Halimi: Në Kavajë janë shtuar fiktivisht 595 votues, Prokuroria të hetojë manipulimin

1 Qershor 2015, 14:21Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj mazhorancës dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi për tentativën e manipulimit të zgjedhjeve në këtë bashki, përmes rritjes së votuesve në mënyrë fiktive.

Kryetari në ikje i kësaj bashkie brenda 12 ditëve ka importuar fiktivisht të paktën 595 votues nëpërmjet 194 kontratave fiktive të nënshkruara personalisht prej tij në kundërshtim flagrant me ligjet dhe detyrën publike që mban ende.

KQZ po ashtu ka dërguar në prokurori dosjen e plotë të kësaj skeme kriminale me gjetjet e auditit të këtij institucioni, prova që gjenden pranë zyrave të Gjendjes Civile Kavajë nën mbikqyrjen e vetë personit të akuzuar për krijimin  kësaj skeme.

Ekspertët e Partisë Demokratike kanë mbledhur këto ditë të dhëna të reja që vërtetojnë plotësisht se procesi për importimin e zgjedhësve për 3 muaj nga kryetari në ikje i Bashkisë së Kavajës, me mbrojtje të plotë nga Kryeministri, është tërësisht fiktiv“, tha deputeti Eduard Halimi.

Ai shtoi se sipas 194 kontratave të nënshkruara në 12 ditë nga kryetari në ikje i Bashkisë Kavajë, rezulton se 194 familje kanë lënë shtepitë e tyre dhe janë shpërngulur për të banuar vetëm 3 muaj në këtë ngrehinë që tregohet në foto.

Emrat e familjeve nuk i bëjmë publike për shkak të ruajtjes së të dhënave personale.

 Por të gjitha fiktivisht sipas Kryetarit në ikje të Bashkisë Kavajë jetojnë këtu.

Foto dhe dëshmi do ju dorëzohen sot edhe prokurorisë edhe institucioneve ndërkombëtare.

Rasti i Kavajës dhe Durrësit, ku kryetarët në ikje të Bashkive kanë importuar zgjedhës është treguesi më i qartë se të dy e dinë shumë mirë vullnetin e qytetarëve për ti larguar njëherë e mirë në 21 qershor, ndaj dhe kanë krijuar të dy skema kriminale për deformimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Në emër të Partisë Demokratike i kërkoj edhe një herë me forcë Prokurorisë së Përgjithshme të kryejë hetime të shpejta dhe efikase në mënyrë që të ndalojë që në 21 qershor të votohet me lista fiktive apo të manipulohet vullneti i zgjedhësve.

Listat e zgjedhësve në Kavajë me të pakten 595 votues fiktivë duhet të bllokohet bashkë me të gjithë praktikat e ndjekura, duke mos i lënë mundësi organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij krimi elektoral të deformojnë dhe prishin provat e krimit.

Partia Demokratike paralajmeron Kryeministrin dhe kandidatin e tij të tërhiqen menjëherë nga ky krim elektoral dhe kjo skemë e ndodhur në Kavajë. Skemat kriminale që synojnë manipulimin e rezultatit zgjedhor shkatërrojnë procesin e zgjedhjeve të lira dhe për këtë ka dhe do të ketë vetëm një pergjegjës: Kryeministrin Edi Rama“, tha Halimi.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Halimi: Në Kavajë janë shtuar fiktivisht 595 votues, Prokuroria të hetojë manipulimin”

  1. alti says:

    Kur flet ti mer fshatar, qe erdhe ne Tirane me arna dhe u bere me prona , mos ngelte njeri pa folur. Ti duhet te ishe ne burg, per ato abuzime qe jane bere ne ministrin e drejtesise kur ishe ti . Harrove ato dhjetra emrime abuzive qe ke bere ne gjykata, dhe ja ku eshte rezultati qe vjen kur vihen militantet e PD. Ke goje flet ti per Roshin , ku ne Shqiperi cdo njeri eshte i lire te banoje ku dhe kur te doje. I harrove or palaco kur prute mijra kosovare dhe fshatare ne TiraneN qe te votonin per Lulin , qe megjithe votat e komunsteve nxorret poshtersine e Ristanit per votat ne kutite e gabuara. Hajde keput zverkun legen politikan qe jeton vetem nga servilizmi politik ndaj Sali kriminelit, por do vije dita dhe do e shohesh ngrohtesine e qelise.

    1. vilma says:

      kur bo si kerkues i madh ky thuthyqi qe partia qe perfaqeson ky fytyra eshte ekseprte per manipulim edhe vjedhje votash kete se mohojne dot se mbahen mend per vjedhje kutish… e shume te tjera kete nuk e mohon dot as halimi e askush jane fakte qe nuk i hedhin dot poshte

      1. helga says:

        nuk eshte ngaterruar ndonjehere e majta me manipulime votash kjo e eshte tradite e juaja eshte aq e afte sa te fitoje vete dhe drejte

    2. zamiri says:

      cila gjykate ti denoje, ajo e juaja qe nuk njeh provat e FBI-se?!!!
      Ik ore lopcar.

  2. Tirona says:

    Po c’peshe ngrene 600 votues kur diferenca mund te shkoje 5-6 mije vota.

    1. leda says:

      mos kini hall per manipulime rrini te qete nga kjo ane e majta ashtu si para dy viteve do fitoje me te drejte pasi gezon vleresime dhe respekt per punen dhe angazhimet serioze te ndermarra ne keto dy vite e gjysem qeverisje

  3. fllanza says:

    Gjeni gjithmone justifikime per t’iu shmangur pergjegjesise dhe paaftesise tuaj per humbjen e pashmangshme te zgjedhjeve. Nese keni prova tregojini, nuk mund te vazhdoni me politiken e vjeter te shpifjeve se dicka do te ngele, pa fakte e prova. Jemi te lodhur nga njerezit llapaqene, duam njerez te provuar qe punojne e t’i sherbejne interesave tane.

    1. ergesta says:

      Flet per drejtesi ministri i padrejtesise eduard halimi? Ky qe e qelbi drejtesine dhe e beri sektorin me te korruptuar, i vetmi institucion qe qytetaret s’kane pasur asnjehere e s’kane besim. Cila prokurori do hetoje, prokuroria qe kemi trasheguar nga ju dhe deri me sot s’ka zbardhur ende asnje ceshtje?

  4. ardit says:

    SterVodhen Tiranen 4 vite me pare dhe flasin tani , kujtoni se e harron populli krimet tuaja vodhet tiranen , vrat ne gerdec , vrat ne mes t tiranes vodhet leket e rruges se kombit me ne krye lulushin dhe tani flisni per drejtsi , turp tju vij dhe me e forta flet ky thuthuqi ish minister i drejtsis qe vetem drejtsi nuk la!

  5. klevio says:

    Haha Kalojm tek Perrallat e tjera te ktyre te PD deputeti tjeter cili do jet te shpifi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje