Basha: Më 21 Qershor me votën e shqiptarëve ulim taksat

2 Qershor 2015, 11:13Politika TEMA

Më 21 qershor, me votën e shqiptarëve, të ulim taksat, të ulim çmimin e energjisë, të ulim çmimin e naftës dhe t’i japim mundësi biznesit të hapë vende pune, të shtojë të ardhurat.

Vetëm këto mund ta hapin prapë këtë qepen, vetëm këto mund ta hapin perspektivën, me punë dhe dinjitet”.

Kështu iu drejtua Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha qytetarëve të Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Bushatit, gjatë takimit të zhvilluar me to, në vijim të turit të bashkëbisedimit në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit. 

Basha tha se Rama dhe Meta po bëjnë çdo gjë për t’i ikur ballafaqimit, se ata e dinë që ju a kanë rritur taksën.

Këtu, rrogat janë më të ulëtat në Ballkan, mjerimi është më i larti, taksat janë më të larta. Në platformën tonë kombëtare kemi heqjen e TVSH-së për mallrat e shportës, duke përfshirë edhe miellin.

Oferta e Partisë Demokratike propozon 25% ulje çmimin e energjisë dhe faljen e kamatë-vonesave për të gjithë shqiptarët“, tha Basha.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Basha: Më 21 Qershor me votën e shqiptarëve ulim taksat”

  1. qytetar says:

    Si do i ule taksat kryetari i bashkise? Po ti o IDIOT,cfare u i kujton njerzit dele qe nuk perdorin trurin? Pirdh pirdh se lirohesh…

    1. ana says:

      hahahhaa prap te taksat i ka ngelur shiriti ktij more , po turp nuk ke qe del e jep premtime ende kur ti na degjenerove kryeqytetin e , vodhe e shkaterrove e si le as nam as nishan

      1. eldorida says:

        Trami , kartat e studentit , ulja e taksave , shtimi i vendeve te punes per banoret e kryeqytetit e shume premtime te tjera qe Basha si mbajti kurre ,,, te gjitha kto fonde shkuan ne xhepin e tend zoti lulush

    2. geri says:

      basha ke dhe 1 muaj kohe qe do jesh kryetar bashkie qe te nisesh punen per ukjen e taksave. jepe proven. mashtrimet leri ne sirtar se nuk ti duron njeri me.

    3. gjyshja says:

      Lulzim Basha premtoi: -Tramvajin
      -Kartat e studentit
      -Dhenien e hipotekave
      -Krijimin e hapsirave te gjelberta, (nderkohe afer diges se liqenit tentoi te kryente krim mjedisor)
      -Hapjen e qendrave rinore
      -Terminalin, etj, asnje nga keto premtime nuk eshte mbajtur. E si mund te besojme nje rrenacak te tille ?!

    4. koli says:

      basha me mashtrimet e veta i thote njerzve qe un jam alternativ. po si ka mundsi qe me mashtrime vazhdon traditen e paraardhsit? si ka mundsi qe njerzit vazhdojne dhe degjojne kto mashtrime? mesa shoh vendi do shkoj ne nje fitore akoma te thelle te se majtes.

  2. Salistan says:

    po ca taksah do ulesh o bashe. pse si ul ne tiran qe je dhe kryetar bashkie? del kudo dhe genjen? i thua qe do ulesh taksa dhe cmimin e energjis, i genjen dhe mendon se shqiptaret nuk e din qe po votojn per kryebashkiak, pra administrator qyteti, dicka qe ti se bere 4 vjet. dicka qe ti e hodhe ne plera dhe u tallje me prrallat e tramit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje