Gjergj Bojaxhi: Ka media dhe TV që na kërkojnë lekë për kronikat. Më keni parë ndonjëherë te lajmet e Klanit?

4 Qershor 2015, 08:59Politika TEMA

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka qenë djenë studion e “Opinion” ku ka folur për Tiranën dhe atë që mendon se duhet të ndryshojë në menaxhimin e kryeqytetit.

Bojaxhi ka deklaruar se përfaqëson mijëra qytetarë që duan që menaxhimi dhe drejtimi i këtij vendi të ndryshojë, që integriteti të jetë kriter në përzgjedhjen e politikanëve, por edhe që raporti i llogaridhënies ndaj politikës të marrë një përmasë të re.

I pyetur për dështimin e mundshëm dhe vijimin e karrierës, Bojaxhi është përgjigjur duke vënë në dukje një aspekt problematik të fushatës: pasqyrimi mediatik.

“Ka media dhe televizione që na kërkojnë lekë për të pasqyruar aktivitetet tona. Ky është realiteti në Shqipëri”, tha ai, për të vijuar me një vërejtje konkrete për TV Klan, por në respekt të vijës editoriale të këtij televizioni:

“Më keni parë ndonjëherë te lajmet e Klanit”, ka pyetur Bojaxhi, drejtuesin Fevziu.

Ky i fundit e ka argumentuar këtë si përzgjedhje politikash që nuk mund të paragjykohen.

 

15 komente në “Gjergj Bojaxhi: Ka media dhe TV që na kërkojnë lekë për kronikat. Më keni parë ndonjëherë te lajmet e Klanit?”

  1. neo says:

    O Gjergj, merre dhe Blushin e na beni nje parti te majte se na hapen barkun keta te pangopurit…

    1. dritani says:

      Gjergji ne pikepamjet ekonomike eshte liberal, ndersa Blushi krejt i majte. Ne mos gaboj.

    2. droni says:

      po dhe ky i deshtuar eshte,hiqet si kandidat i pavarur dhe sulmon vetem erjonin.pse nuk sulmon dhe te tjeret?apo eshte paguar qe te sulmoje vetem erjonin.

      1. Taulant/Tirane says:

        Droni, disa e akuzojne se sulmon vetem Erjonin,sisa te tjere vetem Halimin.Ai I beri lecke te dyja partite dje.Une per Gjergjin do votoj!

    3. deda says:

      gjergji dhe deshtimet e tij,te pathenat e deshtimeve dhe te pathenat e skenarev e te shqupit.nje kandidat i pavarur qe sulmon vetem erjonin,kur per bashkine e tiranes kandidojne 4 kandidat nuk me duket normale.

  2. berto says:

    Po cfar do besh Te Klani ti Bojaxhi? Shko tek Koli Palles gazetar I Topit papagallos.

  3. S.a.S. says:

    I nderuar Gjergj, te lutem edhe po te te paguaje mafiozi shpellar i Klanit, ti mos shko, pse je njeri me dinjitet. E di se shanset per te fituar i ke te pakta, por sprova jote eshte e lavderueshme shume.
    Do te me pelqente qe neser Erion Veliaj te te ftonte te bashkepunonit per te ardhmen e kryeqytetit.

  4. flori says:

    po normale se ti nuk e di sesa e ke buxhetin dhe as ke shpenzuar.ky ku8r thote keshtu per buxhetin e vet imagjino,per buxhetion e bashkise qe sdo tja dije fare.sepse njeriu kur nuk di per loekt e veta as nuk ka per tja dit per leket e popullit.

  5. drini says:

    po ky nuk ka shpalos asnje program per tiranen.pse duhet tja japim voten?

  6. nisis says:

    dhe ky pinjolli i sales eshte dhe nga shkolla e sales ka dale ,keshtu qe merret me me mend se cfare politike do beje.

  7. Ana says:

    Bravo Z.Bojaxhi, shume dinjitoz tek intervista ne Opinion.

    Lufto dhe mos u drorezo. Mbase kete rradhe mund te mos marresh maksimumin

    por te jesh i sigurt qe perkrahesit e tu do te shtohen. Jam e bindur qe

    shtresa e njerezve te ndershem te pakenaqur sa do te vije e do te rritet,

    sepse polarizimi eshte ulerites.

  8. tr says:

    PA KOMPLIMENTE ,Bojaxhiu eshte nr 1 , nga keto kandidate te Tiranes.Uroj qe qytetaret e djegur te Tiranes
    te japin voten tyre ,pa friken e zhgenjimit .

  9. edi says:

    Gjergjo jepi kshu bjeri kokes edhe kuklles te rames dhe te sales, ke mbeshtetjen mbare qytetare ne kete sfide

  10. Indriti says:

    Para dy muajsh ishin 40 vete, sot jane 40.000 dhe per dy vjet do jeten 400.000.

    Keshtu fillohet se nuk fillohet me mazhoranca.

    Programin Gjergj plasi duke e thene por nuk e transmetojne as Ora News, as ABC e as Klan.

    Ka folur per miremenaxhimin e Bashkise se zgjedhjen e stafit te eksperteve e jo te militanteve.

    Ka folur per lulishte ne cdo lagje dhe parkimet nentokesore

    Ka folur per ndertimin e shkollave dhe cdo ndertim te jete ne raport me zhvillimin e zones.

    Ka folur per zgjerimin e trotuareve, bileten unike te autobuzeve dhe monitoret per te ditur orarin fiks kur mberrijne ato.

    Kaq se ai nuk flet per 500 gjera. Premton 5 e realizon 6 jo si Halimi e Erjoni qe deri tani kane premtuar 600 milione euro premtime.

  11. ceni says:

    gjergji eshte shprese per ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje