Bashkia e Tiranës, thotë se Lulzim Basha, lejen që i ka dhënë vetes për një kat shtesë në pallatin ku jeton, e ka përfituar si një qytetar i thjeshtë.
“Kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë të bashkisë.
Por, këtë e ka të vështirë ta kuptojë dikush, që për dy vite e përdori pushtetin vetëm për mirëqenien e tij personale dhe asetet e shtetit në funksion të tij.
Mashtrimet bajate nuk e shpëtojnë dot kandidatin e mirëqenies personale nga gjykimi me votë për abuzimet me pushtetin, që nga tenderat për familjarët, vila e deri tek përdorimi i aseteve dhe fondeve publike për dasma e ahengje. Gënjeshtrat dhe mashtrimi janë të vetmet produkte false dhe të shtirura, si vetë kandidati i frustruar i mirëqenies personale”, thuhet në një reagim të Bashkisë së Tiranës, që ka justifikuar kështu lejen e Bashës, dhënë vetes së vet./b.l
TRAMI
(ç`është? si është? ku është? A hahet?)
Djali i vogël dëgjoi për herë të parë për tramin në një fushatë elektorale. Ngjasimi me një fjalë të pisët krijoi idenë tek ai se bëhej fjalë për diçka të ngjashme. “Do të ndërtojmë tramin……” mbajti mend vogëlushi dhe sepse iu fiksua ta përkthente në mendjen e tij me “ Do të ndërtojmë trapin…..”. Kishte dëgjuar nga babai se me trap kalohej lumi. Por çfarë ishte ky trapi që nuk ishte urë dhe ngjante me tramin. Vendosi të pyeste të atin, por kishte frikë. Kishte dëgjuar që “trap” thoshin të rriturit kur shanin njeri-tjetrin. Babai mund ta quante fjalë të pisët dhe pastaj mbas qortimeve do të fillonin pyetjet se ku dhe nga kush e kishte dëgjuar. U përpoq ta dëgjonte përsëri në televizor dhe vende të tjera, hapi librat se mos e gjente diku të shkruar por asgjë. Mbas shumë ngurimesh iu afrua babait dhe po i sillej rrotull sikur kërkonte diçka. I ati e pa me habi dhe kujtoi se do t`i kërkonte ndonjë ëmbëlsirë apo akullore. E pyeti përnjëherë:
– A ke ngrënë drekë?
-Po babi!
-Do ndonjë ëmbëlsirë?
-Jo babi!
-Po akullore?
-Jo babi!
-Do ndonjë top futbolli të ri?
-Jo babi!
-Epo më thuaj çfarë do?
-Asgjë!-tha djali ngurues.
-Si asgjë? Më thuaj tani!-duket sikur e urdhëroi i ati.
-Mirë babi, desha të di se kur nuk ka urë mbi lumë, me çfarë e kalojmë atë?
-Po në çdo lumë ka ura!
-Po kur nuk kishte?
-Atëherë kalohej me barka apo me trap!
Djali i gëzuar që i ati e tha vetë fjalën e pisët e pyeti tërë kërshëri e gjakim:
-Babi çfarë është trapi?
-Trapi është një gjë si barka , por më e madhe e me më shumë drurë të lidhura bashkë që munden të pluskojnë mbi ujë. Vendoseshin brenda në lumë dhe lidheshin në të dy anët e tij me një kavo që ishte një lloj teli i trashë e i fortë dhe me anë të tij kalohej në anën tjetër.
-Qenka si autobusi me tela sipër që kemi parë në televizor!-tha djali.
Babai e shikoi i habitur për krahasimin e goditur që gjeti djali i tij dhe pasi u mendua njëfarë kohe tha:
-Ka njëfarë ngjashmërie ndërmjet trapit dhe tramit, sepse kështu quhet autobusi me kavo sipër që më përshkrove. Që të dy mjetet transportojnë njerëz dhe kanë kavo. Tek kavo e trapit përdoret energjia e duarve të njeriut ose një motor i vogël ndërsa tek trami përdoret energjia elektrike!
Kur u përmend emri i tramit fytyra e djalit ishte në delir. Arriti tek ajo që donte pa asnjë qortim e nëse i ati i thoshte të mos thoshte fjalë të pista, do t`i kujtonte se ai e tha i pari.
-Po mirë o babi, pse disa shajnë dhe thonë “trap”?
Babai u ngrys në fytyrë.
-Mos ta dëgjoj më atë fjalë të ndyrë. Atë e përdorin të mëdhenjtë jo të edukuar. Kur e themi si sharje ka kuptim të keq, ndërsa kur e përdorim si mjet të vjetër për të kaluar lumin ngjason me tramin që ta shpjegova si autobus që ecën mbi shina hekuri si tren dhe me kavo elektrike!
-Po trami a është e lehtë të bëhet?
-Ka ca punë, duhen shtruar shinat, zgjeruar rrugët, duhen vendosur kavot, duhen vënë semaforë të tjerë, dmth duhen shumë para.
-Mos ta bëjnë me shina autubusin por të ecë me rrota- tha djali sikur bëri ndonjë zbulim.
-Autobusi me rrota gome ka emër tjetër dhe quhet troley.
Djali u habit dhe më tepër. E çorientuan gjithë këto terma të përafërt. “Tr-am”, “tr-ap”, “tr-oley”, të tëra me “tr” në fillim. Tani u sigurua në vetvete se të gjitha këto ishin njësoj sepse fillonin me “tr”. Mendja e tij filloi të punonte me superxhiro dhe iu shfaq përpara syve targa e Tiranës që e kishin të tërë autobusat. Atëherë çdo gjë iu bë e qartë. Të gjitha këto që fillonin me “tr” (tr-am, tr-ap, tr-oley) kishin të bënin me Tiranën, prandaj ai xhaxhi thoshte në televizor se do të ndërtonte në Tiranë një tram. Vendosi të pyeste të atin që të kuptonte fiks se kur do të ndërtohej sepse e kapi dëshira ta shihte sa më shpejt dhe donte të hipte e të bënte xhiro mbi të.
-Babi, kur do të bëhet sepse dua të hipi e ta provoj!
-Do vonojë shumë vjet bir. Mos prit! Të hipi babi tek lojërat, njësoj është!
-Po atje kam hipur shumë herë. Unë dua ta provoj njëherë kur të bëhet. Do të pres kur ta bëjë ai xhaxhi.
-Kush xhaxhi?-pyeti i ati tashmë i lodhur dhe me zë të shuar.
-Ai xhaxhi në televizor ka thënë se “do të ndërtojmë tramin”!
-Trapin ka për ta bërë tramin!-tha babai i nxehur.
Fëmija i vogël e pa i trembur dhe nuk arrinte të kuptonte nëse ishte fjala për trapin mbi lumë apo atë trapin tjetër që përdorin të mëdhenjtë.
qytetar i thjesht basha? un nuk e di qe nje njeri qe vjedh 230 milion euro, shet detin dhe vret 4 protestues ne bulevard quhet i thjeshte? aq me teper qe basha smund te firmosi per shpin e vet. ky eshte superskandal i konfliktit te interesit.
shyqyr dhe basha qe e beri nje pune me ne fund.e dha me ne fund nje leje per vete.nrm keta te pd gjith per veten mundohen.si ky si kryetari qe kane pas.te gjithe dhe deputet madje,mendojne vetem per vete se ne 8 vjet po te mendonin dhe per popullin gjerat do ishin ndryshe.
Do te te doja dhe une si qytetar i thjeshte te perfitoja sot nje leje per shtese kati.
Ka shume qytetare te thjeshte qe duan te marin leje ndertimi mbi nje pallat te bere, po a lejohet kjo? Ndryshe ndertuesi e kishte bo vete pallatin 15 kate, po e boni 14 se nuk mban konstruksioni. Kjo eshte shkelje me rrezikshmeri te madhe.
Pastaj ku i gjeti leket per me bo nji kat komplet. Nji kat komplet ka te pakten 10 hyrje. Nga 100 000 euro, Nje milion euro.
Qytetar i thjeshte? Nuk njoh ndonje qytetar te thjeshte te kete bere meg vjedhje ne rrugen e Kombit. Qytetaret e Tiranes i ka braktisur prej kohesh. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave e kapaket e pusetave. Qyteti eshte lene ne meshire te fatit. Trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante.
Dyshuesi, sa lehte mor jahu i beni llogarite e te tjereve ju qe rrini neper kafene e shisni pordhe. E qysh paska 10 apt nje kat? Varet nga lloji i nderteses, po ja dhe sikur te jete keshtu (super pallat), kostoja e ndertimit nuk besoj se nje hurje ne nje sterpallat me 10 apt ne kat te kushtoje aq shume. Nejse, me ke flas dhe une…
Sidoqofte, ky fakt nuk perben çudi, se shqiptaret jane idiota qe votojne keta rob dhe pastaj ankohen. Rrini si mut rrini, se sipas kokes dhe festen.
Aman o Lul Kokboshi po pse lodhesh kot mer burr te shtosh ene i kat? Ti grun e ke si kone e ke si me qi Erion Isufin me floke te gjat. Nuk ja vlen leket qe po harxhon per ate shimpazen qe ke ne shpi. Ene thuj atij Erjon katunarit mos vjedhi kot miliarda se miljardat nuk ja rregullojne surratin si pidh plake ene nuk e bojne dot katunarin qytetar
..e cuditshme llogjika prej “bualli” …e bashes..!! e ne merremi me te….e vetmja aftesi qe ka eshte ti nenshtrohet saliut pa kushte …e te perfitoje sa te doje…Do te vije dita qe te jape llogari per rrugen e kombit..??
Basha qytetar i thjeshte? Me habit dhe prandaj vjedhin se bashkia e Tiranes paska mendimin se Basha eshte qytetar i thjeshte. Jo, zoterinj feudale te bashkise. Basha eshte njeri publik, politikan , kryetar i opozites soteme, kryetar bashkie deri neser dhe keto atribute nuk ja kane dhene , por i ka marre o me forcen e tij, o ja kane dhen me gjysem voten tuaj. Nuk te ben njeri politikan, behesh vete, bile tek eshte tregu bisnesit ne kurriz te popullit. Kur kerkon besimin e qytetareve nuk e kerkon per vete, prandaj Basha te pergjigjet: i mbaroi hallet e qytetareve tirana qe te fillonte nga vetja? Ndryshe te rrinte si gjithe qytetaret e Tiranes dhe te priste kur ti jepnin lejen te bente katin e trembedhjete. Keni te drejte si eshte bere çorbe aty, duhen varur me koke poshte qe nga Saliu e deri tek kryeprokurori e gjykatesit. Basha qytetar i thjeshte ! por shume i nderlikuar.
hahahahahhahahahahahhahahahahahahahaahahahaha