Kryeminsitri shqiptar në fillim të konferencës së tij me kryeminsitrin serb tha se “këto 24 orë në Tiranë do të jenë një shtysë që Vuçic të kthehet sërish në Tiranë.
Uroj që këto 24 orë ta inkurajojnë kryeministrin serb që t’u sugjerojë serbëve që të vizitojnë Shqipërinë sidomos, në verë”
Më tej Rama vuri theksin tek bashkëpunimi serb dhe shqiptar.
“Urojmë që mbresat pozitive 24 orëshe në Shqipëri të nxisin dhe në kthim ti rekomandojë bashkatdhetarëve të tij të vizitojnë Shqipërinë sidomos gjatë verës. Unë i garantoj përmes medias serbe se qytetarët serb do të gjejnë shërbimet, ushqimet dhe mikpritjen befasuese.
Kryeministri Vucic është i pari kryeministër serb që pritet me të gjitha nderimet qeveritare. Në 6 muaj nga vizita ime në Beograd, Kryeministri Vucic zhvillloi vizitën e tij në Tiranë dhe për ne ky fakt është shenjë e dëshirës dhe vullnetit të përbashkët.
Megjthëse jemi ende larg të qënit dakord me gjithcka, jemi me bindjen e përbashkët dhe besoj se shqiptarët dhe serbët kanë mundësinë historike që ta kthejnë paqen në këtë rajon me një të ardhme që ia vlken të jetohet.
Unë besoj se ne shqiptarët dhe serbët kemi sot mundësinë të bëjmë më të mirën që të bien barrierat e trashëguara prej vitesh, që nga barrierat hiostorike, tregtare, ekonomike dhe shoqërore e kulturore, të gjitha barrierat që na kanë penguar deri sot për të projektiuat të ardhem në rrugën e Bashkimit Evropian, konkretisht përmes hartimit bashkarisht të projekteve në infrastrukturë, energji turizëm arsim e kulturë.
Jemi shumë të vegjël për të mos u bërë bashkë në përpjekjen për të rritur ekonominë tonë dhe për të shumëfishuar energjinë pozitive që i duhet kaq shumë popujve tanë në kohë mundësish aq të mëdha dhe sfidash aq të mëdha.
Kam bindjen se suksesi ynë i përbashkët është e vetmja rrugë për të rritur mirëqënien për kombet tona në këtë rajon aq të lidhur me njeri-tjetrin.
Është e paimagjinueshme të besojmë se njëri mund të shkojë shumë përpara, ndërsa tjetri mbetet mbrapa. Ne të gjithë jetojmë me një pjesë të tjetrit edhe kur me tjetrin jemi të ndarë.
Kjo na duhet të na motivojë të gjithëve që të shohim të pandare me tjetrin. Të bëjmë me tjetrin dhe për tjetrin as më shumë as më pak sa tjetri të bëjë për ne.
Kurajo që patën Gjermania dhe Franca për të ecur bashkë pas luftës së dytë botërore duke kaluar lumenj të mëdhenj gjaku, duhet të na motivojë të kapërcejmë këtë fazë për ndërtimin e themeleve e të bashkëpunimit mes vendeve.
Fakti se edhe një top futbolli rrezikoi të na rrokulliste në pikën e zeros gjashtë muaj më parë ishte një dëshmi se sa e brishtë është marrëdhënia e bashkjetesës dhe bashkëveprimit mes nesh.
Shqipëria dhe Serbia ka hyrë në rrugën e bashkëpunimit konkret për bashkëpunimin energjitik apo bashkëpunimin rinor nën shembullin frymëzues të Francës dhe Gjermanisë së pas luftës.
Shqiptarët e luginës së Preshevës presin më shumë nga qeveria e kryeministrit Vucic. Ashtu si ne në Shqipëri presim që shqiptarëve të jugut të Serbisë t’iu rezervohet e drejta aq sa serbëve të veriut të Kosovës.
Dialogu duhet të shkojë paralelisht me plotësimin e marrëveshjeve dhe jo të mbeten ato në letër. Përfshirja e Kosovës në inisiativat rajonale është një domosdoshmëri jo vetëm për produktivitetin e dialogut për për forcimin e besimit reciprok dhe për forcimin e paqes ende të brishtë.
Kumanova vërtetoi edhe një herë brishtësinë e kësaj paqeje në Ballkan. Ky është rasti për të theksuar se Shqipëria e sheh si shumë të rëndisishme integrimin rajonal dhe funsksionimin e demokracisë në Maqedoni.
Ne duam një Maqedoni të qëndrueshme dhe demokratike dhe padiskutim ku marrëveshja e Ohritt të respektohet në frymë dhe të zbatohet në gërmë”, tha Rama.
Pyetje drejtuar Kryeministrit Rama
Zoti Rama ju kërkoni respektimin dhe të drejtat për shqiptarët në Preshevë. Por ndërkohë si është trajtimi i serbëve në Shqipëri?
Rama: Shqiptarët në Serbi meritojnë atë trajtim dinjitoz që kanë serbët e Kosovës. Me forcën e shembullit, dhe jo me shembullin e forcës vizionin tonë për rajonin. Sa i përket serbëve në Shqipëri nuk kam dëgjuar asnjëherë asnjë lloj ankese të kësaj natyre dhe e them me krenari, Shqipëria por edhe Kosova kanë garantuar një trajtim spektakolar të minoriteteve.
Zoti Rama a e kundërshtoni projektin e Shqipërisë së Madhe?
Rama: Ne kemi ofruar që ditën e parë mbështetje të dialogut. Për ne dialogu ka shënuar fundin e historisë së konfliktit. Edhe në Beograd unë e kam nënvizuar rëndësinë e dialogut. Por nuk kam ndryshuar dhe as do të ndryshojë bindjen për Kosovën. Dhe njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh për ju. Por nuk dua të hyj më thellë pasi ju sot jeni miq në shtëpinë tonë. Shqipëria e Madhe është një ide që e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk I duan të mirën shqiptarëve. Jo ne dhe jo kombi ynë që nuk synon zgjerim në kurriz të askujt por vetëm vetëvendosje dhe paqe. Kështu që nuk ka projekt të Shqipërisë së Madhe, por vetëm paqja është projekti ynë. Ne duam një rajon pa kufij, për shqiptarët dhe jo vetëm. Kaq ia detyrojmë popujve tanë dhe njëri-tjetrit. Por nuk kanë lidhje me vendosmërinë tonë për të ardhme të përbashkët. Dëshira jonë është të kemi sa më shumë miq dhe turistë nga Serbia. Dhe ne jemi të vendosur t’i mbështesim bashkarish.
Unë kujtoj se në mes disa vëndesh duhet të qëndrojë i ndezur zjarri i luftës në mënyrë që të mund të egzistojnë si shtete për t’mos e gllabitur njëra tjetrën.Apetitet janë aq të mëdha që do e pengonin një koncept tjetër egzistencial në mes këtyre dy vendeve.
Askush nga ata te dy nuk e ka ne dore te ardhmen e Ballkanit,,,,planet dhe projektet per te ardhmen e popujve te ketij rajoni jane bere dhe po zbatohen ne menyre graduale prej aleateve tane te medhej pertej oqeanit Antlatik.Ne 1990-95 Zeri i Amerikes parashikonte dhe deklaronte pavarsine e Kosoves,dhe e gjithe Europa ishte skeptike dhe nuk e besonte kete parashikim,,,por gjithshka ndodhi dhe ajo tani eshte realitet.Kete gje e dine edhe komshinjte tane armiqe dhe ata po shfaqin hapur xhelozite e tyre per Shqiperine.
po a nuk kemi nje perkthyes dinjitoz qe te perktheje ne gjuhen shqipe se me ate perkthim skandaloz kosovarshe me shume u beme nervoz se e ndigjuam tmerr e turp se nuk gjeten nji perkthyes te vertete
Rrofte miqesia SHQIPETARE _ SERBE !!!!
Je 1 -sh Ed Rama !Kryeminister qe i ka mungu shqiptarve
Zoti te dhant shnet ,se na nderove .
Lesh me qime…Kur dëgjon shumë fjalë, mbaj trastë të vogël-thonë këtej nga fshati im.
Nga fshati yt? Pune katnaresh domethene, vari jarin
Kam 25 vjet ne emigracion dhe kame jetuar ne 5 shtete te ndryshme te europes …..nuk me ka ren rasti kurr te njoh nje serb te keq …..urroj qe politika e te dyja vendeve te mendoj me shume per te zgjidhur hallet dhe problemet e popullit (qe akoma po marin rrugen e emigrimit neper europe)…sa me shume pune…mirqenie dhe dashuri ….me mendjemadhesi nuk fitohet gje …vecse do ngelemi si kurvat rrugeve te europes…
Do te kene qene gjermane dhe i ke marre per serbe.
Nuk eshte faji jot: eshte problem barriera gjuhesore.
po gencivl, serbet nuk jane ndryshe nga popujt e tjere te Ballkanit. Ka te mre dhe te keqij. Jane politikanet serbe qe per hir te interesave te Serbise, bejne nje politike agresive ndaj shqiptareve. Kete gje e kane bere edhe ne te kaluaren dhe do vazhdojne ta bejne edhe ne te ardhmen. Serbet dhe greket gjithmone kane qene dhe jane kunder nesh se e dine qe na kane shume borxhe duke filluar qe nga territoret shqiptare qe i kane okupuar ne shekuj dhe nga politikat e shfarosjes qe kane ndermarre gjithmone kunder nesh.
Edhe sot, Greqia flet per Vorio Epirin, megjithese historia tregon se jo vetem qe “Vorio Epiri” eshte territor shqiptar, por edhe shume territore te tjera qe sot jane nen Greqine, jane territore shqiptare.
Greqia nepermjet nje historie te falsifikuar, i ka mbushur mendjen botes se Epiri i Pirros dhe Maqedonia e Filipit dhe Aleksandrit jane greke, kur ne asnje nga keto vende popullsia nuk fliste greqisht.
Ne ja njohim Greqise meritat e nje kulture te lashte qe frymezoi kulturat moderne ne Europe dhe me gjere, por ama te asaj Greqie antike, ne tokat e saja te verteta dhe jo te asaj Greqie qe pretendohet sot nga politikanet dhe kisha greke.
RAMA JE NJE DIPLLOMAT I PERKRYER.
ATE QE KERKON TE REALIZOSH,DI SE SI KERKOHET DHE SI REALIZOHET.
KRYEMINISTRI YNE RAMA NUK E MOHON SHQIPERINE E MADHE,AJO ESHTE FAKT DHE REALITET THOTE AI,POR NE KERKOJME VETEM HEQJEN E KUFINJVE KU CDO KOMB TE GJEJ VETEN E TIJ.
SHQIPERIA NATYRALE NE KETE RAST ESHTE E VERTETE DHE FQINJET NUK DO TE GRINDEN.
RAMA,JE NJE GJENI.
Dua burre me bolle te medha si Erdogani qe Shqiperia i uli dhe breket… Serbet jane popull europian!
shkëlqyeshëm!!
fjalüe me vënd dhe aspak si e ka zakon!!
përse nuk merr shëmbull nga vetja për të vepruar kështu dhe në shqipëri!!
më duket se kështu i tha dhe ajo gazetarja”që duhej të mësonte anglishten”para se ti drejtonte pyetje atij(ramës)!!
dhe njëherë!
të lumtë!!!
Perfekt zoti Rama .kryeministri qe I kishte munguar Shqiperise.i
Kujt i takon Kosova?Toka e Kosoves eshte e Zotit,e dyta-i takon atyre qe jetojne ne Kosove,e ata jane 95 %shqiptare.Me te drejte Vuciq nuk e din kete sepse qe ne 1999 Kosova eshte e lire,pra qe atehere Vuciq nuk ka qene ne Kosove.
P.s.Historia nuk njeh asnje lufte ne mes shqiptareve dhe serbeve,te cilen lufte e kane fituar shqiptaret e u a kane marre me force Kosoven serbeve,pra shqiptaret kane qene aty ku jane sot madje gjer te Molla e Kuqe,gjer atje eshte Shqiperia Natyrale.
Shkurt: Edi Rama, K/ministri yne e ka koken plot :shkurt,sakte,qarte…!!!
Nje bravo kozmike ….!!!!