Veliaj takime në njësinë nr.5 dhe nr.2: Nëse standardi i Halimit është ta bëjë Tiranën si lagjen ku jeton edhe vetë, është turp i madh

28 Maj 2015, 11:47Politika TEMA
Veliaj takime në njësinë nr.5 dhe nr.2: Nëse standardi i

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, u takua me banorë të njësisë nr. 5 dhe nr. 2 në Kryeqytet, me të cilët ndau shqetësimet për gjendjen e rrugëve, zënien e hapësirave publike, problemin e parkimeve dhe mungesën e ujit të pijshëm. Banorët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me mungesën e lulishteve mes pallateve, por edhe zënien e hapësirave nga makinat.

“Hiqini depozitat se u helmuan njerëzit”, shprehu shqetësimin e saj një banore e njësisë nr.5. “Duam që kjo hapësira të kthehet në gjendjen e mëparshme, pra në lulishte për fëmijët dhe të moshuarit… Tani ka mbetur gjysma se gjysma tjetër është bërë parking”, tha një tjetër.

“I gjithë blloku këtu është amortizuar, ndaj kush i ka zënë lulishtet për t’i bërë parking, do ta kthejmë sërish në lulishte. Çdo pallati do t’i vëmë një administrator dhe ai do të raportojë menjëherë në bashki për çdo problem, në mënyrë që edhe investimet të ruhen”, u përgjigj Veliaj.

Shqetësimit për mungesën e kapakëve të pusetave nëpër rrugë, ai iu përgjigj se do të kujdeset që në ditët e para, për mbylljen e tyre. “Ky është qyteti i vetëm ku njerëzit bien nëpër puseta”, tha Veliaj.

“Pyetja që unë kam është: Si jeton Dr. Halimi në këto kushte? Në qoftë se standardi i Halimit është që ta bëjë Tiranën si lagjen ku jeton edhe vetë, është turp i madh. Prandaj them, duhet të jetë siklet shumë i madh që të jesh kandidat i SHQUP-it, ta kesh lagjen në këtë gjendje dhe të kërkosh votat e njerëzve”, tha Veliaj, duke kaluar në zonën ku banon kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës.

 “Ja kjo është gjendja, ja ky është problemi, se gjysma e parkut është zënë nga muret e këtij. Flasin për ndershmërinë, për sinqeritetin e tij, banorët thonë po ku?”, u shpreh një banor.

Një tjetër shtroi problemin e hipotekimit të pallateve, duke vënë në dukje se kryebashkiaku aktual nuk e mbajti premtimin e dhënë 4 vjet më parë. “Pra, ato 350 pallatet që premtoi se do t’i hipotekonte në 4 vjet, nuk e bëri. Në bashkinë e re, pallatet që janë bllokuar për hipotekim do t’i zhbllokojmë”, tha Veliaj.

Në njësinë nr.2, banorët shprehën shqetësimet e tyre për ndërtimet, trotuaret, dhe parkimet. Sipas tyre, bashkia nuk treguar asnjë vëmendje ndaj kësaj zone. “Siç e shikon, ne jetojmë akoma këtu si në mesjetë, me gardhe…”, thanë ata.

 “Kemi identifikuar të gjitha hapësirat që ose janë uzurpuar ose janë kthyer në parkingje ilegale, të cilat me pak punë do t’i kthehen komunitetit. Pra, nëse komuniteti do parking, do të bëhet parking, nëse do lulishte do të bëhet lulishte. Vetëm te kjo lagje kemi identifikuar 27 hapësira që do të kthehen në parkim për komunitetin”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se do të jetë i përkushtuar duke i ndenjur çdo pune te koka dhe kërkoi bashkëpunimin e komunitetit që investimet e Bashkisë të mos vandalizohen.

22 komente në “Veliaj takime në njësinë nr.5 dhe nr.2: Nëse standardi i Halimit është ta bëjë Tiranën si lagjen ku jeton edhe vetë, është turp i madh”

  1. besnik says:

    jane gjera qe duhet te ndryshojne! besojme tek ti!

    1. Elma says:

      Me keto foto qe shikojm eshte e tmershme te mendojm se jetojm ne Tirane, cmund te thuash per 4 vitet e lulit ne bashkli teksa shikon te tilla pamje. Kane kohe te japin leje per pallate por qe te rregullojne rruget nuk kane, ky kryetar qe mori peng tiranen per 4 vite me paaftesine e tij, e perdori vetem per interesa te tij dhe te bere dis qoka partiake me lejet e ndertimit.

  2. kutina says:

    Tirana ka anevoje te shkoje ne drejtimin e duhur ,Halim Kosova deri tani ka treguar barsaleta . nuk ka dal me nje plan te qarte dhe qe te mund ti beje te besojne qytetaret ne ndryshim

    1. noel says:

      eshte e vertete dhe shume e turpshme se si lagje te mbipopullura te jene te katandisura ne kete fare feje . po kjo eshte normale se basha premtoi e foli si ema e zegjos ne maje te thanes por nuk levizi as gishtin per te bre ndryhsimin me te vogel e ndoi ndryshim te dukshem ne tirane

      1. hana says:

        veliaj eshte i vetmi kandidat i cili ka dal e po mundohet tu jap zgjidhje bashkarisht , se kush me mire se ata e di se ku u pikon catia. me shume se sa te sigurt qe tirana do marr vendin e merituar

        1. nurce says:

          Halimit duhet ti tregoje dikush qe eshte ne fushate elektorale qe robt kane nevoje qe dikush tu tregoje menyren se si do ti jap zgjidhje problemeve qe ata kane e jo te thoje e kamnje zgjodhej po e kam sekret

          1. juana says:

            votoni erion veliaj votoni njeriun qe do te sjell nje ere te re ndryshimi, ai per aq kohe sa drejtoi ministrine ndermmori nje ser reformsh te rendesishme e qe rezultuan me shume se sa te suksesshme

  3. Eljon says:

    Tirana eshte lene ne meshire te fatit. Ne kryeqytet ka kater vite qe nuk investohet. Vec gropave te hapura pothuajse ne cdo rruge te Tiranes, mungjne edhe kazanet e plehrave, kapaket e pusetave. Trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante.

  4. klejda says:

    nje nga politikanet me te zote te vendit. njeriu i duhur per tiranen dhe per shqiperine. Besimplote qe do t’i riktheje dinjitetin e munguar prej kater vitesh kryeqytetit #drejtimiiduhur #bashke

  5. taulant says:

    mire e thote por kujt ja thote ama , se te dyja palet si pd si ps njelloj jane kush e kush te premtoje e genjeje me shume

    1. anabel says:

      I dashur erion keta jo vetem qe nuk kane standarte porjane me shume se sa te pacioe sepse pervec se nuk ben asgje per kater viet jane aq te pacipe sa rikerkojne vota per temos ripunuar se shpjegim tjter nuk ka lidhur me keto gjera

  6. kida says:

    vizionar e punetor!nje nga politikanet me te zote te vendit. njeriu i duhur per tiranen dhe per shqiperine,, i vetmi qe mund te na paraqese nje pamje tjeter te tiranes, ate qe i ka munguar ne keto vite

  7. altin says:

    te votojme partite e pavarura …Aleanca Popullore

  8. 27052015 says:

    erion, ketu ja ke fut kot fare, ca lidhje ka halimi me punimetbashkiake te lagjes se vet, cdo cep i tiranes duket njelloj, mundohu te gjesh argumentat e duhur se perndryshe ul perfomacen tende dhe zhgenjen ata qe kuptojne realitetin. ne rast se mendon qe i hame keto gjera, kohet kane ndryshuar, je shume jashte loje.

  9. buna says:

    Ky qenka IDIOT KOMPLET ,SI MUNDESH TE AKUZOSH KUNDERSHTARIN ,PER PERGJESI TE TILLA. ??
    KU ESHTE GAZETA HOSTENI ??

  10. Alisjani says:

    Alisjani

    Ore idjot e mbeshtes njerin nga parafolesit cfare lidhje ka Halimi me lagjet e Tiranes sepse keshtu jane te gjitha rruget dhe lagjet e Tiranes sepse me 21 qershorin me te vertete do filloje e te beje ndryshim ne Tirane me drejtimi e duhur i cili eshte i madhi Dr Halim Kosova .
    VAZHDO PERPARA SE NE JEMI ME TY .

  11. gesi says:

    Mos u kapi me gjera te pa verteta… ju jeni mashtrues ordiner, qe e vetmja gje qe dini te beni eshte te mashtroni. Nje pjese e madhe e lagjeve te tiranes eshte e shtruar, e ndricuar, e gjelberuar. Ky qytet nuk ju do me dhe me 21 qershor e gjith Tirana do votoj per Dr. Halim Kosoven.

  12. andi says:

    O qe ju dhe qeveria juaj jeni karagjoz, me ne krye piktorin kjo nuk ka pike diskutimi. Eshte shume e sigurt qe te gjith do votojm te Djathten me 21 qershor. Jemi lodhur me teatrot qe ju beni perdite. Me voten tone ne do ju tregojm qe nuk ju duam me as ne qeveri.

  13. adi says:

    Turp i madh eshte te jesh ti ne krye te bashkise tiranes o erjon. Kjo gje e ben me nder Z. Kosova se do te thote qe ai jeton si gjith qytetaret e tjere dhe nuk perdor pushtetin e tij per te rregulluar rrugen, dhe plus ai eshte kandidat per bashkine nuk ka qene ndonjehere kryetar bashkie qe te rregulloj rruget. Apo duhet te bej si Piktori qe e ka shtruar rrugen qe te con tek shpia e tij qe mos ti prishet makina, ku nderkohe i gjith vendi ka nevoj qe te nderhyen ne rruge me te rendesishme se ruga qe te con te shpia piktorit

  14. eri says:

    Sot Tiranen e ke me me shume rruge te asfaltuara, te ndricuara, te gjelberuara etj. Eshte shume normale qe tirana nuk mund te behet per 4 vjet sepse piktori e kishte lene tiranen si mos me keq, ai e la kete qytet si nje kantjer ndertimi ku vetem betonizohej dhe shkatarrohej.

  15. ornela says:

    Ti as ke idene e vizionit qe ka zoti Kosova per Tiranen. Prandaj mos e hap gojen fare dhe merru me punete e tua. Ti ke per ta bere me keq Tiranen nese ajo do bjere ne duart e tua. Por kjo gje ska per te ndodhur se ti as qe krahasohesh me Zotin Kosova. Je nje zero para tij.

  16. lorela says:

    Po cfare flet kot mo zoti Veliaj. I mendon ndonjehere ato qe thua ato budallalliqet qe nxjerr nga goja? Ti e ke te humbur betejen me Zotin Kosova dhe kjo dihet boterisht. As mos shpreso fare dhe as mos lufto se ajo cka po ben ti eshte paturpesi dhe jo te ‘luftosh’. Merre veten me te mira qe ta kuptosh idene qe ke humbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje