Marrëveshja me kreditorët, Tsipras nuk pranon ultimatumin: Propozimin e bëjmë ne

2 Qershor 2015, 15:33Rajoni TEMA

Greqia i ka nisur kreditorëve ndërkombëtarë një listë përfundimtare me reforma duke i kundërpërgjigjur raportimeve në media se pas takimit të krerëve të BE-së me institucioneve financiare, do të ishin këto të fundit që do t’i bënin një propozim në formë ultimatum vendit për të siguruar marrëveshjen që do të shmangte daljen e Greqisë nga Eurozona.

Kryeministri, Aleksis Tsipras, i bëri thirrje liderëve europianë ta pranojnë këtë marrëveshje, pa të cilën Athina rrezikon falimentimin brenda pak javësh.

Tsipras: “Nuk kemi ndërmend të presim që të bëjnë ata propozim. Sipas vendimit të Eurogrupit, i takon Greqisë që të dorëzojë planin e saj. Tani i takon atyre që ta pranojnë apo jo këtë plan realist për të dalë nga kriza. Kanë qenë negociata të forta dhe ne kemi bërë lëshime, por besoj se populli grek duhet të jetë krenar pavarësisht partisë që simpatizon”.

Sipas Tsipras, lista është dërguar në orët e vona të së hënës, pikërisht kur në Berlin, kancelarja Angela Merkel kishte organizuar një takim me presidentin francez, Fransua Holond, atë të Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker, si dhe shefen e FMN-së, Kristin Lagard, dhe presidentin e Bankës Qendrore Europiane, Mario Dragi.

Greqia duhet të shlyejë një këst prej 300 milionë eurosh ndaj FMN-së brenda ditës së premte, ndërsa dueht të paguajë edhe disa këste të tjera me vlerë mbi 1 miliard euro brenda datës 19 qershor.

Mospajtimi për masat shtrënguese ka penguar Greqinë të marrë edhe këstin e fundit të programit të shpëtimit prej 7.2 miliardë euro.

24 komente në “Marrëveshja me kreditorët, Tsipras nuk pranon ultimatumin: Propozimin e bëjmë ne”

  1. . says:

    Merkel eshte gati t`i jape Greqise edhe dyfishin e borxhit grek, vetem te mos dale Greqia nga Eurozona. Se po doli Greqia nga Eurozona vdes Euroja dhe Dollari Australian.

    1. ariff says:

      …ne ate kra fli .Pirth pirth se lirohesh.

  2. plaku says:

    Fatkeqesi !! Europes i munojne njerezit e medhenj si Adenauer,Degol,Kohl, Miteran etj. Historia do ta denoje me turp Merkelin, kete te dashuruar pas kolltukut. Merkeli eshte paralajmeruar disa here nga kanzelaret e medhenj Schmidt, Kohl dhe Schrör per politiken atieuropjane dhe jo visionare qe ajo po ndjek.
    Sic duket tashme “fashizmi i bardhe” ( industria financjare )ka marre frenat ne dore. Politika nuk eshte me “primat” ne BE, kete ender te bukur europjane, qe po varroset nga gabimi i bashkmit monetar (Euro ), perpara se te behej bashkimi Politik dhe Fiskal. E keqja eshte se gabimet e politikaneve i paguajne popujt, sic po i paguan tani populli i thjeshte grek.

    1. Trapi says:

      Po,ke te drejte plako…

    2. sokol says:

      borxhi eshte borxh ore ti mik e duhet paguar pavaresisht kush politikan apo qeveri vete vjen.mos te vije keq per greket qe duhet te fillojne te ulun kurrizin jo te jusjne me bllofin

  3. filani says:

    O plaku, s’ta ka fajin Merkel mor çun, ta ka fajin zullupi. Ti mos ha me shume se ç’mund te paguash, se pastaj te deturojne te lash pjatat ne restorant po s’pagove. Apo trim me flete ti…

    Nuk e kuptoj pse i vihet faji te tjereve kur nderkohe Tsipreshi nuk ka bere asnje reforme kunder te pasurve te medhenj dhe s’ka futur asnje ne burg apo sekuestruar asgje. Nuk eshte çudi qe t’ia beje bam. Naplaby.

  4. plaku grekofil says:

    greku nuk ka ca u ben poltikanve te vet qe e ropen greqine dhe fondet e europes qe vodhen miliarda dhe i fshehen ne zvicer tani thone na i ka fajin Europa
    o tipras leshi eshte e thjeshte kap hajdutat grek dhe rregullohet greku

    pse merkel e ka fajin qe skeni lek merrni borxh e bleni arme
    apo qe paguani miliarda euro pensione fallco ne si gjoja per greket e shqiperise qe shumica jane vlleh apo per greket e bullgarise maqedonise ukrahines etj
    pse merkel e ka fajin qe ne greqi ka 25 asnje pronar nuk paguan taksa
    apo qe gjsma e greqise eshte prone e kishes dhe ata nuk paguajne taksa
    apo se keni me shume nenpunes shteti sa gjermani 80 milione dhe rrogat i keni ne tavan me 1.400 euro ne muaj sikur te ishit itali gjermani apo France po greku vetem djth e ullinj shet

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Me duhet borxh..Lexo kerkesat e mia menyren se si e dua borxhin..Kushtet e mia per borxh jane te qarta..

    Ore, jane ne realitet keta politikane greke ?!?! Mire e the o filani, asnje arrestim per evazjon fiskal, asnje reforme per shkurtime (perkundrazi kundra shkurtimeve) shpenzon nga GDP-ja nje mal me leke per mirembajtjen e nje flote ajrore sikur eshte ne lufte emergjente si Izraeli, te pasurit nuk taksohen sic duhet dhe thote e ka fajin Europa.. Po p’se Merkeli e ka fajin qe jeni nje popull qe s’dini te menaxhoni ekonomine tuaj ?!?! Merkeli ju dha doren e pare 100 e ca miljard euro, c’fare bên grekerit ?!?! Ata morren aq para ndihmen e pare sa gjithe Ballkani do ishte ngritur zgupthi ekonomikisht..Nxirrini more dembelat nga Eurozona..Po p’se lak ne qaf do jene ata gjate gjithe kesaj kohe ?!?! Po falimentova une, do falimentosh ti thone..Po p’se pengu I dembelave do rrini gjithe kohes ?!?! LERENI TGF-ne TE HEQI DORE ONLINE DHE TE SHKOJ TE KERKOJ PER PUNE..

  6. sit... back..and relaks → says:

    greket ishin mesuar te hanin si ne kapitalizem e te punonin si ne komunizem, dmth puno sa ke qejf e ha sa te plasesh.

  7. prasi says:

    une e mare pensionin ne greqi , e albanistan ju pse keni inate.

  8. plaku says:

    Ja se cfare thote, çmim Nobel per letersine, Günther Grass per Merkelin dhe krizen greke :

    ” Une ndjehem i turperuar si gjerman kur shof kete arrogance te Merkelit kundrejt Greqise. Emisjoni Phöenix „Im Gespräch mit Günter Grass“ 05.05.2013.
    Gjermania eshte vete nje vend i mbytur ne borxhe dhe eshte turp qe ajo detyron nje vend tjeter si Greqia te beje shume kursime. Kjo politike krijon armiq kunder nesh. Kjo politike e kursimit u aplikua ne vitet 1930 nga ish kanzelari gjerman Brunnigen ne Republiken e Waimarit, dhe kjo politike ndihmoi shume ardhjen ne fuqi te Hitlerit sepse kursimi e thelloi me shume krizen dhe problemet socjale duke polarizuar me keq shoqerine.”

    1. kuq e zi says:

      mendova se ishte cmim nobel per ekonomine

  9. per plak pedofilin says:

    edhe greku duhet te nidhet i turperuar ku detyronte shtetasit shqiptare te merrnin erma grek me force pernryshe nuk jepnin letra greku duhet te ndihej i turperuar kur nje vend qe mbahet sikur i ka dhene dituri e demokraci europes ushria greke kendon kenge ME ZORRE E GJAK SHQIPTARESH
    greku duhet te ngihej i turperur qe ka 25 vjet i ben vetem presione shqiperise per det toka edhe varreza femijesh qe duan te bejne ushtare

    ik tani se na cave trapin se edhe greku vetem armiq ka kudo shqiperi turqi maqedoni bullagri me te gjithe eshte prishur

    harrojne masakren e peshkopise ne gjirokaster mabsi vrane 5 ushtare shqiptare thane kete i keni per vorio epirin greku me i mire do 7 plumba

    1. plaku says:

      per plaku pedofilin,
      More njeri i mire, ne po flasim mbi krizen greke dhe rrugen e kursimeve qe i ka imponouar Greqise Merkeli.
      Ne se do te flasim per genocidin grek te vitit 1945 ti more “Patriot” duhet te dish se ultranacjonalistet greke te Napoleon Zerves (jo popullii thjeshte grek ) me kane vrare gjyshin dhe dy dajat.
      Une, fatmiresisht, nuk jam nje “i burgosur i mjere i historise” sic je ti more “Patriot folklorik”.

      Pershendetje

      1. .... says:

        o plaku me kujton nje shprehje te vjeter kur thojne,qiji nenen te te thote babe,ty greku te paska shkerdhyer para mbrapa kurse ti i thua njeri i mire dhe fai per borxhin eshte i gjermanise dhe i mergerit,nje keshill nga une o plak,krizen ne shtepine tende e sjell ti si kryefamiljar jo une komshiu,une thjesh te ndihmova kur kishe hall,duke me premtuar kthimin e borxhit,dhe jo duke me akuzuar perse me ndihmove dhe keshtu nuk ti kthej me borxhin,kjo eshte absurde plak,vine vetet tende ne vend te huadhensit sesi do te vij kur te thojne ik se nuk ti njoh borxhet se sa mire do ndjehesh,nqs eshte llogjike per ty mos shklyerja e borxhit atehere ti do jesh nje njeri me te meta mendore dhe jo normal.bye

        1. plaku says:

          ……….,
          Kisha keto gjera :
          – Faleminderit per ofendimet. Edi thote se shpesh shume njerez perdorin ofendimin per Argument.
          – Sa per dijenine tende populli dhe firmat gjermane kursejne cdo vit 12% te PBB dhe keto kursime nuk i investojne ne Gjermani por ja japin bankave me porosine qe keto leke te perdoren midis te tjerave per blerjen e bonove greke qe ishin me nje fitim ( norme intersi deri ne 12 %). Ndersa po ti linin ne bankat gjermane do fitonon vetem 2 ose 3%. Pra mos na i bej gjermanet burra te mire.
          – Duhet te dish se ishte shteti gjerman ai qe e joshi Greqine duke shitur ne sasira kolosale makineri, ushqime, ilace dhe sidomos paisje ushtarake (dy nendetese ) dhe nuk ndihej deri sa plasi kriza.
          – Sa per dijenine tende te ashtuquajturat “ndihma” qe treshja po jep per Greqine shkojne ne radhe te pare per shlyrjet e borxheve te bankave gjermane, franceze, italjane etj.qe kane blere borxhin grek dhe vetem reth 5% per qeverine greke.
          – A e di ti se pensjonet greke jane ulur ne mbi 40% dhe Merkeli yt ben presjon qe ato te ulen akoma. Mos vella eshte ky solidariteti me te cilin u krijua Europa e BAshkuar, kete ender te bukur europjane.
          – Si e spegon ti faktin qe kacelaret e medhnj si Schmidt, Kohl dhe Schröder kritikojne ashper Merkelin per politiken e saj jo solidare ?
          – Qeveria greke nuk kerkon qe ti falet borxhi.Ajo kerkon vetem qe te behet nje rikonstruktim i masave te kursimit,sepse popullit te thjeste grek i ka vajtur thika ne kocke dhe kjo jo per fajin e tij por te qeverise se tij.
          – Une ve bast me ty se Greqia nuk do te dali nga Eurozone, do te gjindet nje kompromis ku do te dobesohen masat e kursimeve qe po i kerkon treshja Greqise. Mbreme ne emisjonin gjerman Phönix u fol per kete gje, kjo sepse BE ka jo vetem problemin e Grexit ( daljen Greqise nga Eurozona ) dhe Brexit ( daljen e Anglise nga Bashkimi Europjan ).
          Ne kete emisjon specialistet ekonomike thane se nje Grexit do ti kushtoje me shume Europes se sa qendrimi i saj ne Eurozone. Kjo sepse nje Grexit do te ulte shume vleren e Dhrahmise. Greqia varet shume nga importet te cilat do te paguhen ne Euro. Kjo do beje qe sidomos per ilacet te detyroje Gjermanine dhe BE per nje ndihme jo me financjare por HUMANITARE.
          – Shikohu nje here tek ndonje specialist se mos valle ti vete ke te meta mendore. Mundohu te informohesh dhe lexosh me shume se keshtu do mesosh se si funksjonojne keto gjera. Fatos Lubonja thote : “Behu i ditur qe te jesh i lire.” Obama thote : “Te mos behemi te burgosurit e historise”, dhe leri patriotizmat folklorike se jane pa buke dhe nuk i duhen njeriu. Patriotizmi folklorik eshte çadra e fundit e maskarenjve ka thene nje shqiptar i zgjuar.

          Pershendetje.

          1. Drenica says:

            @Plaku-i nderuar, une e di se ju jeni NJohes i Gjermanishtes si dheBanues po ne Gjermani,por i Nderuar,gjithkush e rregullon , apo Shkaterron vete Shtepine e tije..Nuk po zgjatem me komente te kota,por Greqia ka ndertuar nje Shtet ku Korrupsjoni eshte i pashmangshem dhe eshte n je plage e thelle…
            Greqia shkurte nese ka Koqe i thote Europjaneve:Ok-Mjafte me..ne jemi te Afte te qeverisim Vete??POr kur eshte “THesi” Bosh me c´faredo te qeverisin??Mbahet shtepia me Mjell Borxhe??Dhe deri kur??
            Z.Cipras Premtoj se do te QEVERININ GREQINE VETE DHE JO ME EMAILET E ZONJES MERKEL:::uRDHERO TE LUTEM????????????????????
            Ich Grüß dich Alte….und schöne Tag noch…

            1. plaku says:

              Drenica,
              Kisha keto gjera :
              – Shume faleminderit per shkrimin shume civil.
              – Une jetoj ne Zvicer qysh 25 vjet, jam martuar me nje zvicerjane dhe kam nje djale 19 vjecar me te.Tani jam ne Pension.
              – Bashkimi Europjan u krijua me nje qellim shume fisnik qe ishte solidariteti i popujve te Europes dhe sidomos qe Europa te mos te bente luftra sic beri shekullin e kaluar.
              – Korrupsionin ne Greqi nuk e krijoi popullii i thjeshte grek, por politikanet e korruptuar greke. Pse duhet te vuaje populli i thjeshte grek kaq shume. Atje thika ka vajtur deri ne kocke. Ku eshte solidariteti i vendeve te BE-se ?
              – Une nuk pretendoj kurre se kam te drejte.

              Ich wünsche dir auch eine schöne Woche.

          2. www says:

            Përgëzime Plaku!
            Nga të vetmit komentues e mirëinformuar rreth çësjtjes në fjalë.
            Ndërkohë që, pjesa dërrmuese komentojnë të udhëhequr nga ngjenjat, pa kaluar në asnjë filtër informacionin e servirur. Padituri tërësore dhe kënvështrim i ngushtë krahinor.
            Dhe pasi kanë rënë pre e propagandës neoliberale që mbizotëron shtypin ndërkombëtar, e cila përcillet keqas dhe me synim ndjelljen e ndenjave negative kundrejt vendit fqinj, nga shtypi foshnjarak i brendëshëm, dërdëllisin kot së koti duke harruar faktin se: me fatin e vendit fqinj janë të lidhura dhe fatet e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë atje dhe si rrjedhojë fatet e shumë familjarëve të tyre që presin nga emigrantët, për të mos përmendur ndikimin e drejtëpërdrejtë që do të kishte në ekonominë e Shqipërisë, një falimentim i mundshëm i Greqisë.

  10. akili says:

    Cipras me radikalizmin dhe dritshkurtesine e tij po e fundos Greqine dhe kam frike se kur greket e thjeshte te gjenden si peshku pa uje gjithe inatin do ja shfryjne atij qe i mashtroi aq keq.

  11. shqiptar says:

    mire ia ka bere gjermani grekut se te njejten poltike ka imponuar edhe greku shqiptarit ti po ben avokatin e grekut
    po thuaje pra dicka per politiken greke ndaj shqiperise

  12. vizioni i Bashes says:

    @plaku, qënke njeri vizionar dhe i ditur… Fatkeqësisht, të diturit, intelektualët dhe vizionarët e vërtetë, nuk “para pëlqehen”, në Shqipëri… Ne këtu, na jep një kobure, një flamur, na trego “përralla” të bukura me patriotizëm, racë ariane, e kulturë të lashtë (por që na e vodhën të tjerët)dhe na lërë të “urrejmë” dhe të akuzojmë të tjerët (sidomos fqinjët), për “katandinë” tonë…

  13. laberia says:

    trgfs me klimax ardiatikun etj te nje vizite ne rusi te vellezrit e tyre ortodoks arsyeja e vizites ishte se trgfs kishte pjerdhur nga trute per me teper ndiqni videon se si e bekon prifti

    https://www.youtube.com/watch?v=SnF5B_-6RDA

  14. plaku says:

    vizioni i Bashes,
    Shume faleminderit per fjalet e mira. Te uroj nje jave te kendeshme ty dhe familjs.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje