Berisha del sërish gafil me arrestimin e një “trafikanti” që është “mik” me Ramën

1 Qershor 2015, 20:12Politika TEMA

Sali Berisha nuk resht së akuzuari qytetarë të ndryshëm në faqen e tij personale në Facebook.

Së fundmi ai ka postuar një foto të kryeministrit Edi Rama, me një person që quhet Endri Peza.

Sipas Berishës, ai është arrestuar në Peskara të Italisë, si trafikant droge.

Kjo foto flet vete!!

Edi Rama me mikun dhe mikpritesin e tij, Endri Peza, arrestuar per trafik droge ne sasi te medha, ne Peskara te Italise se bashku me shtetasit me origjine shqiptare O.A.; K.Gj.; J.K. dhe nje shtetas italian. Fotoja tregon kenaqesine e miqve te vjeter ne takimin e tyre”, shkruan Berisha.

Por, vetë personi që përmendet nga Berisha në këtë postim, e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se Berisha shpif.

Për ta vërtetuar këtë, ai ka publikuar në profilin e tij në Facebook edhe një dëshmi penaliteti të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë në Itali në të cilën shkruhet qartë se ajo është e pastër.

Kjo është e disata herë që Berisha del bllof me akuzat e tij.

Por, në asnjë rast ai nuk ka kërkuar ndjesë dhe nuk ka mbajtur përgjegjësi./b.l

28 komente në “Berisha del sërish gafil me arrestimin e një “trafikanti” që është “mik” me Ramën”

  1. Artur says:

    Ore po ky sa shpejt e paska marre kete certifikaten se Berisha sot e ka nxjerre ne FB.

    1. sefer ziu says:

      Artur, mos keput broçkulla se genjen te tjeret dhe ti me keq se Berisha. Shikoje me vemendje se kur e ka marre personin ne zyrat italiane ne Pescara: 05.05.2014 ne oren 13.24

      Ne do ta dishe ti Artur, ne vendet perendimore kete dokument, CV qe ne frengjisht i thone “Bon vie” e merr sa here qe do ne zyrat e komunes brenda nje ore, te pakten keshtu eshte tek ne. Perdoret per pune po ta kerkoi pronari apo dhe interesa te tjera per te treguar se je i paster ne CV tende. Kur e perdor per pune, ta japin falas, ndryshe me 3.70 euro. Po te keshe bere ndonje proçke, shenohet dhe qe ta heqesh ose pastrosh duhen vite shume, te pakten mbi pese vjet. Tani po eshte se keni dale e shkruani per te bere shaka si te Saliut eshte tjeter pune.

      1. ledjon says:

        por kur pranon fajin dhe nuk kalon denimin mbi 2vjet e 4 muaj,e di qe nuk del gje,ose me mire si me siper NULLO.Keshtu kjo leter nuk provon qe je i paster!

      2. BL says:

        lexo linkun nqs di te lexosh ne italisht dhe leri budallalleqet…. gafil ne kete rast del gazeta tema, por nuk do te ishte hera e pare
        http://www.iltempo.it/2004/06/10/droga-dall-albania-cinque-arresti-1.775842

    2. BOSS says:

      Zoti Artur, Juve jetoni ne Shqiperi dhe mendoni si i tille sipas kushteve dhe mire beni, prandaj ju duket cudi juve se mua me duket krejt normale qe shqiperia ka ngelur ne vend nga njerez si ju qe ju pelqejne thashethemet, dyshojne per gjithcka, nuk kane pune tjeteretj etj… Ne vendet e zhvilluar si Italia qe ka qene nje Perandori, me Perandor” njerzit nuk presin ne rralle dhe nuk paguajne neper gjykata per nje vertetimin apo per nje noterizimin banal nga 50 euro, por nga 1 deri ne 5 euro dhe me nje sherbim automatik…Te fala Rames dhe Berishes.

  2. Popoja says:

    Kjo eshte certifikate e vitit 2002 robo

    1. ??? says:

      Lexoje mire o gjo e trashe, ligji eshte i vitit 2002 kurse certifikata eshte e dates 05/05/2014, e thote ne fund te letres.

  3. Popoja says:

    Ore po ky pse ka marre certifikate penaliteti. Kur nje njeri eshte i paster pse duhet me shku me marr certifiate penaliteti

    1. Tani says:

      po pse sthua qe ai maloku akuzon cdo njeri kote,pastaje behete mike e shoke kur ka interes si nano apo meta,te kujtohete Nano ishte trafikante prositucioni dhe droge,por kur i fali pushtetine ishte politikani me i mire per shqiperine dhe deshi ta bente dhe presidente,ky eshte maloku nje hipokrite.

    2. mynyr says:

      Sa i trashe qe je!!!
      Deshmija merret per dokumentacion,Carta di soggiorno,pashaporte italiane etj. Kur si di gjerat me mire pyet me pare.

      Megjithate kjo certifikate nuk verteton pastertine e tij persa i perket vitit te fundit(maj ’14-maj ’15).

    3. jemi afikanet e europes says:

      Popoja.
      Ne Albanistanin apo Etiopine qe krijoi Nano e Berisha duhet edhe prove virgjerie e jo me prove pafajsie. Ndryshe te NDYN Berisha e PD -ja shoku, t’a nxin jeten, te ben pedofil po deshi, kurve, hajdut, me pak fjale te gjitha veset qe I ka vet plaku pervers.

  4. salem says:

    O Sali,shkarkoje Visho Ajazin per pune te dobet qe nuk t’i jep informatat te sakta.

    1. kaoosh says:

      kot e mban ne detyre drejtorin e spiuneve shkarkoje se po te nxjer bojen

  5. Fatosi says:

    Epo kot na sillni keto çertifikata ketu, kur nuk jeni te zotet ta vini para drejtesise vete Berishen.
    Edi Rama ke marre 1 milion vota dhe Ilir Meta s’mund te jete nje alibi e perjetshme. Mos harro se kjo legjislature do te mbaroje nje dite dhe Ben Blusherit dhe Arben Malajt me shoke i ke gati te te fusin nje shqelm prapanices.

  6. Ramy says:

    Fotja vlen sa 1000 fjale, por qelbsirat thone eshte shpifje

  7. Daku says:

    S’ka rendesi – e njeh gjithe durresi ket koklopen

  8. Po armatimin e lehte kur ti si ish-Presdent,Kryeminister kush e bente kontrabanden me vendet e ndryshme Arabe,Afrikane
    z Saleh?
    Po te ndiqej nje shitje armatimi,municionet ne menyre te ligjshme te paktem do ndertoheshin rruget,uje i pijshem,dritat,depurator etj-etj me pak
    fjale gjerat elementare qe nje Familje kerkon edhe sot ne
    2015 qe nuk jane realizuar akoma, per te jetuar nje jete
    dinjitoze dhe civile, nuk ndodhi nje gje e tille pasi krijuat
    mafien ku dhe Familja juaj z Saleh u pasurua me te mirat materiale te Qytetarve Shqiptare duke i kthyer ne burim parash per Familjet e juaja.
    Si perfundim cdo fis e ka nga nje pis dhe ti ne Familjen tende e ke nje pis.

  9. fati says:

    Ti je vetem nje zvarranik luftenxites o Sali plehra. Turpppppppppppppp

  10. mitro says:

    Kjo certifikate eshte e me shume se nje viti para,

    1. sefer ziu says:

      mitro, per kete ke te drejte. çertifikata ka nje vit e 26 dite. Ndersa informacioni qe ka Saliu mund te jete i 24 oreve te fundit. Por dhe Rama besoj duhet ta kete takuar brenda ketij viti , keshtu qe çertifikata vlen! Tani ai person mund te kete bere ndonje gje, nuk eshte pergjegjesia ime apo e Rames, e kupton apo jo? Ku e di une se ç’do besh ti neser! Rregullisht kjo çertifikate vlen tek ne 3 muaj, pastaj duhet te marrish te re.

  11. Saliu says:

    Eshte fatkeqi kombetare qe nje popull ka nivel te tille injorance. Po pse te kesh bere burg nuk ke te drejte ti japesh doren Kryeministrit tend?! Ky idiot qe publikon keto gjera ne FB, eshte bere se ata baxhellat qe kur shofin ndonje femer me nje mashkull thone; Ky e pallon ate.

  12. Tirona says:

    Qe esnte shpifje duket o Ramy, por eshte edhe e ndyre sic je ti edhe Berisha. Po si ka mundesi more te gjithe njerezit e ndyre dhe spiunat e bijte e spiunave jane ne PD?
    Dhe ti qe thua se certifikata eshte mare ne 2002, lexoje mire daten e leshimit:-PESCARA 05/05/2014, 13:24.

  13. xha sulo says:

    nje pordhe ben sala dhe te gjithe afrohen dhe i marin ere.

  14. Parku says:

    Kte person e di ter tirana qe esht trafikant ok dhe shum i madh bile mos komentoni kot

  15. Roni i Konvalishences says:

    Berisha iku nga pushteti me duart e pergjakura ne Gerdec dhe me xhepat e Xenit e te Gites te tejfryra me parate, qe ata ua grabiten shqiptareve ne emer te babi Sales. Kjo eshte e vertete ashtu sic eshte e vertete, qe Rama po i mbledh te gjithe qelbesirat ashtu sic mbledh mizat m…jalti. Per kete Endri Pezen kush do te mesoje me shume le te lexoje ne keto linke:
    1-http://ricerca.gelocal.it/ilcentro/archivio/ilcentro/2004/10/14/CC1CZ_CC101.html
    2-
    http://www.iltempo.it/2004/06/10/droga-dall-albania-cinque-arresti-1.775842
    3-
    http://ricerca.gelocal.it/ilcentro/archivio/ilcentro/2004/06/10/CC2PO_CC201.html
    4-
    http://ricerca.gelocal.it/ilcentro/archivio/ilcentro/2004/05/29/CH1CZ_CH101.html
    Ke edhe komunikaten zyrtare te policise italaine per Operacionin “Flash 2001”, ku jepet emri i 24 vjecarit Endri Peza si i arrestuar me droge ne Peskara. Eshte tjeter gje pastaj qe Berisha nuk thote se Endri u vu ne sherbim te italianve per te spiunuar drogaxhinjte shqiptare dhe policia italiane e shperbleu nder te tjera edhe me kete certifikate penale virgjerie te marre per koincidence 25 dite me pare.

  16. the truth hurt says:

    Ore qekur eshte bere e detyrushme te pajisesh me deshmine e penalitetit ne itali. Une kam qene disa here atje dhe nuk ma Kane kerkuar ate. Edhe nese kandidon ose punesohesh ne Shqiperi, te pakten si e di une, nuk te kerkojne deshmine e penalitetit nga Italia. Mos ka kandiduar per ndonje post te larte ne Itali Ky robi qe eshte pajisur me te.

  17. GRAMENO says:

    Me te vertete une kam pare,as skam dexhuar q’mos ne jeten time,por sa e mbaje mend ket njeri,jo ket njeri se ky nuk eshte person i thjesht,ky eshte njeri publik figura kryesore politike ne shqiperi prej vitit 1990,dhe te jet kaq goje flliqur,aq i pa kulture,aq trap dhe aq i pa ftyre.Si ka mundesi qe ky njeri akoma te ket autoritet,te ket mundesi akoma dhe tju mbaje ligjerata per demokraci ,per ligj,per drejtesi,kur pikerisht ky kurr kto gjera si ka respektu,si ka mundesi qe te gjithe kto mjete te infotmimit,gazeta,tv,etj,te mos ja mbyllin gojen ksaj flliqesire dhe mos te na bezdis si qytetar te thjesht,se kur shofim fugiruen e tije,opinonin e tije rrevoltohemi,une them se edi kurr sdo bej shqiperin perderisa ky hale nuk shkon prapa grilave,jam mese i sigurt ,se po te shkoj ky prapa grilave eshte per ate njeri qe e dergon ne burg mision kombetar,ai do hy ne histori si patriot kombetar nese sala gjendet prapa grilave ,sepse sot per sot pengesa kryesore e zhvillimit normal te shqiperis eshte ky hale,dhe po te perfundoje ky aty ku meriton,e gjithe maja e ajsbergut te PDse do bie si nje strumbull bore prej diellit te forte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje