Lideri i opozitës maqedonase, Zaev: Shtatë shqiptarët që janë dënuar për rastin Monstra janë të pafajshëm

27 Maj 2015, 14:33Rajoni TEMA

Në intervistën për gazetën gjermane Di Cajt, lideri i LSDM-së kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka deklaruar se e vërteta për rastin “Monstra” mund të shkaktojë përplasje në Maqedoni.

Është interesant se Zaev nuk e përmend termin “rasti Monstra”, por “rasti i Liqenit të Smilkovës’.

“Shtatë shqiptarët etnikë që janë dënuar për rastin e Smilkovës janë të pafajshëm. Ata pa faj po qëndrojnë në burg», ka theksuar Zaev, duke shtuar se frikësohet se «e vërteta për këtë rast» mund të shkaktojë tensione te komuniteti shqiptar në Maqedoni. Mund të ketë edhe viktima. Për këtë arsye për momentin jemi duke zhvilluar negociata me komunitetin shqiptar që të gjejmë mënyrë për penguar një reagim të tillë. Patjetër duhet të jemi të kujdesshëm me të vërtetën. Duhet ta ruajmë unitetin e popullatës”, – ka thënë Zaev.

I pyetur nëse ka frikë se situata mund të dalë nga kontrolli, Zaev është përgjigjur: “Po, në një masë janë shumë i shqetësuar. Patjetër duhet t’i përgatisim njerëzit për të vërtetën, patjetër duhet të jemi shumë të përgjegjshëm”, tha Zaev.

Ai nuk ka precizuar nëse frikohet se viktima mund të ketë nga radhët e funksionarëve të partisë shqiptare në pushtet, si pasojë e revoltës së shqiptarëve për shkak se edhe pse ajo parti ishte në qeveri, nuk pengoi dënimet e përjetshme për të akuzuarit, por tallej në stilin “rastin Monstra duhet ta monitorojë FBI-ja”, transmeton rtk.

5 komente në “Lideri i opozitës maqedonase, Zaev: Shtatë shqiptarët që janë dënuar për rastin Monstra janë të pafajshëm”

  1. billy says:

    He me ta lumsha more zdravo

  2. vizioni i Bashes says:

    Ky, më duket “më i pjerdhur” (nga trutë), se Luli ynë…!

  3. arber1468 says:

    Ky është e ardhmja e Ballkanit. Mjaft me parti nacionaliste alla PBDNJ apo AKZ. Ka ardhur koha qe shqiptarët në Maqedoni të jenë në një parti me Maqedoni sllavë sipas përkatësisë ideologjike e shkëputur nga nacionalizmi primitiv. Të rikthejmë Titon

  4. kuq e zi says:

    e verteta nuk eshte e kujdesshme por eshte E VERTETE si kur eshte e hidhur apo e embel
    te thuash te jemi te kujdesur me te verteten eshte ti biem larg saj drejtesia varet direkt tek e verteta nqs ajo mungon ju vazhdoni ne gjurmet e atij ne fuqi
    pra ujku qimen nderron zakonin se harron
    sa per ali ahmeta me shoke nuk eshte tradhtia e pare qe nga 2001-shi

  5. albani says:

    Procesi -monstra-,eshte theksuar shume here qe ishte artificial dhe Shqipetaret e arrestuar nuk kishin lidhje me te,por keto deklarata te Zaevit bejne qe tashme per kete te mos kete cike dyshimi.
    Per mua partite e sotme te Shqipetareve te Maqedonise,BDI dhe PDSH,duhet te shkrihen,te dale nje force e re politike e pa-lidhur me keta kriminele,qe te perfaqesoje denjesisht Shqipetaret e Maqedonise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje