Vangjush Dako çel sezonin turistik në Gjirin e Lalëzit me banorët e Ishmit

2 Qershor 2015, 12:26Politika TEMA

Brenda vitit të parë të mandatit të ardhshëm të bashkisë nisin punimet për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Gjirin e Lalëzit. Kështu ka deklaruar kreybashkiaku Vangjush Dako gjatë hapjes së sezonit turistik në plazhin e gjirit të Lalëzit. Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar se “jo më kot zgjodhëm ta hapim sezonin turistik për gjithë Durrësin në këtë vend, pasi ne e shohim zonën e Ishmit dhe plazhet e gjirit të Lalëzit si një zonë model të zhvillimit të turizmit, e cila më pas do të aplikohet në gjithë vendin”.

Dako tha para banorëve të zonës së Ishmit se: “brenda vitit të parë të mandatit të ardhshëm fillojnë punimet për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza. Ai do të jetë shumë shpejt funksional dhe do të garantojë pastërtinë e plazheve dhe ujit të detit në këtë zonë. Sot në Durrës ne nuk kemi më ujëra të zeza që derdhen në det, pasi me anë të kolektorit kryesor të gjtiha ujërat e zeza përgjatë zonës turistike dhe të banuar shkojnë dhe pastrohen në impiantin e ndërtuar në Shënavlash. Pikërisht këtë model do aplikojmë edhe këtu në Ishëm”.

Kandidati Dako e ka cilësuar Ishmin dhe gjirin e Lalëzit potencialin më të madh turistik në vend, i cili gjendet në një distancë prej 30 km nga Tirana, Durrësi dhe aeroporti i Rinasit. Dako shtoi se ne do të zhvillojmë këtë zonë duke ndërtuar struktura të reja turistike si askund tjetër në vend, pasi prioriteti ynë ka qenë dhe mbetet turizmi. Këto investime do të rrisin mirëqënien e banorëve të zonës, duke sjellë punësimin e shumë të rinjve, jo vetëm nga Ishmi, por nga gjithë Shqipëria e Mesme. Dako ka shprehur bindjen e tij para banorëve se kjo zonë nuk do të frekuentohet vetëm nga turistë të rajonit, por edhe nga pushues nga vendeve perëndimore.

Vizionin tonë për zhvillimin e turizmit ne e mbështesim edhe në mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj siteve arkeologjike, vijoi më tej kryebashkiaku Dako. “Me mbështetjen e Qeverisë shqiptare, ne po shpërgulim disa familje nga arena e amfiteatrit për të mundësuar gërmime të reja dhe zbulimin e plotë të arenës.

Një tjetër aset i madh i qytetit tonë është edhe muzeu arkeologjik, i cili ka më shumë se një muaj që është hapur dhe vizitohet nga shumë persona. Për të përballuar kërkesën dhe sfidat e kohës në këtë sektor kërkohet punësim i personelit të kualifikuar. Për këtë arsye ne do t’i japim mbështetje arsimit profesional ku të dalin persona të arsimur nga degë që kanë si destinacion turizmin”.

Kryebashkiaku Dako ka deklaruar se në Durrës do të ndërtohen edhe dy vepra arkitektonike, që do të jenë një pikë tërheqëse e mjaft turistëve, por sidomos e studentëve të inxhinierisë së ndërtimit, arkitekturës dhe atyre të arteve për të parë këto modele të rralla të arkitekturës moderne.

Në aktivitetin për hapjen e sezonit turistik ka qenë i pranishëm edhe ministri i emëruar i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi. Në përshëndetjen e tij Klosi tha se në katër vitet e ardhshme në bashkëpunim me kryebashkiakun Dako do të hapim një shkollë të re që ti shërbejë turizmit. Klosi shtoi se: “Vangjush Dako vjen në këto zgjedhje si kandidat i spikatur dhe me cilësi të perfeksionuara. Në 8 vite ai ka realizuar shumë projekte të rëndësishme për qytetin dhe tani edhe me mbështetjen e kryeministrit Rama do të realizojë të tjera projekte moderne. Me këtë mbështetje dhe përkushtimin e Vangjush Dakos do ta bëjmë plazhin e Durrësit, nga Gjiri i Lalëzit dhe në vazhdim një nga pikat më të forta turistike jo vetëm në Shqipëri po në gjithë rajonin e Mesdheut”.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Vangjush Dako çel sezonin turistik në Gjirin e Lalëzit me banorët e Ishmit”

  1. arb says:

    vangjush dako po tregon qe ka projekte jetike per rilindjen e durresit.. progresi ne kete qytet duhet te vazhdoje me Dakon ne krye

    1. belinda says:

      gjiri i lalezit sipas Dakos duhet te jete nje vend turistik goxha terheqes i cili ka si synim terheqjen e turistave,, keshtu ne prjektet e vangjush dakos perfshihet edhe gjiri i lalezit i cili perfshin nje zone mjaft terheqese

    2. ypsiloni says:

      gjiri i laleziy kerkon me shume investime si zone turistike qe eshte,, vangjush dako premton rilindje edhe te gjirit te lalezit duke u mbeshtetur ne projekte ambicioze

    3. klara says:

      edhe me mbeshtetjen e qeverise vangjush dako do arrije te beje te mundur komplet zonen e durresit duke e kthyer ne nje destinacionb turistik qe edo e kene zili te gjithe dhe qe do terheqe zonat e huaja

    4. livia says:

      me vangjushin do te arrin e shum gjera te tjera me te mira si per durresin dhe per vendet perfaqesuese te durresit

  2. Salistan says:

    me mbeshtetjen e qeveris dhe kryeministrit ne vecanti vangjus dako do bej projekte dhe pune ne gjithe bashkin e re te durrsit. gjiri i lalzit do behet nje nga zonat me te mira per plazh pasi investimet do jen te prenishme ne gjithe zonen

  3. Petro says:

    Hahaha… Mos harroni, nxirrni nje mori fotosh si kujtim se shpejt atje do te kete vetem beton.Dako ka vetem nje model.Ate te betonit.Keta qe shkruajne ketu jane ca injorante dhe sahanlepires qe mbushin xhepat per te genjyer.Gurin e bardhe e kemi siguruar ne Skrapar , palmat ne Vore, …Mbajeni mend…S do te kaloje nje vit…

  4. eklipso hola says:

    Dmth ky premton beton!
    Këtë vit po shkoj atje para se të fillojë betonizimi dhe të mbushet plazhi me laca.

    Ne jemi të këqinjtë e vetes, dhuratat e natyrës i kthejmë në hale siç kemi bërë me Tiranën e Durrësin. Dikur kishe qejf të shkoje te plazhi Iliria, pasi kishe det,rërë dhe qetësi për të pushuar, prandaj quheshin pushime. Sot nuk shkohet sepse ka vetëm pallate VK, disko VK, beton VK, njerëz VK.

    Hara-kiri kolektiv me beton.

    Mero, ajo thënia jote për Halimin, që dukej kandidat i mirë para se të fillojë të flasë, mesa duket vlen dhe për Dakon. Para se të fliste, nga larg, nuk dukej i keq.

    Ca ti bësh se edhe Grigja DumaShqina lekun e ka vënë me betonin…
    Dmth laj mutin me shurrë.

  5. Anonim says:

    Eshte pikerisht Vangjush Dako me aftesite profesionale menaxhuese,qe sot duke patur edhe perkrahjen e Qeverise Rama do te ktheje Durresin ne ne vend turistik Europian !

  6. Manuela says:

    Projektet e Vnagjush Dakos duket qe jane me baze dhe premtuese per te ardhmen e Durresit. Fitore e padiskutuar per Dakon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje