Basha në Shijak: Papunësia s'mund të injorohet me barsaleta

4 Qershor 2015, 16:35Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me banorë të Shijakut, ku theksoi se hallet dhe shqetësimet e qytetarëve nuk mund të injorohen me barsaleta pasi papunësia, varfëria, pamundësia për të mbyllur muajin janë shqetësime që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe nuk mund të fshihen me propagandë qeveritare.

“Edi Rama dhe Ilir Meta i kanë bërë llogaritë gabim, mendojnë se duke bërë estrada të përditshme, ku shqiptarët vuajnë çdo ditë e më shumë do ta heqin vëmendjen tuaj nga hallet tuaja, nga zgjidhjet imediate që ju kërkoni. Papunësia, varfëria, pamundësia për të mbyllur muajin, rënia e fuqisë blerëse, këto janë problemet që kërkojnë zgjidhje imediate. Të tjerat janë llafe kazani”, tha kreu i opozitës.

Krahas identifikimit të problemeve, detyra është të japim zgjidhje, tha Basha dhe zgjidhje u jep oferta e Partisë Demokratike, e hartuar dhe bazuar mbi hallet, problemet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Ai theksoi se “detyra që kemi është jo vetëm të themi që kështu është, por ta zgjidhim. Si ta zgjidhim? Të ulim taksat, të heqim TVSH për mallrat e shportës, të paktën për bukën, miellin, orizin, sheqerin, vajin, të ulim çmimin e energjisë, t’u vijmë në ndihmë këtyre familjeve që s’kanë një lek për të blerë bukën e jo t’i heqim nga lista e ndihmës ekonomike, të hapim vende pune”.

9 komente në “Basha në Shijak: Papunësia s’mund të injorohet me barsaleta”

  1. Janaqi says:

    Barcaletat i tregon Halim Kosova ne cdo takim qe organizon, z. Basha. Shqiptaret po vuajne edhe sot pasojat e keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike. Derguat ne prag kolapsi te gjithe sektoret, reformat e ndermarra ne cdo sektor nga kjo qeveri duhen derguar deri ne fund.

    1. anonim says:

      Jane zgjedhjet per pushtetin lokal z. Basha. Konkretisht ju e keni lene Tiranen ne meshire te fatit. Ne kryeqytet mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante nuk ke ku kalon. Kryeqyteti eshte lene teresisht ne harrese, pergjegjes per kete jeni ju z. Basha.

    2. buffon says:

      Eja ne Tirane e bej ndonje pune. Premtove shume ne vitin 2011 mirpo nuk ke mbajtur asnje. Premtove kartat e studentit, krijimin e hapsirave te gjelberta, hapjen e qendrave rinore, Tramin, hipotekat per mjaft apartamente, etj. Asnje nga keto nuk u realizua.

    3. greiss says:

      Barsaletat jane tuajat se s’keni asnje pune te bere per te reklamuar apo “per te shitur” tek publiku, cfare ke bere ti Lul ne 4 vite ne krye te bashkise se Tiranes, dhe tani del lart e posthe neper Shqiperi duke mbushur fjalimet me histori dhe premtime boshe.

      1. pjer says:

        Ti si kryetar bashkie sa njerez punesove apo sa vende pune hape, apo thuaj ato qe shkarkove ne nje dite dhe punesove gjithe militantet e paafte. Nderkohe nga qeveria Rama jane shenuar mbi 90 mije vende te reja pune, dhe aksesi i qytetareve ndaj tregut te punes eshte lehtesuar shume me zyrat e reja te punes kudo neper qytetet kryesore.

  2. shume sakte says:

    e ka thene Basha. Populli varferohet per dite, ato tregojne barcoleta.

  3. mira says:

    Popullit i ka shkuar ne palce stop o njerez mos i jeprni pushtet absolut PS-LSI se do ju varrosi te gjathe. Njoftim shume i rendesishem ky…

  4. ceni says:

    Me 21 qershor per pune dhe dinjitet kjo ka vetem nje emer voto PD-ne se nese nuk doni persekutim te paskrupullt nga kjo qeveri qe do bej vetem fasada dhe ekonomia e cdo familje do shkoje ne skamje.

  5. elvis says:

    Basha uroj qe me gjith zemer qe populli te kuptoje dhe besoje kanditeve tuaj bashkite e shqiperise. E kane per vete dhe jo per kandidatet, nuk meriton shqiperia ket lloj qeverisje dhe minimumi nuk duhet populli ti jape pushtetin vendor PS-se dhe LSI-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje