SHBA përshëndet vendimin e PD për tërheqjen e kandidatit të Këlcyrës

1 Qershor 2015, 16:15Politika TEMA
SHBA përshëndet vendimin e PD për tërheqjen e kandidatit

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike, për të tërhequr kandidatin e saj në Këlcyrë, Gentian Muhameti.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe partive të tjera mbi dekriminalizimin”, thuhet në një postim në Tëitter.

Në postimin në fjalë, “Shtetet e Bashkuara shprehin mbështetjen për përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në Shqipëri”.

Burime të ambasadës amerikane thanë për gazetën TemA se kjo deklaratë ka të bëjë pikërisht me kandidatin e PD-së për Këlcyrën, Gentian Muhameti.

Ky i fundit akuzohet se është përfshirë në trafik prostitucioni në Itali dhe madje, dyshohet se edhe është dënuar nga drejtësia e këtij vendi.

6 komente në “SHBA përshëndet vendimin e PD për tërheqjen e kandidatit të Këlcyrës”

  1. Genti says:

    PS apo PD ndajeni mendjen

    1. Shoku Mali says:

      Po per rastin e Kamzes pse nuk diskutohet. Partia Demokratike ka kandiduar ne Kamez nje kandidat ndaj te cilit gjyktat ka dhene vendim per denimin e tij me dy vite burg, per Xhelal Mziun. Kamza nuk ka nevoje per nje hajdut qe ka abuzuar me fondet e tyre.

      1. ben says:

        Shoku Mali

        Pse po ti japi gjykata shqiptare pafajsine ketij te Kamzez e ben te ndershem?

        O shoku mali
        I njejti krim eshte korupsioni me prostitucionin?

        O shoku mali a e di ti qe cdo krietar komune ose bashkie qe ka qene qe eshte dhe do zgjidhet shkon atje ne rradhe te pare per te vjedhur nai I gjo per vete.

        O shoku mali si mendon ti sa % e shqiptareve qe shkojne ne itali shkojne per prostitucionin?

        A e kupton diferencen? ?????

        Te jete kaq e veshtire valle??????

      2. Kush e ka denuar gjykatat e Takut dhe te Edit a te qeshim pak tani apo me vone shoku Mali.

  2. Ledio says:

    E kuptoni ku qendron ironia me keta palaco ambasador? Keta nuk duan te largojne kryekriminelat edhe kryehajdutet nga politika apo nga drejtesia dhe po merren me nje morre ne Kelcyre. Largoni Sali Berishen, Fatos Nanon, Lul Bashen, Ilir Meten, e soje e sorrollop qe kane bere miliarda . Krijoni nje sistem gjyqesor te pavarur , nje polici dhe ushtri moderne. Ja keto duam nga ju zoti Ambasador. Mjaft me shaka dashakeqese se te garantoj une qe 90% e Shqiptareve jane shume me te zgjuar se para 25 vitesh…. Hipokrita.

  3. "BALASHI" says:

    Me kujtohet ne zgjedhjet lokale te 2009, qe ky hajdut, bandit e imoral, pra Xhelal Mziu, dergoi nje bande e bleu tere ekzemplaret e gazetes tema ne tere pikat e shitjes ne kryeqytet, se shkruante nje artikull per bemat e ketij daullexhiu me shamikuqen. Ja ky tip eshte i rikandituar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje