Veliaj: S'do ketë leje ndërtimi në territorin e Qendrës Don Bosko

4 Qershor 2015, 10:37Politika TEMA

Kandidati i ASHE-së për Tiranën Erjon Veliaj theksoi gjatë një takimi me banorë të Dajtit se sa të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës nuk do të ketë leje ndërtimi në zonën e njohur si Don Bosko në Tiranë.

Shihni debatin që po zhvillohet mbi qendrën Don Bosko, e vetmja qendër e gjelbëruar në Tiranë që i ka shpëtuar ndërtimeve. Një qendër ku shumë të rinj dhe të reja mësojnë profesione të ndryshme, përmes kurseve profesionale.

Edhe për këtë qendër bashkia e sotme ka programuar ndërtime pallatesh. Por unë e them me bindjen e plotë se sa të jem Kryetar i Bashkisë së Tiranës në këtë territor nuk do të ketë leje ndërtimi”, tha Veliaj.

Sipas tij, në tryezat e SHQUP sot nuk flitet për hallet e qytetarëve, por për lejet e ndërtimit dhe kalin e Xenit.

Në vijim ai komentoi edhe sondazhet e publikuara nga IPR Marketing një ditë më parë, ndërsa ironizoi edhe deklarimet e PD në lidhje me këto sondazhe.

E vetmja gjë që ne na bashkon me PD janë rezultatet e sondazheve. Po, edhe ne s’jemi dakort pasi diferencat mes kandidatëve janë edhe më të mëdha, pasi fitorja jonë më 21 Qershor Qershor do të jetë edhe më e thellë“, tha Veliaj.

Në vijim ai akuzoi Bashkinë aktuale që i ka ndarë qytetarët në të nënës dhe të njerkës.

Nuk do të kenë vend në Bashkinë e Tiranës individë si ai Florenc Hoxha, që edhe për një tufë mardanjoz ta shesësh në Tiranë të kërkon lekë.

Këto individë nuk do të kenë vend në stafin e ri të Bashkisë së Tiranës“, tha ai.

Veliaj prezantoi gjithahstu programin me 10 pika për Dajtin ku ndër të tjerat ishin ndërtimi i një shkolle të mesme, i një qendre shëndetësore, kthimi i Dajtit në një destinacion të rëndësishëm turistik si dhe ndërhyrje në transportin rrugor.

Më pas ai shtoi duke kërkuar votën e banorëve më 21 qershor se njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë për problemet dhe shqetësimet që diskutojnë në tavolinën e bukës.

“Ata le të merren me votat e partisë, por ne do t’i kërkojmë çdo të majti dhe të djathti, i cili në tavolinën e bukës nuk e vret mendjen për kalin e Zenit apo katin shtesë të Lulit, por e vret mendjen për kopshtin, çerdhet dhe shkollat për fëmijët e tyre”, tha Veliaj.

Pikat e programit për Dajtin:

1. Mbulimi i Dajtit me linja Transporti Publik;
2. Kthejmë Dajtin në një nga destinacionet më tërheqëse turistike;
3. Kthejmë në atraksione turistike Kalanë e Dajtit dhe vendbanimin ilir të Qytezës në Tujan;
4. Rikonstruktojmë urën e Brarit;
5. Ndërtojmë një shkollë të re të mesme në Shishtufinë;
6. Rikonstruktojmë shkollën 9-vjeçare në Ferraj;
7. Hapim një Qendër Shëndetësore me shërbim 24 orë në Qesarake;
8. Rikonstruktojmë Rrugën nga Uzina e Traktorëve-Lanabregas;
9. Sistemojmë rrugët e brendshme të Priskës dhe rikonstruktojmë rrugën Priskë-Darshen;
10. Sistemojmë kanalet vaditëse të fshatrave Brar, Ferraj e Linzë.

27 komente në “Veliaj: S’do ketë leje ndërtimi në territorin e Qendrës Don Bosko”

  1. Bigu says:

    Po pse o “peme” cdo besh do kompesosh me miliona euro pronarin, se ajo eshte prone e Petrelseve dhe se luan topi. Po ju qe u bete me prona pas ’90 ju nuk doni tja dini per pronaret e vertete.

    1. nesti says:

      erjoni per tiranen.erjoni per zhvillimin e tiranes.

    2. leji says:

      erjoni per tiranen.gjera konkret gjera serjoze gjer areale dhe premtime te mbajtura.

    3. nandi says:

      sa ka bere erjoni per 2 vjet mandat ministra e mireqenies nuk i ka bere per 15 vjet6.gjera konkrete pune reale dhe permtime te mabjtura.ti do i kthesh identitetin tirones.

    4. drini says:

      e verteta eshte se erjoni do punoje shume per tiranen.erjoni do jet drejtimi i duhur qe do i ktheje buzqeshjen tiranes.

    5. loni says:

      bravo erion. gjera konkrete dhe jo llafe . kemi besim tek ju

      1. ilva says:

        me pelqen shume programi i shpalosur nga kandidati veliaj per kryeqytetin duket shume shpresedhenes dhe mbi te gjitha shume rregullus per tiranen e humbur ne kaos

    6. marinela says:

      erion ne kemi besim tek ju sepse e keni trg qe fjalet tuaja jan dhe vepra jo vetem fjal qe i merr era ne punen tuaj si minister

    7. urjana says:

      Tirana ke nevoje imediate te shkoje ne drejtimin e duhur, mjaft me me njerez te papergjegjshem qe e vetmja gje qe i interesonte eshte si te pasurohej, vidhte te bente udhetime turistike ne Holande sikur njerezit e votuan per te shetitur

      1. hana says:

        po populli nuk mundte jete aq jo dasahmires per veten ,e pane qe ne kater vite askush nuk u kujdes per asgje dhe per asnje , nuk ka me te voglin dyshim qe jane me po te njejta parime dhe e vetmja gje qe u intereson eshte karrigia dhe si te rrezojen qeverine po qe do ti vijne anash se populli ehset aq i zgjuar sa te dije te vleresoje

        1. reana says:

          Erion Veliaj do ti ktheje fytyren e merituar ketij qyteti te lene ne harrese , qyteti i cili deri metani ka funksionuar me maska . me po te njejta maska qe basha & co del e perrallis ne kohe fushate

          1. bajame says:

            I vetmi kandidat qe del e ben fushate me projekte konkrete , jep zgjidhje reale per problemet qe shqetesojne banoret e zones perkatese. per kete kane nevoje populli jo per barsaleta e per sekrete si ben kundershtari

    8. ersa says:

      kemi besim ne transformimin e tiranes ska dyshim qe erion veliaj eshte drejtimi i duhur

      1. klea says:

        punen me te mire do besh te sistemosh disa nga qendrat me te rendesishme kjo e Don Boskos eshte shume e rendesishme dhe ka nevoje per sistemim dhe mirembajtje

    9. dori says:

      veliaj do i ktheje dinjitetin tiranes,sdo e betonizoje ate siq beri basha por do i ktheje parqet e gjelbra

  2. gjyshja says:

    Shpresojme shume qe kur z. Veliaj te marre drejtimin e Tiranes te beje te mundur anulimin e te gjitha lejeve ndertimore qe ka dhene Lulzim Basha. Ndalimi i masaktes mjedisore qe u tentua te behej nga kryebashkiaku aktual poshte diges se Liqenit eshte nje lajm i mire. Ne Tirane ne vetem tre muajt e fundit jane dhene mbi 5 leje abuzive.

    1. anonim says:

      Erion anullo lejen abuzive qe eshte dhene te 9 kateshet, lejen qe eshte dhene ngjitur me gjimnazin e gjuheve te huaja, lejen ndertimore qe eshte dhene ne zonen e bllokut, anulo masakren mjedisore qe po kryen z. Basha te diga e liqenit.

    2. Ranheim says:

      Drejto Tiranen ashtu si drejtove ministrine. Tirana per fat te keq ka kater vite pa kryebashkiak. Ke vizionin dhe aftesite e duhura per te bere pune te mira per kryeqytetin. Sa per lejet e ndertimit anulo shtesen qe z. Basha ka dhene per veten e tij ne katin e 12.

  3. nona says:

    bolll nderimeve bolll se na lodhen !!! duam parqe te pa fundme te dalim te jetojm jo te vdesim nga smoku !! se basha vetem ket ak bere ka rruge makinash e tortuaret sa me then qe jan bere !! duam gjera te bukra dhe ti je i duhuri per kete pune

  4. lenci says:

    drejitmi i duhur.erjoni per tiranen.erjoni per qytetin e tiranes.

  5. tr says:

    Ketij i doli boja para kohe .

  6. armiri says:

    ALEANCA POPULLORE zgjedhja e duhur,, larg partive te medha qe na mashtrojne

  7. dea says:

    Leri keto premtimet elektorale se ske me qene noi here Kryetar por sikur per nje moment ta hamendsosh Rama i vetem e shkaterroi Tiranen jo me bashke me ty qe jeni njesoj.

  8. Irma says:

    Po ca do besh do mbjellesh fiq aty, po lere o Erion se nuk i han njeri keto se dihet kush je ti dhe per kete ste voton njeri. Gjithperfshiresi i Tiranes eshte Halim Kosova dhe me votat e partise tende do behet Kryetar.

  9. denisa says:

    O Erion mire qe kryetar bashkie sdo e behesh po me vjen vertet keq se i nxorre bojen vetes e ke cu ne fund.

  10. Oneda says:

    Nuk mund ta leme Tiranen ne doren tuaj o mashtrues I qelbur qe ben cdo gje vetem e vetem per te vjedhur ca vota. Duhet te arrish atje ku do me zotesi dhe ndershmeri por duke qene se ti se ben dot kete gje ai post I perket zotit Kosova. Njeriu me vizion per Tiranen.

  11. gezimi says:

    Ketij i ka dal boja me kohe. Askush nuk perpiqet me ta degjoje e lere me ta besoje se te gjithe e moren vesh se cfare mashtruesi eshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje