Gjithçka është gati – flamuj të vjetër jugosllavë, flamuj komunistë dhe fotot e Titos. Një oborr para tavernës Korcagin në qendër të Beogradit, e cila pret festimet e përvitshme të ditëlindjes së Titos, është e mbushur me tavolina të gjata, të mbushura me adfmirues të moshuar dhe të rinj të ish-presidentit, dhe kameriere të veshura me përparëse që i ngjajnë flamurit jugosllav.
“Thellë brenda nesh të gjithëve na mungojnë ato ditë – ditë lirie dhe prosperitetit. Të gjithë ata që e ndiejnë këtë vijnë në festimin tonë,” thotë Momir Marusic, president i shoqatës “Pavle Korgacin” me qendër në Beograd, e cila ka organizuar festimin e ditëlindjes së Titos – gjithashtu e festuar si “Dita e Rinisë” në kohën e Jugosllavisë – këto 15 vitet e fundit.
Ajo çfarë i bën ata të festojnë këtë datë, një përvjetor që tashmë është harruar nga pjesa tjetër e shoqërisë, është nostalgjia për kohët më të mira, thotë 65 vjeçari.
“Njerëzit vijnë këtu këtë ditë dhe bisedojmë për kohët që na bashkuan. Kështu ruajmë traditën tonë,” shpjegon Marusic.
“Mbaj mend disa kohë të mira e të bukura, kur tre muaj para “Ditës së Rinisë”, të gjitha shkollat dhe komunat në ish-Jugosllavi përgatiteshin për festimë, parakalime,” shton ai.
Ai i referohet ‘slet’, një tubim të madh të organizuar çdo vit në Beograd gjatë kohës së Titos, kur njerëz do të mblidheshin në stadiumin e futbollit të Ushtrisë Popullore Jugosllave për të shënuar “Ditën e Rinisë” dhe ditëlindjen e Titos më 25 maj. Disa mijëra studentë nga i gjithë vendi performonin kërcime për presidentin dhe të ftuarit e tij.
Josip Broz Tito e qeverisi Jugosllavinë nga formimi i saj në bvitin 1945 deri në vdekjen e tij në vitin 1980, pasi udhëhoqi partizanët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Për shkak të qëndrimit të tij diplomatik, ai admirohej nga shumjë njerëz në Perëndim si një diktator beninj, dhe u lavdërua për mbajtjen e bashkëjetesës paqësore midis popujve të Jugosllavisë.
Jugosllavia ishte i vetmi vend socialist që i shpëtoi me sukses dominimit të Bashkimit Sovjetik, duke u ndarë nga Stalini në vitin 1948 për të ndjekur një politikë të jashtme neutrale gjatë Luftës së Ftohtë. Vendi u shpërbë vetëm dhjetë vjet pas vdekjes së Titos në 1980.
Por 35 vite më vonë, ka ende njerëz në Serbi të cilët do të donin të ktheheshin pas në atë që ata e shohin si “epoka e artë”.
Taverna Korcagin ka ngecur e lumtur në ato “ditë të vjetra”. Mjuret e saj janë të mbushura me fotot e Titos, Leninit dhe udhëheqësve të tjerë ish-komuniste, si dhe të partizanëve dhe familjeve të tyre.
“Ne tërheqim njerëzit kryesisht të moshuar në festën e përvitshme. Ish-pionerë të Titos (anëtarë të grupeve rinore komuniste) si edhe ish-gjeneralë dhe luftëtarë nga Lufta e Dytë Botërore,” thotë Marusic, duke shtuar se ata të gjithë vijnë nga të gjitha ish-republikat jugosllave.
“Por ka edhe shumë të rinj që na janë bashkuar. Organizimi do t’u kalojë atyre pasi ne, brezi i vjetër, të mos jemi më,” shton ai.
Pionerët e Titos në paradë
“Më duket si dje kur merrja pjesë në manifestime. Merrja pjesë çdo vit,” thotë Gordana, një grua e moshuar e cila erdhi me shoqen e saj e shkollës Ljiljana për festimin.
“Së pari, ushtroheshim shumë. Pastah prisnim që Titoja të dilte bashkë me gruan e tij Jovankën,” shton ajo me një buzëqeshje të madhe në fytyrën e saj.
Kjo është hera e parë që ajo merr pjesë në festimin në tavernë, por shoqja e saj Ljiljana është e rregullt. Ajo ka ardhur çdo vit me radhë për një dekadë të tërë. Ljiljana gjithashtu thotë se është nostalgjia ajo që e sjell atë në Korcagin më 25 maj.
“Ia kalojmë bukur këtu. Bisedojmë, sjellin kujtime dhe takojmë njëri-tjetrin pas kaq shumë vitesh. Por, fatkeqësisht, shumë nga ish-pjesëmarrësit kanë vdekur,” shton ajo.
Gratë janë të emocionuara. Së shpejti do të ngrihet flamuri jugosllav, do të këndohet ish-himni dhe veteranëve të Luftës së Dytë Botërore do t’u dorëzohet nga një shkop si ata që shoku Tito jepte gjatë manifestimeve në stadium në kohët e vjetra.
Dhe pastaj do të vijë kulmi i ditës, thotë Ljiljana. “Vojnicki pasulj”, një pjatë speciale me fasule.
Nostalgji për një të kaluar të imagjinuar
Në oborrin jashtë tavernës ka disa veteranë të moshuar të Luftës së Dytë Botërore dhe familjet e tyre, por ka gjithashtu edhe shumë të rinj. Disa mbajnë shami të kuqe, një simbol të pionierëve, dhe të gjithë janë në humor.
Të rinjtë, anëtarë të Shoqatës Komuniste të Beogradit, kanë veshur bluza të ashtuquajtura punëtorësh, që i ngjanë atyre që visheshin gjatë iniciativave të punës në ish-Jugosllavi, kur studentët udhëtonin në të gjithë vendin dhe të ndihmonin në ndërtimin e infrastrukturës së re.
Njëzet e gjashtë vjeçari Aleksandar është një prej tyre. Ai thotë se ka gjashtë vjet që është pjesë e shoqatës.
Por po kohën kur ai nuk kishte lindur ende?
“Ishte një miku im që më frymëzoi. Babai i tij ishte një anëtar i shoqatës komuniste në atë kohë dhe të moshuarit ishin dhe janë ende nostalgjikë për ato kohë,” shpjegon ai.
Miljana, e cila është gjithashtu 26 vjeçe, është një tjetër nga të rintë e ulur në oborr. Ajo ka ardhur rregullisht në tavernë që kur ishte në universitet. Por ajo shton se edhe asaj gjithashtu i pëlqen festimi i 25 majit.
“Është bukur këtu. Njerëzit vijnë që të kujtojnë kohë të bukura nga e kaluara, të cilat unë s’i mbaj mend, duke qenë se kam lindur në vititn 1989, kur ajo periudhë pothuajse kishte marrë fund,” thotë ajo.
Por Miljana ka mësuar shumë për Jugosllavinë komuniste nga tregimet e prindërve dhe gjyshërve të saj. Ata i kanë treguar se jeta ishte më e mirë dhe më komohe dhe njerëzit mund të merrnin pushime edhe nëse vetëm një anëtar i familjes punonte.
“Nëse ata dëshirojnë ta ruajnë atë histori, mendoj se është shumë mirë që ne, brezi më i ri, të jemi gjithashtu pjesë e saj,” thotë ajo.
Bravo ju qofte….kujtojne nje person qe i boni “rob”
Ktu ne shqipKARI nje fjale e mire te thuhet per enverin , dhe dalin robq…iret “blu” (deri dje me te kuq se gjaku) dhe bertasin per genocide
I mire i keq Enver djali eshte i barabarte me Kastriotin .
Na boni “rob” se ishim akoma me bisht .
Cudi se ti deklaroje se shqiptari dikur, dmth mbas kohes se Kastriotit e te pakten deri ne pavaresine e tij, ishte “rob”!!!! Si keshtu “i miri i keq Enver djali i barabarte me Kastriotin”, shqiptarit i hoqi bishtin??!!
Arsyetimi jot per shqipKARIN (sic shprehesh ti) ndoshta mund te jete edhe eureka se perse ndihet me krenar dhe superior ndaj te tjereve!
Ndoshta eshte pikerisht bishti qe i ka ngelur nga koha e majmunit dhe kjo gje verteton qe eshte autokton duke i dhene me shume krenari dhe superioritet ndaj te tjereve!
Cudi se ti deklaroje se shqiptari ,dikur dmth mbas kohes se Kastriotit e te pakten deri ne pavarsine e tij ishte “rob”!!!
Kur e kam deklaru ???? ASNJEHRE!!!
Vitet e P.Osmane kan qene vitet me te tmerrshme per Shqiperine pavarsisht se Shqiptaret u zgjeruan si popullsi (jo si komb) dhe pervec fillim viteve te shekullit 19 kurre s’arriten arritje ne ndonje fushe .
S’ndihem superior …madje vet fjala “shqipKARI” tregon qarte qe tani ndihem dhe fatkeqsisht jam “inferior”.
Kurre s’kam pjerdh per “autokton” apo te ardhur , te gjithe nga afrika kemi ardh .
Un jam per HAKMARRJE dhe URREJTJE kunder atyre qe me URREJNE DHE ME KAN VRA !!!
Hakmarrja dhe urrejtja te helmojne shpirtin i dashur pelasgian.
Popujt ballkanik jane kaq shume te perzier e te nderthurur aq sa “miku” dhe “armiku”, “vrasesi” dhe “viktima” ne te shumten e rasteve jane ne te njejten famile dhe thjeshte nderojne rolet!
Te “keshilloj” te mos urresh dhe te mos hakmerresh sepse ne te kundert edhe ti do te jesh ngahera edhe “vrases”, por edhe “viktime”!
Ndoshta Ti do te ndiheshe me mire, ashtu si dhe “miku” apo “armiku” jot, po ti respektoje Ata ashtu si dhe Ti do te deshiroje te te respektonin Ata!
Kohe te bukura qe svine me
Bravo Pelasgian! Shkurt dhe sakt. Po erdhen barbonet shqiptare mbas 90es, dhe jemi ketu ku jemi. Edhe psetani e mori ne dore nje njeri me mentalitet perendimor,barbonet po levizin ne te gjitha menyrat per ti vene pengesa nen rrota. Kur erdh ne pushtet sali berisha,nje malsor i moshuar,ishte vertet burre i mencur e i urte,do rroni e do shikoni se cdo ti beje Shqiperise ky njeri.
Serbomedhenjte i kemi inat se na kane shkaktuar shume plage por populli serb nuk eshte fajtor per kete, Populli serb eshte trim dhe nuk e shet token e vet por jo veem kaq por lufton tu marre tokat e te tjereve per te dale sadopak ne det. Kurse tek ne ewsthe ndryshe, Shqiptaret e dhjere politikane shesin tokat shqiptare, shesin edhe detin , jo vetem kete por edhe falin per monarkofashistet greke dhe serbomedhenj nen masken e virtutit te mikpritjes shqiptare.
Heroi i te gjithe kombit shqiptar ne trojet e veta duhet te respektohet per ato te mira qe ka bere dhe per shqiptaret. Kur e shohim me vemendje del se disa shoke te Enverit qe i lepisheshin dite dhe nate jane ata qe e shajne me shume dhe falsin per te vrare dhe per te preret e diktatorit. Matematikisht dhe historikisht Enver Hoxha eshte nje gur i rralle ne tehmelet e shtetit shqiptar si berthama e te gjithe shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre.
Vojnicki pasujl nuk asht fasule pseciale,po fasule ushtari.
Pak si qesharake e shkruara.Njerzit mund te mernin pushime edhe nese vetem nji anetar i familjes punont.Po ato qe nuk punonin,a nuk ishin pushim?!
Kane te drejte qe mburren me Titon ish jugosllavet.
Tito ishte komunisti ma i dashtun i kapitalizmit.Te cilin po kaq e donin edhe komunistet e lindjes.
Ne Shqiperi qetesia e kohes se monizmit 50 vjecar nuk ka per tu perserit ma kurren e kurres.
Ishte shtet i forte dhe mbante ligjin mos iu kunderven pushtetit me agjitacion dhe propogand sepse denohesh.Tashti keto te denuerit prej agjitacion e propogand po ta mjelin shtetin demokratik sot qe s’ka ma bukur.Trashigimtaret e piste qe bajne ligjin ne pushtetin demokratik.Cfare nuk punojne.Qetseia mizerabile derisa kercnojne dhe ministrin e rendit,korrupsioni ne kulmin e pushtetit.E bija e ish kryeministrit (Berisha,Argita)tenton ti vjedhin me forcen e firmes dhe te vules te babit,bisnesmenit te huje 3 miljon euro pa luejt vendit nga karriga.Korrupsion i ngritur ne rrang qeverite.
Shteti i Berishes te vret diten per diell midis miletbaces e nuk mban pergjegjesi por justifikohet viktimat u vrane nga rikoshetat ajrore.Keto rikosheta vetem nji doktor i dine se fizikantet asqe kane haberin e rikoshetave ajrore.
Po e mbylli me kaq sepo te vashdohet komenti bahet artikull dhe artikulli kthehet ne koment i pa rendesi.
Thoni cte doni por koha e Mareshallit Tito ne Ish-jugosllavi ishte e persosur .
Ai ,ja doli qe ta beje realitet Jedinstvo i Bratstvo ,ne te gjithe popujt sllave .
Kosova dhe Kosovaret kohet e tyre te Boomit ekonomik e paten pikerisht mbas 1968-1980 ne 4 Maj kur dhe Tito iku nga kjo bote .
Titua ,ja doli si kroat qe ti menaxhoje Gjarperinjte serbe dhe te mbaj balancat .
Vendi lulezoi dhe jetohej mire .
Lirite per Kosoven u liberalizuan sidomos pas viteve 1972 -1980 .
Me te vdekur Tito jugosllavia filloi te mendoje per shperberjen dhe prej asaj kohe nuk e ka mare me vehten .
Ne analogji me ne dhe regjimin tone komunist Titua si leberal qe ishte ja arriti qe ti mbaje larg dhe te mos ANGAZHOHEJ ne asnjerin krah.
Samorregurillovanje (( vete-administrimi ) edhe ashtu teorik ,nuk eshte se deshtoi por popujt u ushquen , paten liri qe te venin ku te donin dhe te benin cte donin .
Perndryshe ne vendin tone QETESIA ,ARSIMI, SHENDETESIA ,SIGURIA , Nxjerrja e vendit nga Feudalizmi dhe BERJA SHTET e SHQIPERISE ,keto jane sukseset e ENVER HOXHES ,qe kishte dhe gabime por jo aq sa JA AMPLIFIKOJNE ATA pasardhesit e kuislingeve e tradhetareve e hajduteve ,krimineleve ,te cileve ENVERI UA Q…U ROBT dhe i vinte qe te nxirrnin krom dhe te thanin kenetat .
Lufta e Klasave dhe heqja e Oborrit kooperativist ishin nder gabimet kryesore te atij sistemi .
Kam kaluar kufirin para vdekjes se Titos pata fatin qe ndejta 4 muaj ne Beograd, nuk kishte asnje ndryshim nvga vendet e Europes ne ate kohe .Sot mund te flasim si te duam por Titon ta barazosh me Dullen esht e pamundur esht budallallik .Tito ska per te humbur kurre ne historin e EX Jugosllavis.