Partia Demokratike ende nuk ka dhënë asnjë arsye përse e tërhoqi kandidatin e saj të Këlcyrës, Gentian Muhameti.
Ajo e çregjistroi atë në KQZ, pa dhënë asnjë motiv.
Por, mësohet se ka qenë presioni i SHBA-së, që Lulzim Basha të merrte këtë vendim.
Ka qenë vetë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili është takuar disa herë më Bashën, për të kërkuar tërheqjen e Muhametit.
Kjo, duke qenë se në vitin 1997, ai ka qenë i përfshirë në trafik prostitucioni në Itali dhe madje edhe i dënuar në këtë vend./b.l
Por te pakten ka reaguar. Shume mire qe e ka hequr. Po Rama me xhuxhin e Kavajes cpo ben? Me nje njeri me emer te ndryshuar qe e njeh gjithe Kavaja se me cfare i beri leket. Po presim …
Po Xhelal Mziun qe ka zene dhjam ne Kamez pse nuk e hiqni? Partia Demokratike e ka kandiduar serish ate. Banoret e Kamzes nuk kane cta duan nje kryebashkiak si Xhelali ndaj te cilit gjykata ka dhene vendim per denimin e tij me dy vite burg.
Xhelal Mziu kryebashkiaku i Kamzes ka abuzuar me fondet qe duheshin investuar ne komunitet, i jane gjetur vula te fleteve te votimit, ka favorizuar ne tendera njerezit e tij te afert. Per te gjitha keto gjykata ka dhene vendim per denimin e tij me dy vite burg. Basha nuk ka reaguar per kete, te pakten te reagojne SHBA.
Te ishte aq i pergjegjshem Basha nuk kishte kandiduar Xhelalin ne Kamez. Banoret e Kamzes e Paskuqanit nuk duan te qeverisen nga nje hajdut si Xhelali. Ambasada e SHBA duhet te nderhyje edhe per kete rast me patjeter. Te gjithe ato qe votojne djathtas ne Kamez jane te zhgenjyer me kandidimin e Mziut.
“Politikanë” të dhjerrë (këta tanët), që drejtohen si kukulla, nga një ambasador… Në asnjë vënd të botës, nuk ndodh kjo gjë…
Eshte totalisht e kunderta.SHBA pershendeti vendimin e PD-se per ta larguar kandidatin e Kelcyres ne kuader te dekriminalizimit.PD-ja e filloi kete proces.
deri diku ke të drejtë!por dhe po qe se është kështu si thotë shkrimi,prap ambasada mund ta përshëndeste një vendim të tillë!!mund të kishte ndodhur dhe e kundërta,me gjithë ndërhyrjet ata mund ta mbanin kandidatin e tyre!!