Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, godet sërisht. Ai është kthyer prap debatit mbi personat që urinojnë përgjatë Lënës apo në ambiente të tjera publike. Madje ai është shprehur se ndihet i pafat, pasi sa herë që kalon në këto vende i dalin përpara persona që urinojnë. Ndaj ai ka premtuar se do ti japë një zgjidhje për ti zhdukur këto pamje për qytetarët e Tiranës, pasi ky sipas tij është një shqetësim për këdo në Tiranë.
Diskutimi gjatë takimit të sotëm
Banorja: Unë desha të shtoja te projektet e tuaja të bëhen edhe banjo publike se nuk kalon dot, te rruga e Elbasanit nji, te Pazari i Ri dy, te Muzeu Kombëtar, që i kanë dhënë dhe televizionet. Besoj se kjo do ishte një gjë…
Halim Kosova: Të them diçka unë… unë e kam quajtur veten që kam shans dreqi, se sa herë kaloj po nuk i pash 5, 6, 7 vet, kur kaloj Lanën me makinë. Këtë e kemi të gjithë dhe gjithmonë them që kaq fat ters të kem unë. Po atë e kemi të gjithë qyteti. Do ti zhduk nga pamja e qytetit. Si? Duke I afruar mundësi që normalisht duhet ti ketë çdo njeri. Kështu që do ta shënoj, do ta shoh dhe te plani tjetër. Nuk e di pse nuk është këtu, por që ky është problem tea jo zonë, por te çdo lagje qenka problem. Shumë të falenderoj.
Edhe kjo e banjove është shumë e rëndësishme, por sikur mos ta mbyllshim me banjo do sithe më mirë…
vetem ju zoti kosova mund te beni dicka per tiranen tone,per tiranen qe kjo qeveri ii ka kthyer shpinen,qeveri qe ben investime selektive.edhe ne njesoj si qytetaret e tjere shqiptare jemi.nuk mund te behemi pjese e ketyre seleksionimeve vetem per faktin qe bashkine tone e drejton nje kryetar qe eshte kundershtar politik i kesaj qeverie.zoti kosova ju jeni nje njeri me vlera dhe jam i bindur qe me eksperiencen tuaj do beni ndryshim te madh ne realitetin e tiranes se harruar nga kjo qeveri e cila bazat i ka tek mashtrimi dhe hadutlliku.
JANE MALOKDARET E TU QE I DUKET SE JANE SHEFAT E TIRONES NE CDO CEP
hahahahaha, i madh halimi. kush urinon ne ambjente publike do ja presim bimbilushin e do ja hedhim qenit te zenit. tashti jashte humorit besoj se kushdo qe te vije per kryetar duhet te mendoje pervec ndertimit te parkimit per makinat edhe per nje vend ku njerezit qe i ze halli rruges te kene ku te shkarkohen. gjithashtu dhe ujerat e zeza qe shkarkohen ne lane te shkarkohen diku tjeter nen toke e lana te behet nje lum si cdo lum normal ne mes te nje kryeqyteti. ndoshta do menduar per te ngritur edhe nje impiant per perpunimin e ujerave te zeza per tiranen. Megjithate mendoj se edhe per shume kohe keto do ngelen utopira ne mendjet dhe veshet e banoreve.
Vetem ne Europe ka banjo publike qe urinojne.Kjo nji minus ne krahasim me Ameriken qe askund nuk kam pa deri me sot nji te tille.Banjot jane ne cdo supermarket,mjaft higjenike.Ndersa ka banjo portative metalike qe ekzistojne ne vende pushimi,fusha sportive apo kande per femije ku luajne,argetohen edhe te rritur te moshave te ndryshem nga adoleshent e deri ne mosha te 3-4 ta.
Shkelesi me tu xane ne urinim gjobiten me dhimbje kurrizit.Kaq pasterti mbahet ambienti ne cdo pellambe te teritorit sa dhe mbajtesit e qeneve qe i nxjerrin per te ushtrue levizjen,rrethe banimit,simbas keshillave te mjekut mbajne celefon me vehte qe kur te dhjesin qeni jane te detyruem ta fusin ne celefon per ta hedhur ne kazanin e plehut ne shtepi.Ne te kunderten gjobite hakshe.
Keto pushtetaret duhet te mesojne nga eksperienca e vendeve me te zhvilluara per ta ba jeten mesa ma te kendeshme ne pasterti,higjen ne te miren e shendetit te njeriut.
Me nji shpenzim mjaft te vogel po me organizim rigoroz korrekt arrihet te kemi ambiente vertet te pasterta.Kjo ben te perfitohet edukate tek cdo person.
Tek ne i kane hequr Wc publike sepse ne to shperndahej droga dhe behej seks pederesh. Ato ndodhen ne lokalet e medhaja si qendra tregetare (shopping center) etj, Keto jane me te sigurta dhe me te kontrolluara.
Mos ndertoni wc publike jashte kontrollit sepse do te kethehen ne qendra te rrezikshme infeksioni njelloj si shqupi berishian!
Kur te degjoj ty o Halim Kosova me kujtohen frazat tek komedia Prefekti…….GAMOR TI E GAMOR KUSH TE VUNI SOT A NESER VALO DRUNI ……. Me vjen keq o doktor por ke nje nivel intelektual medioker….
Bravo doktori nr 2 edhe kete problemin e shurres e rregjistrove ne bllok do ta futesh ne program,,,dhe do ta zgjidhesh,,,lum tirana qe do te votoje per ty,,,per shurren ,per qente dhe per pjelljet e grave e kane te sigurt zgjidhjen.
Ky eshte vertet nje problem serioz Zoti Kosova. Por si cdo problem tjeter qe egziston ne Tirane kemi shprese dhe besim se edhe kete problem do ta zhdukni… Jeni njeriu perfekt per Tiranen. Suksese!
Nese ju jeni njeriu me pa fat ne qytetaret e Tiranes jemi shume me fat qe nje njeri si ju do udheheqe Tiranen. Ju jeni njeriu I paqte,pozitiv,I duhur,I ndergjegjshem,dhe mjaft punetor per problemet e Tiranes. Suksese zoti Kosova!