Çokollata të dobëson, studimi që mashtroi botën

28 Maj 2015, 19:29Lifestyle TEMA
Çokollata të dobëson, studimi që mashtroi botën

Një gazetar ka kërkuar të nxjerrë në shesh se si kërkimet për dieta që të dobësojnë mund të jenë “të pakuptimta” dhe në bazë të “shkencës së tmerrshme”, ka zbuluar sesi ai mashtroi mediat ndërkombëtare duke  i bërë të besojnë se çokollata mund të ndihmojnë të humbësh peshë.

Duke u paraqitur si Johannes Bohannon, Prof.Dr, drejtor i hulumtimeve në Institutin e Dietës dhe Shëndetit, biologu dhe gazetari për shkencën John Bohannon rendi drejt asaj që ai e quajti një “studim mjaft tipik” përdorur në fushën e kërkimit  të dietave.

Në provat klinike u përfshirë subjekte njerëzore, të cilët u pyetën për të ndjekur metodat rastesore te caktuara  ne dietë, e cila zbuloi përfitimet e çokollatë për humbjen e peshës.

Prova sesi studimet që shiten si tituj bombastikë në media u krye nga dy gazetarë gjerman Peter Onneken dhe Diana Löbl, të cilët i kërkuan Bohannon që të kryente një gjykim klinik për efektet e çokollatës së errët, si pjesë e një dokumentari që shfaqte sesa  e thjeshtë është për shkencën e keqe që të prodhojë tituj.
Për të mbledhur të dhënat e tyre, ekipi u kërkoi 5 burrave dhe 11 grave të moshës mes 19-67 vjeç ndjekjen e  një diete me pak karbohidrate, ose të njëjtën dietë por duke shtuar sasi të vogël të çokollatës së zezë. Ndërkohë, një grupi kontrolli iu kërkua të hante normalisht.

Rezultatet e eksperimentit treguan se grupi i cili hante një dietë me pak karbohidrate dhe shtonte edhe çokollatën e zezë kishte humbur peshë 10 për qind më shpejtë dhe kishte rezultate më të mira për kolesterolin.

Por Bohannon theksoi se studimi u ngrit për të dështuar.

“Këtu ka një sekret të vogël dhe të keq  shkencor”, tha ai. Nëse se ju matni një numër të madh gjërash për një numër të vogël njerëzish, ju thuajse e keni garantuar që të merrni një “rezultat statistikisht të rëndësishëm”, shpjegoi ai.

“Ishte shkencë e tmerrshme. Rezultatet janë të pakuptimta”, shkroi Bohannon shkroi në një artikull për io9.com.

Truku për këtë erdhi pasi Bohannon nxorri në dritë sesi  revistat shkencore ishin të gatshme që të publikojnë studime me shumë duke pohuar se një medikament i caktuar mund të shëronte kancerin.

Në një investigim për revistën prestigjioze Science, ai tregon per rrezikun e braktisjes së procesit të verifikimit dhe shqyrtimit profesionist në botimet shkencore.

 

 

1 komente në “Çokollata të dobëson, studimi që mashtroi botën”

  1. Flutura says:

    Palestra esht menyra me e mire dhe e shendetshme per te mbajtur trupin ne forme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje