Kryesuesja e listës së Lëvizjes Socialiste për Integrim për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Erisa Xhixho, zhvilloinjë takim me banorët e Njësisë Bashkiake nr. 9 në kryeqytet, ku shoqërohej nga deputetja e LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë, Kejdi Mehmetaj, si dhe kandidatët për Këshillin Bashkiak, Ira Vejsiu dhe Erjona Bixha.
Në fjalën e saj përpara banorëve të kësaj njësie bashkiake, Xhixho u shpreh se LSI ofron më shumë shërbime dhe punësim, jo vetëm për ta, por për të gjithë kryeqytetin.
“Një nga problemet më të mëdha është ndriçimi dhe mendoj se një nga arsyet se përse ne kërkojmë votën për LSI-në është sepse ne duam më shumë shërbime dhe punësim. Shërbime do të thotë, shërbime në ndriçim, i cili është një detyrim që bashkia ka ndaj qytetarëve të saj. Ka probleme në infrastrukturë. Kemi kaluar nëpër disa rrugë të kësaj njësie, të cilat ishin në një gjendje shumë mjerane dhe absolutisht investimi në infrastrukturë është një investim që sjell biznesin më afër, i cili sjell më shumë punësim e kështu me radhë. Pra, është një sektor që lidhet drejtpërdrejt me punësimin”, tha ndër të tjera në fjalën e saj Erisa Xhixho.
Xhixho komentoi dhe problemin e legalizimeve, që sipas saj, do të marrë zgjidhje përfundimtare me zgjedhjen në krye të bashkisë së kryeqytetit të kandidatit të së majtës, Erion Veliaj, kjo falë një bashkëpunimi me të frytshëm e të munguar deri më sot mes bashkisë dhe qeverisë.
Duke u ndalur tek të rinjtë, ajo u shpreh se “shërbimet që do të ofrohen në njësinë bashkiake numër 9 nisur edhe nga investimet që do të kryhen në njësinë bashkiake numër 9, do të bëhet e mundur nxitja e punësimit në këtë njësi, për t’i dhënë një frymëmarrje të gjithë njësisë bashkiake pasi ka shumë të rinj, gra dhe vajza të cilat duan të hapin një biznes apo hapësira të tjera punësimi”.
Ne, vijoi ajo, përmes një skeme dhe një mbështetje financiare do t’i japim mundësi për të hapur këtë biznes, pse jo të jenë edhe të suksesshme në biznesin e tyre.
“E gjithë filozofia e kësaj mazhorance dhe e bashkisë së ardhshme pas 21 qershorit është fuqizimi në masë i biznesit dhe mbi të gjitha biznesit të menaxhuar nga gratë dhe vajzat e reja”, theksoi Xhixho
Petlla me ujë
Ti Xhixho mund ta meritosh te jesh keshilltare e bashkise dhe te siguroi une qe do jesh se je ne krye te listes por eshte ftkeqesi qe ke kryetar partie Lila floririn. Dhe ta dish se pa interes ndaj teje nuk te vendos ne krye te listes . Megithate mer mandatin dhe hidhu ne nji parti tjeter sic ben ai vete. Une mendoi se vetem ndonji i blere apo i punesuar do e votoi Lila floririn se per bemat qe ai ka bere e po bene nuk votohet me . Ty te lumte po ruhu.
ju lsi-tat vetyem per te vjedh e keni mendjen.likja ua jep mundesine me vjedh pak nga pak seju nderron cdo muaj.nga nxenes shkolle jeni bere milionere me parate e taksapaguesve.doni te beni karriere dhe lek ne kurriz te shqiptarve dhe parave te tyre.vetem nga flamujt e vendosur neper tirane dhe komunat perreth sa lek nga taksat tona keni vjedh.