mos harroni, mjegulla eshte ajo qe do ujku…
lajm shume interesant hahahahahhah .
Cjane keto budallalleqe, sic duket keta qe rhone nukekane haberin e mundesive reale te dronit..