Qeveria shqiptare dhe serbe vendosën që të ndërtojnë autostradën që lidh Beogradin me Durrësin, me fonde që kërkohen nga BE-ja. Qeveria serbe ka thënë se kjo gjë do t’i mundësonte serbisë aksesin në det, ndërsa Tirana zyrtare tha se ekonomia e Shqipërisë do të zhvillohet. Të shumtë e shikojnë me skepticizëm dhe thonë se nga kjo rrugë do të përfitonte vetëm Beogradi.
Serbia dhe Shqipëria kanë vendosur dhe kanë rënë dakord për të ndërtuar autostradën që kushton 1 mld euro, e që lidh Nis-in me portin e Durrësit.
Marrëveshja u arrit këto ditët e fundit, shkruan Indipendent Balkan News Agency, por pritet edhe firmosja e një protokolli që do të sjellë fillimin e projektit infrastrukturor.
E pyetur për mediat, ministrja serbe për Infrastrukturën Zorana Mihajlovic ka deklaruar se ky document do të firmoset brenda 15 ditësh nga kryeministrat e dy vendeve respektive.
Gjatë samitit të mbajtur në Tiranë, të dy shtetet deklaruan se kanë punuar për këtë projekt prej 6 muajve tashmë.
Kush është përfituesi real?
Projekti për ndërtimin e kësaj autostrade ka filluar. Ai do të prezantohet në gusht të këtij vitit, në Samitin e rradhës të Vienës. Gjatësia totale është 385 km dhe vlera e investimit është 1 mld euro.
Nga ana tjetër, publicisti Rexhep Shahu ngre disa pyetje të tjera në lidhje me projektin Rama-Vuçiq, shkruan IBNA.
Shahu thotë se duke pasur parasysh se nga kufiri i Kosovës në Tiranë, autostrada ka qenë pothuajse e përfunduar, kjo marrëveshje shërben më shumë për Serbinë dhe Kosovën. “Pse duhet të nënshkruhet ky projekt mes Vuçiç dhe Ramës dhe jo në mes Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe Vuçiç?”.
Shahu shkon edhe më tej me kritikën e tij: “Në qoftë se ky projekt, i cili është zbatuar në Kosovë, nënshkruhet nga Rama, atëherë kjo është shenja e fundit në frontin e kryeministrit serb për faktin se Kosova nuk është e njohur dhe se liderët e Kosovës janë injoruar”.
Qeveria shqiptare nuk ka nxjerrë ndonjë koment në lidhje me këtë autostradë, e cila është duke u shndërruar në temë debati në Tiranë.
Kur Vucic vizitoi Tiranën, ai theksoi rëndësinë e kësaj autostrade.
Homologu shqiptar, Rama gjithashtu mbështet këtë autostradë. Sipas tij, kjo do të rrisë numrin e turistëve. “Ne duam më shumë vizitorë, turistë dhe miq nga Serbia që vizitojnë bregdetin shqiptar dhe këto lidhje infrastrukturore do të na sjellë më afër dhe ne jemi të vendosur për ta mbështetur këtë projekt së bashku”.
Projektet që do të dërgohen në BE
Janë 11 projekte në listën e propozimeve për të cilat vendet e rajonit kanë rënë dakord për t’i kërkuar fonde Bashkimit Evropian. Këto projekte shërbejnë për të lidhur vendet e Ballkanit dhe ato shërbejnë edhe si shtrirje e korridoreve të BE-së.
Në konferencën e 27 Gushtit, i cili do të mbahet në Vjenë, vendet do të paraqesin propozimet e tyre të përbashkëta, për të cilat ata duhet të projektohen brenda 2030. Përveç këtyre 11 projekteve, ajo ka qenë gjithashtu dakord për rindërtimin e hekurudhave shqiptare si pjesë e korridorit 8, me kusht që Shqipëria të kryejë një studim fizibiliteti dhe një projekt të besueshëm të financimit.
Gjashtë nga 10 korridoret të transportit evropian pritet të kalojnë në vendet e Ballkanit, duke krijuar kështu një “domain” të ri të konkurrencës.
Projektet konkrete të cilat janë rënë dakord nga të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç dhe qenë mbështetur nga Brukseli, kanë qenë autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, autostrada që do të lidhë Beogradin në Budapest dhe autostrada Adriatiko-Joniane që lidh Shqipërinë me Malin e Zi e Kroacinë në very, si dhe me Greqinë në jug të Shqipërisë.
