Digjet makina e gazetarit të TV Mat/ PD: Fajin e ka dyshja Rama-Meta

4 Qershor 2015, 18:42Politika TEMA

Partia Demokratike ka denoncuar një ngjarje që ka ndodhur sot ne Burrel ku bën fajtore dyshen Rama-Meta.

Shefi i departamentit të jashtëm në PD, Kreshnik Çollaku tha se djegia e makinës së gazetarit të Tv Mat eshte e gjitha vepër e dyshes Rama-Meta.

Sipas tij kjo dyshe, është në panik nga braktisja qe po u bëjnë.

“Mëngjesin e sotëm është djegur dhe shkatërruar makina e gazetarit dhe operatorit të Tv Mat Enver Doçi. Gazetari Doçi ka ndjekur dhe pasqyruar me realizëm e profesionalizëm fushatën e kandidatit të Partisë Demokratike Nezir Rizvani. Gazetari Doçi pohon se akti i sotëm është në vazhdën e presioneve dhe kërcënimeve për shkak të detyrës që ai kryen nga përfaqësues të maxhorancës.

Dy ditë më parë në drejtim të policisë kriminale të drejtorisë së policisë Mat emërohet jo rastësisht  bashkëshorti i njërës prej kandidatëve të Edi Ramës në këtë rreth.

Drejtuesit e mazhorancës detyrojnë drejtorë të administratës të jenë jo vetëm pjesë e takimeve elektorale gjatë orarit të punës por edhe të ushtrojnë presion për votën mbi punonjësit e tyre e t’u mbledhin dokumentet e  identifikimit atyre.  Një punonjës i thjeshtë i OSHE-së Besim Lika u pushua nga puna vetëm pse mori pjesë në një takim elektoral të kandidatit të Partisë Demokratike i mbajtur në orën 19:00 jashtë orarit të punës ndërsa nga ana tjetër të gjitha asetet dhe fondet publike në shkelje të nenit 3 të Kodit Zgjedhor janë vënë në funksion të fushatës së kandidates së mazhorancës përfshi dhe ambientet e shkollave, mësuesit dhe nxënësit.

Në foto shihni një ftesë për takim elektoral të kandidates së mazhorancës . Vendtakimi është ambienti i një shkolle të mesme në ditë jave orar mësimi.

Praktikën e shëmtuar të blerjes së votave për një thes miell apo për 20 e 30 mijë lekë po mundohen ta përdorin dëshpërimisht edhe sot. Në foto shihni një ndër dhjetëra militantë të  kandidates së mazhorancës duke ofruar thasë mielli në këmbim të votave.

Foto është marrë në Xibër më 28 maj 2015 në orën 13.00.

Aq shumë i ka zënë paniku nga refuzimi me votë i keqqeverisjes së tyre sa kanë arritur deri aty sa të shpallin në kërkim Enrik Gjonin djalin 25 vjeç me akuzën qesharake pse vendosi nëpër shtylla flamujt e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike i bën thirrje misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër këto shkelje të ligjit dhe cënimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal dhe të vërë para ligjit autorët dhe përgjegjësit e krimit te shëmtuar te shitblerjes se votës ne Mat, shkeljes se Kodit zgjedhore dhe terrorit që po ushtrohet ndaj qytetarëve të Matit”, thuhet ne deklaraten e PD.

3 komente në “Digjet makina e gazetarit të TV Mat/ PD: Fajin e ka dyshja Rama-Meta”

  1. Emigrant says:

    Dikur kur rihej ose vritej ne shqiperi ndonje njeri Sala bertiste e ka bere Nano Edhe kur vrau Azemin doli menjehre e tha se e ka vrare Nano e Klosi Mos bertisni edhe ju te rinjte keshtu Ky collaku nga Burreli te jatin e ka pasur me detyra te larta dhe komunist nga doli kaq i flakte per Salen.

  2. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    Me ate mentalitet ecni ju te PD-se duke fajsuar te tjeret, populli ju voton per te mos marre ne dore pushtetin lokal, tani mund te fajsoni edhe populli duke bere kerkese per hetim ha ha ha tek prokorori i juaj.

  3. genci says:

    o kreshniki collaku po je nje palle k…qe se ke shokun!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje