Halim Kosova shkel ligjin. Fushatë me fëmijët, shpërndan dhurata për 1 qershorin  

1 Qershor 2015, 14:31Politika TEMA

 

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, e ka nisur ditën e sotme të fushatës elektorale në shkelje të konventës “Për të Drejtat e fëmijëve” dhe të ligjit “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”.

Në përpjekje për të siguruar vota dhe paraqitjen e nje profili sa më popullor, e pas pergojimit te grave qe jane vizituar ne kliniken e tij me histori e barsaleta te lloj-llojshme, ai nuk ka kursyer sot, as ata që konsiderohen si të pambrojturit, fëmijët.

Kosova ka shfrytëzuar, 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, për të zhvilluar edhe me ta një tubim të mirëfilltë elektoral.

Ai ka takuar në Parkun Rinia, një grup fëmijësh të moshave të ndryshme, përfshirë këtu edhe fëmijë jetimë.

Takimi është transmetuar drejtpërdrejtë edhe nga një pjesë e mirë e televizioneve dhe gjatë tij, kandidati i PD-së, ka folur mbi planet e tija për bashkinë e Tiranës, ku premtoi se do të bëjë më të mirën për të gjithë fëmijët e kryeqytetit.

Jo vetëm kaq, por në fund të këtij takimi elektoral, Halimi ka shpërndarë edhe dhurata për fëmijët e pranishëm. 

Aktivitet ky që, në rastin më të mirë është në shkelje të ligjit “për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe në rastin më të keq edhe të konventës “Për të Drejtat e Fëmijëve”, të ratifikuar nga vendi ynë që prej vitit 1992.

Kjo pasi në këtë rast, Kosova ka përdorur fëmijët për qëllime të tijat elektorale, pa marrë parasysh interesin e fëmijëve, siç edhe përcakton ligji.

Kështu, më konkretisht, Neni 5 i ligjit në fjalë përcakton se për përdorimin e fëmijëve në aktivitete publike bëhet  në “Interesin më të lartë të fëmijës, si konsideratë mbizotëruese, në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën, të marra nga ofruesit publikë apo privatë të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, gjykatat, autoritetet administrative ose legjislative”.

Nisur pikërisht nga ky nen, veprimi i kandidatit i opozitës nuk arin të vërtetojë pse fushata e tij i shërben interesit më të lartë të fëmijëve, kur 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, duhet të shërbejë si kujtesë për respektimin e të drejtat e tyre dhe jo për shpërndarjen e dhuratave. Por, për ironi të këtij qëllimi, Halim Kosova,  ka dhunuar sot këto të drejta, duke i përdorur fëmijët si kozmetik politike për fushatën e tij elektorale.   

25 komente në “Halim Kosova shkel ligjin. Fushatë me fëmijët, shpërndan dhurata për 1 qershorin  ”

  1. Fabio says:

    Nuk eshte dicka qe na habit sepse nga PD keto gjera jane normale ndodh gjithmone.

    1. beni says:

      Keto gjera jane mese normale per PD dhe per Halimin sepse ky kerkon qe te shfrytezoje cdo gje per te fituar vota. Ne kohen e Saliut femijet i nxirrnin ne mitingje.

      1. kamberi says:

        Po si nuk u ngopen njehere duke shkelur ligjin dhe duke bere krime sepse te besh fushate elektorale me femijet eshte nje krim shume i madh.

        1. alan says:

          Keta le te bejne cfare te duan sepse nuk kane per te fituar. Cdo veprim i tyre eshte ne kundershtim me ligjin dhe me nje fushate te denje. Hajt merr dhe ato bebet qe sapo lindin dhe bej fushate.

    2. dretim i duhur says:

      Po ne Vore qe po ndodh tani feste e madhe me femijet e Vores. me kete gezim merr pjese kandidati i Vores dhe kryetari i LSI Ilir Meta.
      Per femijet po shperndahen dhurata.
      Apo ketu ti qorape thua ska problem.

      1. shkreli says:

        Ne Vore sa per dijeni ata qe po marrin pjese nuk jane femije por jane te rritur, jane te rinj qe e kane kaluar moshen 18 vjec dhe kur kalon moshen 18 vjec je i zoti i vetes. Sado qe perpiqeni qe te fusni shkopinje nder rrota, sdo e ndalni dot fitoren e ASHE.

