Choutis: Axhendat e ndryshme mund të dëmtojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë

26 Maj 2015, 14:52Rajoni TEMA

Zv/ministri i Jashtëm grek Nikolaos Choutis tha se Shqipëria dhe Greqia kanë axhenda të ndryshme të cilat mund të dëmtojnë të ardhmen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Deklarata e diplomatit grek u bë gjatë samitit të krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë, samit në të cilin Greqia duhej të përfaqësohej nga Kryeministri grek Aleksis Tsipras.

“Praktikat e dala mode nacionaliste nuk duhet të kenë vend në Evropën Juglindore e cila do të integrohet plotësisht në Bashkimin Evropian.

Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor përben qëllim strategjik që do të kontribuojë në konsolidimin e paqes, zhvillimit dhe qendrueshmërisë se Rajonit.

Siç e dini vendi im ka punuar sistematikisht dhe në mënyrë intensive për promovimin e objektivave tona të përbashkëta dhe duke mirëmbajtur përkushtimin integrues europian të perspektivës rajonale. 

Natyrisht ka perspektiva të ndryshme dhe axhenda te ndryshme për çështje të ndryshme të cilat dhe mund të dëmtojnë të ardhmen e bashkëpunimit tonë.

Në kontekstin e bashkëpunimit rajonal ajo që ka rëndësi janë interesat tona të përbashkëta. Ne mund t’i kapërcejmë dallimet tona duke kapitalizuar mbi çka na bashkon”, u shpreh Choutis.

16 komente në “Choutis: Axhendat e ndryshme mund të dëmtojnë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë”

  1. zz says:

    Po ju zbutet zeri se e kishit trashur shume gjate ketyre 25 viteve

    1. Nardi says:

      Nikolaos Chuntis përfaqson politikën greke dhe interesat e saj, por është ndoshta i vetmi politikan qoftë majtas a djathtas që nuk është nacionalist i zgjebosur si shumica e politikanëve në Greqi. Kur ishte eurodeputet dhe raportonte në PE për Shqipërinë prap ishte ndër të paktët që fliste pozitivisht për të ardhmen e vëndit tonë në BE.

  2. eleΥΘeriskeΨi says:

    sta arxidia mas per llogjet e lypsareve greke

  3. kuq e zi says:

    Tani per tani nuk shoh shume per cka na bashkon por cka na ndan
    1)njohja e kosoves
    2) clirimi i kishes ortodokse shqiptare
    3) ceshtja came
    27) deti e kshu me radhe

    1. Klimax says:

      Dhe Greqia po nuk plotesoj “27 pikat e ultimatumit” te Shqiperise, atehere cfare dhe si do kunderveproj Shqiperia?
      1- Do te izoloj Greqine ne arenen nderkombetare?
      2- Do bej veto ne BE qe Greqia mos te futet ne kete organizate?
      3- Do mbylli kufijte territorial qe asnje refugjat grek te mos kaloje kufirin per ne Shqiperi?
      4- Do ndaloj levizjen e lire dhe do vendosi sistemin e vizes per qytetaret grek?
      5- Do u ndaloj dhenien e pashaportes shqiptare emigranteve greke qe punojne me shume se 5 vjet ne Shqiperi?
      6- Nuk do i japi ndihmen dhe eksperiencen e saj Greqise qe te kete nje demokraci perendimore dhe zgjedhje te lira si ne Shqiperi?
      7- Do mbylli doganat per eksportet shqiptare qe mbajne 22% te ekonomise greke?
      8- Do largoj nga Greqia te gjitha firmat shqiptare qe mbajne te punesuar mijra greke?
      9- Do kercenoj me ushtrine moderne shqiptare, floten detare dhe aviacionin luftarak cdo provokim nacionalist nga ana e Greqise dhe po nuk u binden do valvitet flamuri shqiptar ne Akropoli, ashtu si flamuri nazist ne Luften II Boterore?
      E keshtu me radhe do ja perplasimin te “nentedhjete e nentat pika te kushteve shqiptare” ne fytyre!

  4. Zigur Qarri says:

    Hahahaha…praktika nacionaliste dale mode!Dhe kush e thote pa?!-hienat greke.Eshte rastesi qe Greqia dhe Qipro nuk e njohin Kosoven?
    Greqia akuzon gjithmone per ato praktika qe zbaton vete si shtet.Ne ka shtet qe praktikon metoda nacionaliste ne Ballkan,ajo eshte Greqia,
    shteti me hipokrit ne Bote.Armiqesi me te gjith fqinjet.
    Nese Greqia nuk praktikon metoda nacionaliste,ateher perse nuk e njeh Kosoven?-nje vend jo fqinj me Greqine.
    E njejta gje vlen edhe per Qipron,qe ben nje politike sinkron me Greqine.

    1. AC/DC says:

      Zigur je,ndoshta e vetmja gje tmerrsisht e shemtuar(lexo idiot) qe zbukuron.E kam llafin per kete blog.Do zoti nuk e ke fytyren njelloj si mendjen.

      1. zz says:

        AC/DC shko or palle k…. edhe ti na mungoje ketu ne kete forum

  5. ylli polar says:

    komedia e ballkanit .te fortet flsin me nenqeshje dhe te dobetit duan te bejne te fortin.

    1. tt says:

      Kush jan te fortet greket ha ha ha ha do te gjeni belane me keq sec e keni gjetur me kete mendje qe keni ore greke e grekofile prit prit se po ju afrohet do tja ndegjoni kengen asaj mendjes tuaj ky eshte vetem fillimi

  6. Ledio says:

    Zoti Nikolaos, jo axhenda te ndryshme por synime te dryshme. Ne dua paqe edhe te drejtat tona. Ju doni nje Shqiperi te varfer edhe te ndare politikisht, ne menyre qe ti imponin vullnetin tuaj sa here qe ju e shikoni te arsyeshme. Juve ju tmeron nje Shqiperi demokratike, packa se ju shtireni si miq. Tani qe po e kuptoni qe nuk do jemi me sherbetoret tuaj , tani po levizni cdo gje te na paraqesni si rrezik ne Ballkan. Eshte koha qe politikanet Greke te mblidhen edhe njehere edhe te rrishikojne politikene tyre te jashtme ne rraporte me Greqine. Po te doni si partner me te drejta te barabarta mirse te vini, ndryshe vazhdoni me tutje. Gjoja ju dhimbsen bashkombesit tuaj ne Shqiperi , pamvaresisht se faktet deshmojne te kunderten. Hapi edhe ti shkollat shqipe ne veri te Greqise. Jepu te drejten aty qe ke zbuar nga shtepite e tyre te kthehen , hiqe ligjin e luftes. Kjo eshte miqesia qe ne kerkojme matufa…

    1. Nardi says:

      Të drejta janë ato që shkruan,
      por herën tjetër rishiokoje e njëherë
      tekstin që publikon plako se na vrave sytë,
      sje në klasë të tretë !

  7. Zigur Qarri says:

    Per sa koh,qe politiken dhe moralin grek e dikton dhe e inspiron Kisha,
    foleja e gjarperinjve,çdo fjale nga goja e politikaneve grek eshte nje
    genjeshter,eshte e pavlere,eshte hipokrizi,ashtu si morali i tyre.
    Kur Kostas Simitis apo Konstantinos Simitis u be Kryeminister,pa pafuqine tij ne shtetin grek.Struktura te instaluara me pare(te perjeteshme),ishin ato qe percaktonin politiken greke dhe jo ai,
    Kryeministri.Mosnjohja e Kosoves nga Greqia dhe ligji i luftes qe zyrtarisht eshte akoma ne fuqi me Shqiperine,shvlefteson fjalet apo deshiren e “mire”e Nikolaos Chuntis,fjale qe merren si inisiative e mire private dhe jo ajo e shtetit qe ndermjeteson.Politikanet grek flasin per heqjen e ligjit te luftes,por pergjigje zyrtare nuk ka,sepse Parlamenti grek nuk e ka shfuqizuar akoma.Zyrtaret grek,kur genjejn çdo dite Perendimoret,me politikanet shqiptare e bejn 10 here ne dite pa problem.
    Dhe keto qe genjejn sy per sy,diskutojn per praktika nacionaliste?!

  8. Ledio says:

    E pash. Edhe ti nuk qenke keq…:) Shkruhet ; Sje ne klase te trete. Me S te madhe Nardi. Rishikoje njehere. Te te them te drejten kurre nuk kam qene mire ne drejtshkrimin e gjuhes shqipe dhe kam 15 vjet qe nuk e shkruaj shpesh, vecse kur duhet te mbroje dinjitetin e kombit tim. Megjithate te garantoj qe kam 2 kolegje dhe vetem shkruaj ate qe mendoj pa e vrare shume mendjen se ka njerez si puna jote qe u ngel qejfi per gabimet e mija drejtshkrimore. Respekt.

  9. Albani says:

    Greqia e beri shtetin e saj duke marre truall nga te gjithe komshinjte e saj,patjeter qe tani praktikat nacionaliste do ta demtonin ate sepse nga keto politika ajo vetem mund te humbte.
    Hajdeni pirdhuni,sepse ju jo qe nuk mund te beni politike te jashteme Greke,por dhe Greqine po e coni ne katastrofe,te papergjegjshem.
    Po te ishin bura ne Tirane le te vinte dhe Cipra,dhe ministri i jashtem,dhe le ti thonin ato qe mendonin ne sheshin e burrave,ashtu sic e tha RAMA mendimin e tij ne Beograd,por ju jeni ashtu sic ju dime,burracake.

  10. alben says:

    Greket duhet te kuptojne se filmi mbarroj!!!! Ne Greqi jane me te varfer se ne Afrike!!!!! Duhet te ktheni 1 trilion borxhe!!! Na ktheni Camerine ate beni!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje