Kandidatët e inkriminuar, dosjet i dorëzohen Llallës më 4 qershor

2 Qershor 2015, 16:13Politika TEMA

Në datën 4 qershor, Prokurori i Përgjithshëm do të ketë në dorë, listën me emrat e kandidatëve në zgjedhjet vendore, të cilët kanë proçese gjyqësore të hapura.

Lajmi konfirmohet nga grupi i prokurorëve të cilët janë ngarkuar në proçesin e verifikimit të rasteve, në prokuroritë e rretheve.

Në 13 maj , Prokurori i Përgjithshëm lëshoi një urdhër drejtuar prokurorëve, ku kërkohej informacion mbi proçeset e hapura ndaj kandidatëve të zyrtarizuar për Kryetare të Bashkisë.

Deri tani konfirmohet se në këtë prokurori janë përcjellë pjesa më e madhe e të dhënave nga të cilat rezulton se ka kandidatë që aktualisht figurojnë persona të marrë të pandehur. Nuk bëhen të ditur as emra as sa është numri i tyre pasi proçesi është ende në fazën e grumbullimit të të dhënave.

Prokurori i Përgjithshëm u kërkon vartësve të tij verifikimin e çdo të dhëne për kandidaturat dhe hartimin e raporteve, të cilat ishte percaktuar se duhet të depozitoheshin brenda datës 21 Maj pranë Komisionit parlamentar për Dekriminalizimin.

Verifikimet do të përfshijnë të gjitha akuzat e artikuluara publikisht ndaj kandidatëve, publikimet e mediave apo informacionet që mund të sigurohen në rrugë operative nga institucionet ligjzbatuese dhe Policia e Shtetit. (Ora News)

2 komente në “Kandidatët e inkriminuar, dosjet i dorëzohen Llallës më 4 qershor”

  1. Barboni says:

    Po ja dorezuat llalles dosjet I mori lumi kandidatet
    Burgu I pret.
    I pika qe sju bie me gjeth prokurore

  2. Sh says:

    U desh nderhyrja e Amerikes qe te shkundet Llalla .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje