Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk miraton dorëheqjen e kandidatit Altin Biba në Kurbin. Vendimi është marrë me 4 vota pro.
Votuan Pro:
Lefterie Luzi
Denar Biba
Gëzim Veleshnja
Edlira Jorgaçi
Votuan kundër
Klement Zguri
Vera Shtjefni
Hysen Osmanaj
Debatet ne KQZ
Në KQZ ka nisur shqyrtimi në themel i çështjes në tërësi por edhe atë të dorëheqjes së kandidatit të parë Altin Biba, dhe regjistrimit nga PD të kandidatit Ilir Pjetraj në Kurbin, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.
Anëtarët e KQZ -së janë të ndarë dhe prej orës 14:10 ka një debat mes tyre.
Gëzim Veleshnja, anëtar i KQZ-së, i kërkoi të mos pranohet dorëheqja e Altin Bibës dhe të mos pranohet regjistrimi i Ilir Pjetrajt. Edhe Denar Biba e Edlira Jorgaci kërkuan mos pranimin e dorëheqjes pasi nuk është argumentuar ligjërisht.
Zguri: “KQZ po i fal një zonë subjekteve të tjera.
Luzi: Mos e shikoni të drejtën nga ana që ju leverdis. Ku e kanë përgjegjësinë partitë politike që kandidojnë kandidatë që japin dorëheqjen. Partitë duhet të mendojnë mirë para se të zgjedhin kandidatët. Nëse do të kishin zgjedhur kandidatin në kohën e duhur nuk do ishim në këtë situatë. Por s’mund ti vihet I gjithë faji KQZ-së”
Vera Shtjefni: Të pranojë dorëheqjen e regjistrojë kandidatin Ilir Pjetrajt
Lefterie Luzi: Propozoj të mos pranohet dorëheqja.
Denar Biba: Nuk duhet ta pranojmë dorëheqjen pasi nuk ka dhënë argumente të arsyeshme për dorëheqjen.
Fenomeni po replikohet në mënyrë të vazhdueshme. Në KQZ ka ardhur dorëheqja e kandidatit të Këlcyrës. Për të mos lejuar të nisë ky karrusel t’i japim drejtim. Themi dorëheqjet e kandidatëve që janë regjistruar nuk pranohen.
Edlira Jorgaçi: Pranimi dhe hapja e rrugës do cënojë rëndë procesin zgjedhor. Duke i hapur rrugë pa asnjë lloj argumenti ligjor do pranojmë të na vijnë kërkesa për dorëheqje edhe dy ditë para zgjedhjeve. Duke mos pranuar dorëheqjen kandidati është në garë
Duke mos pranuar dorëheqjen kandidati është në garë
Osmanaj: Nëse do më thonit para ’90 të mos pranohet dorëheqje do e kisha kuptuar por tani pas 25 vitesh demokraci?
Lefterie Luzi: Çfarë arsyesh
Osmënaj: Nëse dje thanë të pranohet dorëheqja sot paskemi ndryshuar mendje. Sy më sy mer njëri tjetrin e quajmë se nuk e pranojmë. Nëse fiton ky zotëria do shkojmë sërish në zgjedhje në Kurbin. Atëherë çfarë zgjidhje kemi dhënë ne si organi më i lartë zgjedhor./Ora News