Një tjetër vrasës kamorrist, anëtar i klanit kundërshtar me atë të italianit protagonist në vrasjen e trefishtë në Tiranë, ishte arrestuar në Durrës, korrikun e vitit 2013.
Historia e ushtarit të Kamorrës që erdhi në Tiranë për porosinë e vrasjes së Mentor Lufit është vetëm një fraksion i operacioneve të mafies italiane, e cila ka rekrutuar me dhjetëra e qindra shqiptarë, shkruan gazeta Shqip.
Këto ditë, përtej Adriatikut ka zhvillime interesante për sa i përket luftës mes klanit “Quaqquaroni” të Salvatore Letizias, 34-vjeçarit që ndodhet në paraburgimin 302 dhe atij rival “Mazzacane”, pjesë e të cilit ishte kamorristi 45-vjeçar, Vincenso Mango, i kapur në Shqipëri dhe ekstraduar drejt Italisë.
Emra të shqiptarëve të tjerë, pjesë e këtyre 2 klaneve ndodhen në listat e policisë dhe Antimafies italiane, teksa shefa e bosë të arrestuar, po rrëfejnë krimet e tyre.
Burimet zyrtare pranë Policisë së Shtetit thanë asokohe se 45-vjeçari Vincenzo Mango, u arrestua gjatë operacionit “Mango” dhe u përcoll në masa të rrepta sigurie.
Para 13 vitesh, ai mori pjesë në një atentat për llogari të Kamorrës e pastaj iku në Shqipëri, ku kishte nisur një jetë të re si një marangoz.
Vincenzo Mango u ekstradua dhe direkt u arrestua nga policia në Caserta.
Klani i Mangos është në luftë me fraksionin “Picoli&Letizia”, ose “Quaqquaroni”, në të cilin 34-vjeçari Salvatore Letizia ishte anëtarësuar pas vitit 1997, kur rivalët i vranë prindërit.
Mango, një marangoz e tregtar, në periudhën e vrasjes, kishte lëvizur në Modena, ku ndryshoi jetën e në prag të vendimit përfundimtar, lidhur me procesin gjyqësor, u strehua në Shqipëri, ku në sajë të raporteve dhe njohuritë e fituara nga profesioni i tij, kishte gjetur punë si një marangoz.
Ndërkaq, Letizia ka thënë këto ditë në sallën e gjyqit në Tiranë se është murator me profesion.
Referuar informacioneve të publikuara ndër vite nga mediat italiane, të cilat bazohen në njoftimet e policisë apo raporteve të antimafies, rezultojnë disa shqiptarë në radhët e këtyre 2 klaneve.
Fatkeqesia e Shqipetarve eshte qe jem te rethuar nga italia e greqia. Dhe i kemi imituar me shum se 100%.
car zgjebsash, as nje Diplom kristaliane skan mundur te marrin. murator dhe marangoz
Fatkeqësia e jonë është se çdo të huaj e konsiderojmë si më të mirë se veten dhe se për ne nuk egziston një i huaj të jetë i keq apo armik me përjashtim të atij që mbanë armë.
Ne gjithe boten e civilizuar mbahet njifar distance ndaj te huajit, kurse
ne si budalle qe jemi, te huajit ia shtrojme qylymin e kuq, keshtu oshte edhe ne Kosove.
E ka mire “GMT” kete e kemi vene re edhe ketu ne Itali ne mardhenjet midis shqiptareve dhe Italianeve.
nuk ka lufte mes shqiptareve,por mes sunitoshqipfolesve………..pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkkkkk……..
@tfgs, edhe ma zi jan zhabat shqipfolese grkljanose si ti, pune zhabash, varu malluten. Huuuuuuuuuuuuuuuuup, bre ta futsha malluten n´tru!
Oooo, po keta paskan ardhut per te na ndertuar Shqiperine mo…
Njeri murator dhe tjetri marangoz!
Eshte me se e vertete,se gjate gjith histories popujt e shqiptarizmit I kan vlersuar maksimalisht te gjith te huajt qe deshironin te vizitonin token shqiptare,pa e ditur se cfar fshihnin ne vetveten e tyre,urrejtjen apo rrespektin ndaj nesh…Per mua qytetari shqiptar,
qendron shum me lart se cdo qytetar tjeter qe banon ne kete planet..Se
me cdo shqiptar,qe do te mundeni te takoheni do te bindeni,se brenda shpirtit te tyre jane te shkrojtura me germa te arta-Jam Besa e Shqptarit.. Sot popujt e shqiptarizmit duhet te jene me te vetedijshem,
nuk duhet te mbivlersojm te tjeret kushdoqofshin ata,per te mos mbetur ne,inferior ndaj tyre..
ky letizzia eshte vrases i kamorres mafia e napolit.edhe ne itali e denuan ca kohe per vrasje por doli mbas nja 2-3 vjetesh,sepse edhe ne itali drejteseine e marrin me teper vrasesit dhe mafiozet.poqese do ta ekstradojne ne itali do dali i pafajshem dhe do filloje zanatin e tij (murator)vrases.i ngelet ne dore drejtesise sone te (paster)qe te vendosi