Monitor
Fitojne te dyja shtetet. Serbia ndoshta me shume, por ne nuk duhet te bejme hesapet e fqinjit por tona.
Veshtire se ekziston ndonje projekt rajonal qe do ta nxjerri Shqiperine perfituesen kryesore ne Ballkan (pervec ndoshta TAP-it qe po kryehet).
Prandaj ti lejme pordhet boshe dhe ta perkrahim projektin. Per emigrantet do ishte dicka e bekuar sepse do te vinin per 12 ore me makine nga qendra e Europes ne Tirane.
Te lumte! Qendra e europes eshte beogradi!
edhe festen tende te 1 qershorit mos e gezofsh sa tru thare qe je
pse o sa km eshte Beogradi larg 12 ore,,apo je mesuar ne greqi qe ecni me 60 km ne ore ,,te je koqe fare,,,nenen do ta kesh greke patjeter se nuk ka mundesi hahahahahahahahahahaha dhe babain do ta kesh nga .????? ta them une as ti e as nena jote nuk e dini,,,,
Serbia do e shfrytezioi Shqiperin vetem per te kaluer shkuer ne Tivar te Malit te Zi, kshuqe portin e durrsit nuk e do perdori!!!! Vetem Smog Kamionesh edhe Dgendurre per pukjanet, shkodranet do sjelli!!! Vereni sa me shpejt te pakten taksen rrugore ne Autostrade se po shkoni per lesh!!!
Mbase, por dyshoj qe i leverdis sepse kalon direkt ne mal te zi nga Bosnja e nuk ka nevoje ta kape se prapthi duke kaluar ne puke e ne shkoder…
Eshte evident injorimi i autoriteteve te Kosoves POR,Serbia duke negociuar me Edi Ramen, ka njohur de facto autoritetin e shqiptareve mbi keto zona ku do te kaloje(kalon) autostrada.Drejte e ka thene Rexhep Shahu,e per me teper po shtoj une,autostrada eshte e perfunduar si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove,pra marveshja eshte vetem per pjesen Nish-Prishtine.Perse duhet qe Serbia te beje marveshje me Shqiperine per nje autostrade qe do te ndertohet ne territorin e saj(Kosova eshte apo jo serbi sipas tyre ?!!!)…?!-Ja pra qe ata,serbet po e njohin sovranitetin shqiptar mbi keto troje,nuk ka rendesi se ai qe firmos eshte Mustafa apo Rama ,me e rendesishme eshte “rreshkitja” pa ose me dashje e Serbise drejt njohjes se shqiptareve si zoter te ketyre trojeve.Kjo per mua verteton se politikanet ne Serbi tashme e dine gjithe skenarin,edhe ate te ardhshem mbi gjeopolitiken ne rajon e kete e verteton si kjo levizje e fundit e politikes serbe ashtu edhe deklaratat e tyre se shqiptaret jane nje komb ne zgjerim ne rritje ndaj duhet te kemi mardhenie te mira me ta.
Po tani duhet edhe Vucic te vjedhe ca leke. I shikon me zili homologet e tij shqiptar/ks se si sapo ndertuan autoastraden i rane shqelm fukarallekut pergjithmone.
Pershendetje publicisti Rexhep Shahu!
Duke vazhduar me llogjiken tende per autostraden Nish-Durres me lejoni t’u bej nje pyetje:
-Ne nje MOTEL(ku behet vetem qejf nga ciftet) kush fiton me shume PRONARI I MOTELIT apo te …….CIFTUARIT???
Per pergjigjen e sakte si shperblim ke 10 mije euro!!!
Po ti moj Eftiqia,vetem atje e ke mendjen?
Hahahaha! kjo autostrade nuk do ju sjelle vetem turiste nga serbia por edhe smogun dhe trafikun e kamioneve serb duke e kthyer Durresin ne kazan plerash.
Puna nuk eshte a Serbia perfiton me pak apo me shum, por a peritojme ne e sa ?
Rexhep Shahu ka shume te drejte ,se autostrada deri ne kufirin me Kosoven eshte e mbaruar. Cfar do te nenshkruaj Rama atehere , apo duhet te nenshkruaj dhe autostraden qe kalon ne teritorin e Kosoves.? Z. Rama mos shto borxhe kot , ku nga Durresi ne Moprine autostrada eshte pothuajse e perfunduar. Si kryeminister ke detyre te mbarosh rrugen e Arberit, se i ke dhene fjalen elektoratit dibran.
Sa me shpejt zbatimi i ketyre projekteve aq me mire per shqiptaret dhe Shiperine tone.
Bravo Edi Rama.
do kushtoka me pak rrezik se ‘berryli’ durres-morine!! Serbia ta beje marreveshjen me Kosoven, po qe nenshkruhet me Tiranen, prape mire se i bie qe Kosova eshte nen domenin e Tiranes dmth Shqiperia drej kufijve etnike. Kalkulimet pastaj ti bejne specialistet por nga rruget perfitime ka per te gjithe. Pastaj ne dore e ke, ngre nje mur dhe i bllokon sepse iluzionet e BE pallavra jane, ja gjermani prape e futi kufirin per interesin e tij, greku do kufirin ne jug, pra kufijte do ekzistojne gjithnje sepse eshte futur keq fara e ndarjes mes kombeve.
Ne fazen e ndertimit serbia ndersa me pas shqiptaret kosova dhe shqiperia e sidomos kosova pasi me ket do shenderrohet ne ure lidhse e koridorit te dhjet.
Shume e vertete duhet mbeshtetur ky projekt madhor i cili do jete nje gjenerator i zhvillimit te gjithe ekonomise se vendit , duke gjeneruar vende pune , te ardhura doganore , dhe fluks turistesh nga Serbia per shkak te pozicionit tone gjografik . Lind pyetia, kush eshte me i fituar ? Se pari eshte ne interes te dy shteteve , Por fituesi me i madh pa diskutim qe eshte vendi yne Shqiperia , kjo eshte gjeja me e thjeshte per ta kuptuar , dhe me gjithe ate analistet financiere te bejne analizen dhe ti behet transparence qytetareve te te dy vendeve .
Ndoshta politikisht,lënja mënjanë e Kosovës, nuk është e drejtë. Bile në fazën e parë, ndërtimin Nish Prishtin, përfiton si Sërbia ashtu dhe Kosova. Më pas do të fitojë si Kosova dhe Shqipëria. Dalja në Durrës nuk do të jetë gratis. Anijet e ankoruara, ngarkim shkarkimi, trasporti duhet të paguhen. Nuk mund të paguhet autostrada vetëm me ato makina që qarkullojnë sot. Aq më pak që të mirmbahet.
Shahu qe veteem shah nuk di thote – une them qe te mos e bejme fare! O ta njohe Serbia Kosoven o s’ka. Po mir mor zoteriii, ti e kupton qe autostrada kalon edhe ne Serbi edhe ne Kosove edhe ne Shqiperi, kete e di edhe Serbia edhe Kosova edhe Shqiperia, ne kete menyre Rruga e Kosoves behet fisibile, pra mund te nxjerre fitim, ku eshte problemi qe ta njohe Kosoven zyrtarisht kur po e njef praktikisht. Perfitimi ekonomik eshte i jashtzakonshem, sidomos per Kosoven dhe ne kaq.
Qe te kete gazetare me prejardhje nga fshati kjo mund te duket normale,por qe te mbetet perseri fshatar edhe nga niveli i gjykimit dhe profesionalizmit,ky eshte SKANDAL!!!
E hedh dyshimin gazetari se mos valle perfiton me shume Serbia,por nuk jep asnje FAKT qe ta shtjelloje kete dyshim!
Atehere del qe shkrimi nuk ka asnje VLERE dhe redaksia nuk ka bere mire qe e ka botuar!
Pyetje te dyshimta mund te bejne me mijra te gjithe njerezit qe nga mosha 3 vjec e larte,por kjo nuk do te thote se je gazetar!!!
BOLL ME KALEMXHINJ TE TILLE qe para se te perhapin te mirat e mareveshjeve te tilla bejne rolin e ZJARRFIKESIT apo te ANTI SHQIPTARIT!!!
Vetem te kundershtojme dime,te aprovojme asnjehere,vec ne ato raste kur dicka e bejme vete,si persona dhe jo si qeveri e per me teper kur e bejne kundershtaret tane politike.
Merrakun qe ka ky zoteria publicist,Rexhep Shahu,se “…Kosova nuk eshte e njohur dhe se lideret e Kosoves jane injoruar.”,nuk e di ku e sheh.
A e di ky Publicist,se Kosova,nuk eshte e njohur prej te gjitha shteteve te BE-se dhe per rrjedhoje,asaj,Kosoves,nuk i njihet zyrtarisht as vula dhe as firma e Isa Mustafes?
Atehere,kerkesa per kete investim fitim prures,per Shqiperine,Kosoven dhe Serbine,nuk ka rendesi kush fiton me shume apo me pak,duhet t’a bejne dy shtete qe njihen dhe mbeshteten prej BE-se,pra Shqiperia dhe Serbia.Ne te ardhmen,kur te jete ndertuar kjo Autostrade,Serbija eshte e detyruar te “njohe,firme e vule” te Kosoves,perndryshe asnje kamion,autoveture e Serbise,nuk kalon pa lejen e saj,Kosoves.
A ka fitime prej Shqiperise dhe Kosoves?Po,per Shqiperine shtohen kapacitetet perpunuese te mallrave ne Portin e Durrsit,perfitohen taksa te kalimit te me shume mjeteve se deri me sot ne “Rrugen e Kombit”,vijne shume me teper turiste dhe mjete jo vetem prej Serbise,por edhe prej vendeve te tjera te Europes Qendrore dhe asaj Lindore,te cilet do te hane,pine dhe flejne,jo vetem ne Shqiperi por dhe ne Kosove,pra do te lene aty te ardhura valutore,qe nuk sigurohen deri me sot per mungesene kesaj autostrade.
Ja pra,kjo marreveshje,ka vlere shume edhe per Shqiperine dhe Kosoven dhe jo vetem per Serbine…
Up up xhixhi. Plasen piskatoret e Jugosllavise te 1946 edhe ne 2015.
Ju kujtohet kur eksportuam minerale dhe jugosllavia na solli piskatore si shkembim. Tani po vjen piskatorja e rradhes me duket. Nga ngjala ne piskatore. Si epermiresim me ngjajne gjerat.
Dalja ne det eshte ne teritorin tone keshtu qe cdo zhdoganim behet per llogari te shtetit tone plus levizjet nga europa ne ballkan e anasjelttas te njerzve do te krijonte te ardhura per te gjithe rajonin E besoj perderisa deti eshte i yni perfitimi do te jete me i madh per ne pastaj cte keqe ka te perfitojne dhe te tjeret.Po nuk i bere mire dikujt mos kujto se do te shperblehesh edhe ti.
Ndonje koment nga ana e komandantit per “rrugen e asgjekundit”, ju lutem. Ne qofte se komandanti eshte I zene munde te komentoj Morro ose cilido morr I kuq.
KJO autostrade te kaloje nga Nishi te dale ne mal te zi te hyje ne Shkoder dhe te vazhdoje ne lezhe dhe durres,…te menjanoje kosoven ,terreni aty eshte I thyer ,me mire kendej nga shkodra…
Shqiptaret prej mijra vjetesh jane perplasur me pushtuesit e huaj.Por
as dhe njehere te vetme nuk kane mujtur,te pastrojn gadishullin ballkanik,nga ardhacaket e huaj,sic jane Sllavo Serbet,apo Heleno Greket..”Shqiptaret me se fundi u binden se -kultura qytetare- eshte fush beteja e mbushur, [jo me kufoma] por plot e perplot me trandafila,qe kundermojn aromen e kendeshme,qe simbolizon mirkuptimin dhe Paqen me fqinjet”
-Gjate gjith histories kemi qene te mundur nga koherat e Zeza..
Ndersa sot jemi me se te fituar…..
Po normal qe SHQIPERIA nenshkruan per kosoven,eshte projekt afategjate,dhe europa,sidomos Gjermania e shef perspektiven ne kohe afatgjate,dhe kush pretendon se kosova dote antaresohet ne OKB,ne BE,eshte onjorant eshte i pa dijshem dhe naiv.Ta marrim hipotetikisht se kosova po antarsohet ne OKB dhe ne BE,sigursht them hipotetikisht,shqiperia do hyj para kosoves,dhe pastaj edhe Maqedonia,dhe ne si popull 7 mil, kur do hyjm ne BE,dhe ne ne komisionin e BEse aty ku votohet me vota te minstrave te puneve te jashtme,nje vote nje shtete,ne ne perpsektiv do kemi tri vota te shqipetareve,1 vote-SHQIPERIA 1vote-KOSOVA 1vote MAQEDONIA ,kur them per maqedonin qe eshte vote shqipetare,ne nje te aferme te kohes ministri puneve te jashtme mund te jete dhe shqipetar nga maqedonia,mos mendono se nuk eshte e mundur,kur sot po dialogohet ne maqedoni qe krymenistri deri ne zgjedheje te jet shqipetar,pra gjermania franca,do te mbivotohen nga shqipetaret,dhe kjo teze hipotetike do te bie gjermanet nuk do ja japin fuqin e votes shqipetareve ne BE,pra bashkimi i kosoves me shqiperin eshte fakt i kryer,vetum momentidhe situata e pershtateshme dhe ajo do ndodh,ket e din dhe edi dhe vuqiqi,dhe ky neshkrim e kesaj marreveshje edhe per kosoven deri ne mbarimin e kti projekti do ta gjej kosoven si teritor shqipetar,vetum injorantet nuk mendojne ne ket menyr
Bardhi Tolabi arsyeton drejt, ketu nuk behet me peshore formacie dhe nuk eshte ndare me thike, por ne shqiptaret gjithmone e veme ne diskutim edhe ate qe eshte e dobishme, pra ky ish i persekutuar gazetare ka mendesine e Marksit i cili thoshte qe per cdo gje dysho(mnibutus dobitantus)!
Ne qofte se mendon per turizmin me serbet,ky i paskan punet per mozomakeq! Serbet nuk Kane mundesi qe moti e cdo dite po varferohen,bile ma shpejt se shqiptaret!ndotje per ne asgje tjeter!
Nese do te fitosh dicka( nuk eshte pak te fitosh indirekt njohjen Kosoves) DUHET TE PAGUASH. Ajo qe duhet te paguajme jane borxhet ne rritje. Nga anon peshorja?
Kurva Europe eshte e zgjuar.
nje gje eshte e sigurte dhe e padiskutueshme..qe Serbia ne kete lloj afrimi e sjellje te shtirur fiton 10 me 1,si ka mundesi qe nje shtet qe duhet te kerkoje falje per masakrimin e shqiptareve ne shekuj dhe qe nuk njeh Kosoven(perkundrazi ta thote ketu ne Tirane qe kosova eshte serbi)pritet me ceremoni nga shteti shqiptar????….kjo nuk do falet nga shqiptaret e Kosoves te cilret e kane vuajtur masakren e serbeve ne kurriz
S’me pelqen kjo analize se kush fiton me shume..
Mos u beni si ajo barcaleta me komshiun qe ne fund i kerkoi zotit ti hiqte nje koqe, vetem qe ti hiqte komshiut dy.
A perfitojme ne nga kjo.. Them se po. Kaq mjafton!
Nuk ka rendesi makthi Shqiptar pse atje nuk u njoh autoriteti dhe pse u bashkebisedua Vucici me Ramen ne Tirane! Politika eshte tinzare lufterat dhe vrasjet nuk harrohen por mendjet e politikaneve duhet te bejne ate ndryshim qe beri edhe Franca me Gjermanine duke e filluar me De Golin dhe F.Miteranin si arkitekt te paqes, ku sot Franca-Gjermania drejtojne se bashku Evropen! Nuk mund te parashikosh gjepura per perfitime ,- por rendesi ka per te ardhmen e cila behet vetem nga njerez te afte ne drejtim te tolerances dhe paqes duke harruar urrejtjen primitive dhe luftenxitese!
nuk ka te humbur apo te fituar , fitojne i gjithe rajoni i ballkanit lindor ato quhen investime dhe investime do te thote vende te reja pune qe ne shqip do te nivel jetese me imire per te gjithe.
“A perfiton ma teper Serbia”-Asht analize hileqare regresive.
Vepra behet per ti sherbej te gjitheve.Mendimi kujt me shume e kujte me pak asht mendim hileqare dhe aspak demokratike.Ky soj mendimit runa dhe trashegon semundje regresin shqiptare qe ben te jemi mbrapa gjithe botes.
ketu perfitojne te dy popujt dhe humb vetem greqia sepse kjo autosrade i pret flluksin korridirit 10 pra selanik-beograd prandaj gjithashtu porti i selanikut i vetmi port ku sherbehet serbia i bie vlera dhe rriten portet shqiptare
ketu ne duhet te kemi plane te sakta te ndajme portet industriale nga ato turistike shengjini do ishte ideal per ti sherbyer ksaj autostrade