  2. velina says:

    Se mos eshte hera e pare qe halimi shkel ligjin, e ka bere rruge. Shkeli ligjin kur pervetesoi fondet e maternitetit per t’i cuar tek klinika e vet, shkeli ligjin kur ndertoi pa leje, shkeli ligjin kur dha leje te paligjshme importi barnash, e erish shkel ligjin.

    1. teddy says:

      Si nuk kane fare ndergjegje, cili eshte vizioni qe kane per femijet keta kur i perdorin ne fushate, traumatizim qe ne femijeri? Femijet duhen lene jashte politikes, duhet te argetohen, te mesojne, te shkojne ne cerdhe e kopshte, cfare ka halimi dhe pd-ja per te ofruar per kete? Femijet as nuk votojne, prinderit e tyre s’ta falin dot qe i perdore ne fushate, vetem i ul vete pike vetes me kete qe ben.

  3. geni says:

    Si mund te arrijne deri ketu jopo t shkojne neper martenitete tani te kerkoj voten , turp per Halimin se e mban veten per burre te mir , turp si gjithmon per partin e tij dhe per lulush udheheqsin e tufes se bagetive qe drejton

  4. lora says:

    po ska mundesi te tjera per fitore dhe shkon u ble dhurata femijeve duke thyer hapur ligjin per fushaten

    1. heda says:

      kandidat i mbaruar kerkon te beje figure te mire me disa dhurata femijesh edhe kjo s’ishte pare gjekundi

      1. endrit says:

        kjo eshte shenje e qarte shfrytezimi me fushaten me femijet per te bere figure te mire por nuk genjehen kaq lehte qytetaret e tiranes pastaj keto lloj gjestesh nuk duhet te tolerohen jo vetem per halimin por per asnje kandiadt tjeter qe kandidon per kryetar bashkie

        1. klea says:

          ky halimi duket sikur ben me koken e vet por te trashen ngelen keta si parti e kane zakon te mos respektoje as ligjet e as gje tjeter mjafton tu dali e tyrja

          1. dori says:

            seriozisht e ka patur doktori kete veprim shume te pamatur per dike si ai qe kandidon per kreun e bashkise le te dale dikush ti mesoje disa rregulla se sic duket i mungoj keshilltaret e mirefillt

            1. marsi says:

              kane arritur kulmin te perdoresh femijet per qellime elektorale edhe nga kush nga halimi qe e mbajn per pozitiv ja cfare jane ne te vertete mezi presin rastin dhe me vrap edhe femijet i shfrytezojne per fushate

  5. bledi says:

    as qe e vinim ne dyshim se Halimi apo dikur tjeter i PD do ta thyente ligjin diku po thuaj keto thyerjet e vogla dalin se ato te medhajat i fshehin mire kta plera..

  6. petrit says:

    Si ka mundsi e mban dhe veten per burr persembari ky? ndoshta i ka argetuar femijet me barcaletat e tij pikante.

  7. Ledi says:

    halim sa gjyna femijet gjete te besh fushate

  8. adi says:

    e di qe se besojne te medhenjt kete dhe merret me femijet

  9. sara says:

    Gjeja qe di te beje me se miri parita demokratike eshte te shkel ligjin, udhehiqet nga ai i cili cfare nuk premtoj per tiranen dhe ne fund nuk beri asgje, dhe tani mendojne se qytetaret nuk i kane syt e hapur t shofin se cili eshte drejtimi i duhur, turp per halimin per kete gjest te ulet dhe fitore z.Veliaj Risille tiranen ne Drejtimin e duhur!!

  10. miri says:

    o i pashpirt dhe me femijet e vegjel do besh politike?????? ti duhesh denuar, Nuk ka krim me te madh te perdoresh femijet

  11. burim says:

    Perdorin femijet tane per qellime elektorale , deri ku do arrij kjo gje , turp turp . deri ku mund te arrijn keta kshu??

  12. Sanie says:

    Po ku i ka perdorur mo njerez se late nam edhe ju. Te shperndash dhurata do te thote te shfrytezosh femijet? Edhe me kete do kapeni tani? S’keni ndonje pune me te mire per te bere por te kapeni edhe me idiotlliqe tani. Jo cdo gje qe publikohet qofte nga mediat qofte edhe online domosdoshmerisht eshte e vertete. Fitore zoti Kosova. Qente le te lehin karvani shkon perpara

  13. Ah more halim ci bere vetes says:

    Po cpate o halim djali cpate ishe mire e bukur ne budallallekun tend! Ik tani dil ne pension

  14. laura says:

    T’u shperndash dhurata femijeve do te thote qe i paske perdorur? Shfrytezuar? Po boll o njerez se late nam…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje