Mustafa Nano: Është fyese dhe qesharake që Rama të investohet kaq shumë në fushatë për zgjedhjet lokale

4 Qershor 2015, 15:10Politika TEMA

Mustafa Nano ka bërë një shkrim kritik mbi qasjen ndaj zgjedhjeve lokale.

Ai shkruan se as kryeministri Edi Rama, nuk i ka shpëtuar dot investimit të pakuptimtë për t’u përfshirë dhe investuar fuqishëm në fushatën për zgjedhjet lokale.

Sipas Nanos, është fyese dhe qesharake që kryeministri të lërë për 60 ditë qeverisjen e vendit, për t’u marrë me fushatën për zgjedhjet lokale.

Është fyese, madje e qesharake, situata në të cilën kryeministri i vendit lë mënjanë drejtimin e vendit për më shumë se gjashtëdhjetë ditë me radhë e vjen vërdallë nëpër Shqipëri në mënyrë të ngeshme me synimin për t’u treguar votuesve se cili ndër kandidatët lokalë është kanakari i tij, e cili është hala e tij në sy.

E vërteta është se Edi Rama po tenton në një numër drejtimesh të realizojë një (sh)këputje me trashëgiminë e këtyre 25 viteve të fundit, por ka drejtime të tjera ku Edi Rama mbetet një zgjatim i përkryer i kësaj tradite.

Të bën ta mendosh këtë gjë edhe ky investim i kotë dhe i shpërpjestimuar i tij (në një kohë që është kryeministër) në fushatën për zgjedhjet lokale dhe sidomos mesazhi që përcillet, prej tij e prej të vetëve, në forma të nënkuptuara e të troçta, se shqiptarët, për t’ia parë hairin zgjedhjes së tyre, nuk kanë rrugë tjetër, veçse të votojnë në favor të kandidatëve që i përkasin qeverisë e mazhorancës.

Kjo është një pesë me hiç”, shkruan Nano për “Shqip”./b.l

 

10 komente në “Mustafa Nano: Është fyese dhe qesharake që Rama të investohet kaq shumë në fushatë për zgjedhjet lokale”

  1. Turp says:

    Kjo eshte TURP thuaj,ose SKANDAL. Ky po arrin deri ne presion per te votuar PS-ne. Nuk ka asnje arsye ne bote perse ky duhet te beje fushate per zgjedhjet lokale dhe te leje godinen e Kryeministrise bosh. Shpresoj nje dite populli shqiptar i majte apo i djathte i peshtyn ne surrat te gjithe keta monstra qe tallen me inteligjencen e tij.

    1. urimi says:

      Ndryshe nga c’kemi pare me perpara ne kohe fushate, qe administrata braktisej totalisht, tani nuk ndodh me kjo gje. Kryeministri ben fushate jashte orarit zyrtar dhe po t’i keni ndjekur aktivitetet, me shume ka ne fundjave, pa lene pas dore asnje nga punet e qeverise. Pastaj ai duhet te beje fushate, se pervec kryeminister, eshte edhe kryetar partie.

      1. irsa says:

        S’ka nevoje te beje fushate, se ka punuar aq shume keto 2 vite, saqe cdo dite e qeverisjes ka qene si fushate. Eshte tjeter gje, mbeshtetja e te gjithe bashkepunetoreve qe po e ndihmojne per te rimekembur vendin, se ka detyrim per bashkepunetoret dhe si kryetar partie. pastaj Rama gjate diteve zyrtare ka punuar per qeverine dhe reformat vazhdojne, ndersa fushata jashte orarit te punes.

      2. lik says:

        Si kryetar partie o uro! ai nuk eshte ne fakt epse afati qe percakton statuti i ps 4 vjet ka kaluar me kohe, o tyç!

    2. buffon says:

      Z. Nano mjaft te ktheni kohen nje jave mbrapa dhe te shihni se kryeministri nuk ka lene aspak punet e qeverise. Konferenca apo tryeza e kryeministrave te Ballkanit ku u diskutua mes te tjerash partneriteti e bashkepunimi mes vendeve te rajonit deshmon me se miri se kryeministri po merret me punet e shtetit.

  2. Oberst says:

    Zgjatim i politikes se vjeter, duhet te mbaje patjeter pushtetin, a thua se me te po behet hataja ne Shqiperi. Ne fakt te jesh Kryeminister ne Shqiperi u dashka vetem te merresh me elektoratin e tu mbushesh mendjen shqiptareve se Ti dhe vetem Ti, se me Ty dhe vetem me Ty ata kane te ardhme, ndryshe do te vdesin…..njelloj si Saliu, edhe ai keshtu kerkonte ta mbante pushtetin.

  3. Dule says:

    Edhe ti Nano po ja fut kot. Cfar mekati eshte te punoje qe koalicioni i majte te kete sa me shume mbeshtetje? Une te kuptoj se ti nuk mund te rrish pa u gricur me ata ne qeveri, por jo, gjej ndonje gje tjeter, dakord por jo ta mallkojme pse Rama takohet me zgjedhesit.

  4. LORA says:

    Futja pordhes Muci,sepse edhe ty te lejohet t’a besh kete ndonjehere.

  5. moderatori bithekire says:

    Edhe Rama u fut ne rrjesht, si gjithe te tjeret……i vetmi ndryshim eshte se ky vetequhet “rilindas”.

  6. Arif Gjongjini says:

    Po, po e tepron, por me të drejtë. Nëse qytetarët duan ndryshime për mirë,dhe jo të dëgjojnë në fund të mandatit se ne deshëm, po s’deshi qeveria qëndrore, le të zgjedhin në përputhje me interesat e tyre, sepse ndërsa opozita është e interesuar që të dështojë modeli i reformës teritoriale-pra do ta sabotojë atë me mosrealizime programesh zhvillimi, pozita është e interesuar për të kundërtën, për të sjellë një produkt pozitiv të reformës. Ja, kështu e mendoj unë këtë punë, dhe Rama duhet të bëjë çmos t’i shpjerë njerëzit në hullinë e duhur. Të qortosh parimisht pa mbajtur parasysh rrethanat, që ose i ndihmojnë ose i pengojnë të zbatohen ato, nuk është parmore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje