"Me Ramën nuk biem dakord për Kosovën, por mund të ecim përpara për paqen në Ballkan"

27 Maj 2015, 13:40Rajoni TEMA

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, në konferencën për shtyp me homologun Rama tha se është folur për ura bashkëpunimi në shumë fusha, si ekonomia, kultura apo turizmi.

Vuçiç tha se pavarësisht se Serbia dhe Shqipëria nuk bien dakord për Kosovën, kjo nuk i pengon dy vendet qe te perpiqen per te vendosur paqe dhe ura me te forta bashkepunimi.

Kemi folur për turizmin. Kemi biseduar për ato çështje që janë interes i momentit. Duhet të bëjmë diçka më shumë. Nuk pajtohemi për të gjitha çështjet, siç kam thënë kemi probleme. Ne kemi bisedime mes Prishtinës dhe Beogradit dhe kemi qëndrime të kundërta për Kosovën. Në mënyrë politike jam i sigurtë. Unë e nderoj zotin Rama, puna ime është dhe punë e qeverisë.

Ne mendojmë ndryshe, por kjo nuk ndryshon marrëdhëniet tona strategjike në të ardhmen.

Ju falenderoj për mikëpritjen. Kemi biseduar hapur edhe kur nuk kemi ranë dakord. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë shumë të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Jam i sigurt që do të kemi bisedime shumë të frytshme” perfundoi kryeminsitri serb Aleksandër Vuçiç./j.h

 

 

12 komente në ““Me Ramën nuk biem dakord për Kosovën, por mund të ecim përpara për paqen në Ballkan””

  1. Elma says:

    Rama si gjithmone burre shteti dhe lider i pazevendesueshem ne kete vend.

    1. Renata says:

      Ska asgje per te rene dakort njihni pavarsine e Kososves dhe kjo do te ishte nje ndihme e madhe dhe per ju qe te ecni perpara dhe te mos ngeli peng te politikes se deritanishme.

    2. marsida says:

      kryeministri rama ka fol sot si nje burre i vertete shteti dhe si nje lider me shume vizion per vendin dhe gjithe ballkanin, bravo gjithnje na nderon ne lidhje me politiken e jashtme

      1. ilir says:

        vucic u prit ne shqiperi shume here me mire sec u prit kryeministri ne serbi kjo per ta pare sebi e gjithe ata qe sna duan se nuk jemi sic na pretendojne ata por jemi komb me me vlera dhe dashamires

    3. elda says:

      bashkepunimi ne fushat e ekonomise, turizmit, kultures etj jane ato fusha qe duhet te jene ne qender te dialogut qe duhet te karakterizoje vendet dhe liderat e ballkanit duke lene menjane armiqesite, ballakni ka me shume nevoje per bashkepunim qe te ece perpara ne rrugen e integrimit europian

      1. elida says:

        rama edhe kete here perball kryeministrit serb tregoi profesionalizem dhe shume i vendosur ne qendrimin qe mban shqiperia ne lidhje me kosoven tregoi edhe nje here tjeter vendosmeri dhe guxim

  2. besnik says:

    Nje takim shume i frytshem per zhvillimin e rajonit. Rama dhe njehere tregoi qe eshte nje lider i vertete per gjithe shqipetaret kudo qe jane por edhe per ballkanin.

  3. marini says:

    Rama perseri tregoj qe eshte nje kryeminister per tu ndjekur shembull dhe qe shqiperia per nje njeri te tille kishte nevoje

  4. TOTILA DIREKT PRENOST says:

    Natyrisht qe as Ti dhe as ndonje lider tjeter SERB i se ardhmes nuk do te bini dakord per KOSOVEN e cila ne kuptimin figurativ ju “”MBAN ju te gjithe ne LOJE “.
    Te gjithe ju SERBE rrini ne pushtet ne vendin tuaj sepse lakoni ate qe eshte QUAJTUR STREHA E FUNDIT E MASKAREJVE -NACIONALIZMIN tuaj fallco .
    Per fatin tuaj te keq MBAROI perfundimisht enderra juaj 1300 vjecare per te DALE ne ADRIATIK .
    DOBRODOSHLLO. por kur te na doje neve byt… qe tu ftojme per ndonje dite plazh ne vendin tone ,sepse dhe ULCINJIN tuaj apo ULQININ tone e humbet perfundimisht ,sido qe shume sosh nga ju ne kohet e arta te Marrshallit TITO e kishit bere si pronen tuaj dhe bile kishit dhe REZERVATIN TUAJ ,ku nuk lejoheshin me jo Kroatet dhe Boshnjaket por as te zotet e shtepise , Shqiptaret.

  5. eltoni says:

    Nje sjellje dinjitoze dhe nje qendrim teper korrekt i kryeministrit. Z.Rama kryeministri qe u kishte munguar shqiptarve!

  6. Paris says:

    E rendesishme eshte qe Kosova tashme eshte nje shtet i pavarur ,te gjitha perpjekjet e tjera per te bindur Serbine qe ta njohe ate ,jane te kota . Duhet te hecim perpara , per nje zhvillim ekonomik dypalesh qe jane ne interesat tona .

  7. Pranvera says:

    Rama nese nuk rreshet nga ky qendrim qe po paraqet,qe kur erdhi si kryeminister,besoje qe do ta kete perkrahjen e te gjithe trevave shqipetare.eshte shume me i pergaditur dhe me orator,se qe kemi menduar.gjithashtu po tregohet me burrshteti dhe jo servile,se kryeministrat e deritashem shqipetare.suksese edhe ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje