Rama: Reforma territoriale bën që pushteti vendor të jetë më afër fermerëve

3 Qershor 2015, 18:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar  një takim elektoral në Lezhë, në fokus të të cilit ishte bujqësia dhe mbështetja e saj.

I shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, Rama ka deklaruar se qeveria po shqyrton të gjitha strategjitë që të vijojë rrugën dhe drejtimin e duhur.

Rama ka theksuar se reforma administrativo-territoriale do t’i japë një zhvillim të mëtejshëm këtij sektori.

“Reforma e re territoriale bën që pushteti vendor të jetë më afër fermerëve. Njësitë bashkiake do të kthehen në njësi zhvillimi ekonomik, ku si kurrë më parë marrëdhënia mes qeverisë vendore dhe fshatit merr peshë të veçantë”, ka thënë Rama.

“Sot jemi në kushtet kur nuk mund të themi se i zgjidhëm problemet e bujqësisë apo të fshatit, por mund të themi se eksperienca e 18 muajve në qeverisje, në raport me fshatin dhe rezultatet e para të politikës sonë të re për zhvillimin e fshatit tregojnë se jemi në drejtimin e duhur”, ka vijuar shefi i qeverisë.

Ai ka vlerësuar se, plani i qeverisë për bujqësinë është rruga më e shpejtë për të fuqizuar familjen fermere, e cila sipas tij nuk duhet të bazohet vetëm tek ajo që përpiqet të shesë në tregjet e rrugëve.

“Familja fermere nuk do të jetë vetëm dhe nuk do ta ketë të varur fatin e prodhimit të vetë nga rruga, por do të jetë pjesë e një procesi prodhimi që fillon në tokat e saj e shkon edhe tek familjet rretherrotull.

Ne jemi zotuar që do të rimbursojmë TVSH-në për inputet dhe e bëjmë këtë sot, por ne nuk do bëjmë atë që është bërë për vite me radhë, që të japim parapragim, duke stimuluar korrupsion, kontrabandë dhe informalitet”, ka shtuar Rama.

22 komente në “Rama: Reforma territoriale bën që pushteti vendor të jetë më afër fermerëve”

  1. endri says:

    tashme me reformen e re territorjale, fermeret , bujqesia do marrin zhvillimin qe meritojne. dhe kjo fal punes dhe mbeshtetjes te kryeministrit edi rama dhe qeveris se tij.

    1. zamira says:

      Reforma territoriale eshte nje arritje e te gjithe shqiptaret pasi me kete reforme ne me ne fund do te kemi nje te ardhme me te mire dhe nje jete me te qete, pasi qyteti dhe fshati do jene nje e nuk do kete me dyndje drejt qytetit duke lene ne harrese fshatin

      1. bani says:

        Edhe zonat e lira ekonomike qe po hapen nga qeveria do i vine ne ndihme cod fermeri shqiptare. sepse do sjellin nje grumbullim me te mire te produkteve made in Albania edhe do ishte me i shpejte eksportimi i tyre jashte

    2. ladi says:

      Buqsia eshte sektor shume i rendesishme per rritjen ekonomike te vendit edhe si i tille duhet pare. ndihma ndaj femerve tregjet ku ato mund te shesin ndihme me ane te fondit te zhvillimit do ndihmonte shume femeret ne rritjen e te ardhurave te tyre por do sillte edhe nje impakt pozitiv edhe ne ekonomine shqiptare duke pasur nje ndikim ne prodhimin e brendshem bruto!

      1. lazi says:

        Buqisa duhet pare gjithmon me prioritet sepse ndihmon ne zhvillimin ekonomike. ne kemi shume toka prodhuese ne kte vende edhe ajo qe duhet eshte te gjejme strategjine qeveri edhe fermer, me produktet e duhura per ti eksportuar jashte vendit!

  2. besnik says:

    Kjo reforme territoriale ishte mese e nevojshme per shqiperine sepse shume kryetare komunash dhe bashkise ishin shenderruar ne bejlere dhe pashallare qe nuk i sherbenin popullit, por vetem pasurimit te vetes se tyre.

    Por tani kjo gjendje ka marre fund sepse reforma do ti jape nje tjeter dimension bashkive dhe zhvillimit te tyre.

    1. alban says:

      Per mua kjo eshte nje gje shume e drejte sepse duke zhvilluar bashkite e reja qe do kene nje potencial shume me te madh, atehere dhe produktet e fermereve do te kene nje treg me te madh.

  3. loli says:

    nuk e vem ne dyshim kete mbeshtetjen tuaj zoti kryeminister. bujqesia dhe fermeret kane shume nevoje per perkrahjen e qeverise. prandaj jemine rrugen e duhur me kete qeveri

  4. anonim says:

    Ndarja e re territoriale eshte nje nga reformat me te rendesishme te kesaj qeverie. Pervecse kursehen para’ (afersisht 80 mln dollare), ben te mundur afrimin e zonave te largeta me qytetet ne saje te zhvillimit te infrastruktures. Kjo e ben edhe me te mundur afrimin e qytetit me fshaterat.

    1. gjyshja says:

      Reforma territoriale : – ul shpenezimet deri ne 60 milione euro.
      -afron me shume me qytetet me zonat e largeta.
      -i jep fund funksionit te kryekomunareve te cilet ishin kthyer ne ciflig te tyrin komunen qe qeverisnin.
      -sherbimet qytetaret i marrin edhe me lehte, etj.

  5. klaudio says:

    kemi nje qeveri qe po ben pune te mire. dhe me siguri tashme jemi ne rrugen e duhur edhe ne bujqesi. prandaj me kete reforme te re territorjale edhe bujqesia do ket perfitimet e veta

  6. hoxha says:

    Thuaj qe nuk u be reforma me perpara se kemi ngel kot ne mes kater rrugeve per 8 vite qe kishte pd pushtetin ne dore.

  7. Petro says:

    Qe pushteti vendor do te jete me afer fermereve me ndarjen e re territoriale s’eshte aspak e vertete.Po jap ndonje shembull.Besoj femeret e Manzes ishin me afer ,me pushtetin e pare,Bashkike e Manzes sesa tani me Durresin qender.Po keshtu edhe te Sukthit apo te Katundit te ri. Kjo qe thote Kryeministri vlen per ato komuna te vogla malore, qofte dhe kodrinore me pak banore dhe si rrjedhim me pak administrate qe s mund te sherbente per asgje.Sa i takon problemeve te tjera qe ngriti, askund nuk u permend fakti qe toka ne fshat eshte e copetuar dhe familjet e kane ne tre vende.Kjo nuk favorizon mekanizimin dhe si rrjedhim edhe rendiment te larte.Pa keto kapitalizmi atje jep premisa per falimentim, prandaj mendoni mire, mirrni dhe pervojen e perparuar, qofte dhe italiane te pasluftes dhe pastaj shkoni me ca horizonte te hapura para fshatareve.

    1. Je i vetmi qe ka shkrujt dicka te llogjikshme. Shiko idiotet rreth e rrotull qe papagallojne si legenamilitante!

      Respekte Petro!

  8. Joana says:

    Po shume gje e mire reforma territoriale por nese nuk vazhdohet me pune sic ka hecur deri tani kot qe jane bere reformat se po spat vazhdimesi nuk ka prosperitet dhe PD nuk do prosperitet per popullin vetem per kasten drejtuese.

  9. meri says:

    shqiperia ka nje qeveri qe pa mbush dy vite dhe eshte duke punuar per qytetaret e saj. urime dhe do fitojm ne keto zgjedhje me ne krye edi rama

  10. tata says:

    reforma e re teritoriale ben qe qeveria te jete me afer popullit, qe te kemi nje administrim me te mire t e te gjitha hapesirave te shqiperise, dhe prandaj e gjithe shqiperia do ndjeke drejtimin e duhur per nje te ardhme te sigurt

    1. andrea says:

      shqiperia eshte ne drejtimin e duhur, ne ate drejtim qe e nxori nga balta ku e kish futur saliu, ne ate drejtim qe po na con drejt bashkimit europian, prandaj edhe lezha ashtu si e gjithe shqiperia do te votojne per kandidatet e ashe per nje te ardhme te sigurt

  11. livia says:

    Reformat duhet pershpejtuar, edhe pse jane te renda per popullin nuk behet shtet i forte nese nuk merren masa te forta.

  12. deti says:

    Te gjithe ju qe jeni pro kesaj reforme ,ashtu si kryeministri yne, nuk e keni idene se cfare eshte fshati. Me kete reforme fshatrat largohen perfundimisht dhe do te ngelen ne harese.
    – Kryetari i Bashkise do te jete nga qyteti.
    – Keshilltaret do te jene shumica (ne qoftese nuk jane qe te gjithe) nga qyteti. Pra perfaqesues nga fshati nuk ka. Te gjitha vendimet do te merren nga qytetaret ne interes te fshatareve. Ky eshte nonsens.
    Problemet e fshatit jane nga me te ndryeshme dhe per ne qe jemi ne qytet jane te pa imagjinueshme por deri me sot jane zgjidhur nga kryetaret e komunave me ate stilin dhe gjuhen e tyre por ama pjesa me e madhe e konflikteve jane zgjidhur. Por me bashkine e madhe nuk mund te ndodhe kjo. E sa e sa probleme te tjera. Uroj te jete e suksesshme.

  13. Zamira says:

    E keni marre vete stafeten ne dore zoti Rama por edhe ju si ai papagalli juaj vetem genjeni e genjeni dhe besoni se “NE” po i besojme genjeshtrat tuaja. Reforma territoraiale ju ngeli ne dore juve se gjerat e tjera i ndritet juve. Lat nam LAT.

  14. gezimi says:

    Po ju mo zoti Kryeminister ende pa u bere akoma 2-vite na keni fundosur aq keq sa e di vec zoti. Cfare doni akoma nga ky popull i shkrete? Akoma sú ngopet duke ngrene e ngrene pafund? Tanime doni edhe te lepini pjatat e te tjereve? Mjafton me kaq zoti Rama se me keq se kaq nuk kemi ku te shkojme me. Ne 21 qershor ndryshojme drejtim me ne krye Halim Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje