Patozi: Qeveria, presione ndaj mediave. Kur shtypi blihet, edhe votat mund të blihen

4 Qershor 2015, 12:39Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi akuzoi nga salla e Kuvendit Qeverinë për kërcënim ndaj lirisë së shtypit për të transmetuar lajme kundër saj.

Patozi tha se ky lloj shantazhi rrezikon zgjedhjet e 21 qershorit dhe se sipas tij përbën fakt se qeveria mund të vjedhë shumë kollaj edhe votat.

Sipas tij, frika e gazetarëve ndaj miqve të fortë të kryeministrit, ministrave dhe kryetarit të Kuvendit, i bën ata të shkruajnë vetëm për lajmet kundër opozitës.

 “Ky vend ka problem me informacionin e thjeshtë. E kemi bërë zakon që në fushata zgjidhin jo vetëm thesin e premtimeve por dhe atë të akuzave për njëri-tjetrin.

I kemi mësuar edhe njerëzit me këtë ushqim të skaduar. Çfarë kemi të re kësaj radhe, megjithëse jemi në kulmin fushatës shumica e mediave e mbyllin një sy kur u kalon një lajm kundër mazhorancës.

Edhe një teshtimë kundër opozitës publikohet kudo. Mund të ketë plot këtu në sallë që të më mbylli gojën se kush jam unë që i jepkam direktiva shtypit por ne këtu të gjithë e dimë që është kështu siç them unë.

Si ka mundësi që shumica e mediave mbyllin ekranet e tyre kur ka ndonjë lajm kundër qeverisë? Shtypi në Shqipëri është herë i shantazhuar, herë i blerë.

Shtypi nuk ka pasur dhe nuk do ketë kurrë frikë nga politikanët. Është evidente që LSI bën një fushatë shumë më të kushtueshme dhe se vetë PS.

I thashë këto jo thjesht si shqetësim të opozitës por si kambanë alarmi për gjithë shoqërinë që në një farë mënyrë është e përdhunuara në grup e kësaj qeverie.

Për shkak të kësaj qeverie ne kemi mbërritur në një pikë kritike të lirisë së shtypit. Është rrezik real për zgjedhjet e 21 qershorit. Kur shtypi blihet dhe kërcënohet nga qeveria është shumë e thjeshtë që edhe votat të blihen.

Ne nuk e mbushim dot hendekun heshtjes së blerë apo të imponuar të shtypit edhe sikur ta mbajmë parlamentin hapur çdo ditë”,­ u shpreh Patozi.

 

4 komente në “Patozi: Qeveria, presione ndaj mediave. Kur shtypi blihet, edhe votat mund të blihen”

  1. Andos says:

    Muhabet kot. Opozite e dobet, opozite destruktive. Nuk eshte kjo opozita qe i duhet nje vendi demokratik. Opozita nuk duhet te rrije vetem ne nivelin e shpifjeve, sikurse ben Partia Demokratike.

  2. Mimusta says:

    Opozitenn e shikojme te gjithe.Ajo eshte kthyer ne:
    1.mbrojtje te anti ligjit,te gjithe atyre qe shkelin ligjin
    2.ne mbrojtje te kultivusve te Droges si ne Lazarat ashtu edhe ne gjithe Shqiperin.
    3.ne mbrojtjen e vjedhsve te energjis elektrike.
    4.ne mbrojtje te konsumatorve qe nuk paguajne energjin.ujin etj.
    5.ne sulme bajate ndaj pozites dhe drejtimit te shtetit.
    6.nuk ju intereson dhe jan kunder rimekembjes e sistemit energjitik.
    7.ben kritika jo konstruktive dhe tendencjoze,pa alternative.
    8.Opozita flet per mjerimin qe eshte product saj per 8 vjet drejtim
    dhe qe ne mandatin e par qe shkateroj gjithe industrin e ndertuar per 45 vjet dhe derdoi per skrap duke mbushur xhepat e hajduteve dhe ritur
    papunesin.Nje deputet I saj ne mandatin e par deklaroi ne kuvend qe niveli ekonomik I vitit 90 do te arihej mbas 50 vjeteve.
    9.PD ja duhet te kerkoj realizimin e programit te qeverisjes jo qe diten e par te mandatit por duhet te presij deri sa te mbaroj mandati.
    10.Kam bindjen se kandidatja e Duresit do te Humbas jo per faj te saj por per politiken pa kok te Partise se Lulit.Ajo eshte gruae shume integritet.
    12.Opozita nuk eshte pa ruge dalje ajo duuhet te heq dor nga drejimi rumpall,te bashkepunoj me poziten per te miren e vendit,
    13.Luli duhet te kish sjell dicka te re ne drejtimin e Partis,te distancohej nga politila e vjeter e PD-s si politik e anti ligjit, rumpalles,konfliktuale dhe mbroje te shkelsve te ligjit dhe politikes kontrabetale.

  3. Fjori says:

    Kulmi, per te gjithe ata qe se dine media eshte pushteti i 4 me nje fjale: legjislativ, egzekutiv, gjyqesor. Shyqyr zotit kemi ca vjet qe mediat jane te lira dhe keta e kthyhen prap komunizem, ky eshte kulmi i demokracise, sinqerisht ne Shqiperi nuk jetohet me.

  4. Alda says:

    Qe mediat jane klienteliste kjo eshte nje gje qe duket, por qe ti ushtrosh presion eshte kulmi i qeverisjes se nje vendi. Pa media ska demokraci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje